• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundi tragjik/ Ish-menaxheri i “Babastars”, historia e sherrit brenda familjes pas divorcit me “Miss Kosovën”

19:44 : 30/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Fundi tragjik i ish-menaxherit të “Babastars” që u vra nga babai, historia e divorcit me “Miss Kosovën” që përçau familjen e biznesmenëve

Vdekja tragjike e ish menaxherit të “Babastars” me lider Getoar Selimin tronditi këtë javë Prishtinën, edhe për faktin se vrasësi nga policia u deklarua babai i tij, Skënder Krasniqi.

Sipas disa shkrimeve në media, shkak për konfliktin babë e bir, u bë ndarja e para disa ditëve të Albertit të ndjerë me bashkëshorten, ish-Miss Kosova 2006.

Sipas tyre, ai kishte dhunuar Besën, duke e bërë për spital dhe i ati i kishte kërkuar të vetëdorëzohej në polici për dhunën ndaj ishbashkëshortes, e cila fill pas ndarjes u zhduk nga rrjetet sociale.

Gjakrat në familje ishin nxehur, pasi Besa, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e martuar me Albertin, ishte ndarë dhe larguar nga shtëpia e tij pas disa vitesh martesë.

Lexo edhe:

Vrau gruan 20-vjeçare/ Ja 5 gënjeshtrat që fundosën pilotin grek

Një javë më parë, Prive zbuloi se ish-Miss Kosova për këtë arsye kishte mbyllur dhe rrjetet sociale.

Alberti kishte fshirë të gjitha fotot familjare nga “Instagram”-i, duke lënë vetëm ato me vajzën, fotot e së cilës i kishte postuar vetëm disa orë pasi të mbetej i vrarë.

Çifti kishte pasur edhe një krizë martesore në vitin 2017, për të cilën Besa foli publikisht, krizë që e kapërcyen dhe u rikthyen sërish bashkë si familje.

Krizat në çift, Besa jo vetëm që i pranoi, por ajo foli edhe për konfliktin e bashkëshortit me Noizyn e Cozman, ku Alberti ishte personi që plagosi Noizyn.

Kujtojmë që pasi Alberti doli nga burgu, babai i tij dhe i Noizyt organizuan një takim në kufi ku i falën gjakun njëri-tjetrit. Dhe pak gati pesë vitesh, Prishtina tronditet përsëri, po këtë herë arma është në orën e babait të tij, i cili i ka marrë jetën të birit.

Sipas raportimeve të para policore, dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe kishte kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’i plotësuar kushtet që kërkonte, kanë raportuar tutje mediat.

Më pas, mediat treguan se Albert Krasniqi ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij, dikur Miss.

Ka qenë pikërisht kjo ngjarje, që ka përçarë familjen e biznesmenëve dhe veçanërisht marrëdhënien speciale si babë e bir, që shiheshin kudo bashkë si dy shokë të vërtetë.

Sipas mediave të Kosovës, vrasja e Albertit erdhi pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të vetëdorëzohej në Polici për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish miss-in e Kosovës prej shumë vitesh, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. E direkt pas vrasjes, mediat nisën raportimin me titullin: “Vrau djalin biznesmen, zbulohet sherri mes babait, djalit dhe nuses. Ja motivet që çuan në krimin e rëndë”.

Skënder Krasniqi dyshohet se vrau djalin e tij, biznesmenin Albert Krasniqi, rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë. Pas ngjarjes, babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. “Ejani se e vrava djalin!”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, duke e njoftuar vetë Policinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skënder Krasniqit, si i dyshuari për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.

Etiketa: kronike vrasje boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau gruan 20-vjeçare/ Ja 5 gënjeshtrat që fundosën pilotin grek

17:08 : 18/06/2021
Para

Vllaznia-Partizani mund të vendosë fatet e kampionatit, ja kush gjykon nesër në “Elbasan Arena”

TË GJITHA

Spanjë-Portugali/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Yamal kundër Ronaldos

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com