• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i aeroportit të Rinasit zgjatet me 13 vjet, kontrata e re dorëzohet në Kuvend

20:55 : 29/01/2021
në AKTUALITET

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit do të zgjatet edhe me 13 vjet. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport”, sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien ne pune, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar “Nene Tereza”, Tirane”, dorëzuar në Kuvend parashikon nder te tjera edhe kete.

Marrëveshja e rishikuar sjell ndryshime në pikën dy ku ndër të tjera zvendesimin e 22 viteve me 3 5 vite, shtimin ne marrëveshjen fillestare te klauzoles 4.4.1 mbi baze te se cites listohen detyrimet shtese qe merr përsipër shoqëria koncesionare te realizoje ne kuader te planit te saj te investimeve;. Po kështu uljen e pagesave per sherbimet e aeroportit, pikerisht “Pagesa per pasagjeret”, e cila, pas hyrjes ne fuqi te kësaj marrëveshjeje, do te jete 10 (dhjete) euro per personat mbi 12 vje<; dhe 3 (tre) euro per fëmije nga 2 deri ne 12 vje9. Pagesa per pasagjeret do te jete e pagueshme vetem nga pasagjeret qe largohen nga vendi”.

Në relacion thuhet se shoqëria do ti përmbahet një plani investimesh i cili do te reflektoje me mire nevojat per modemizimin e aeroportit ne kuptimin infrastrukturor dhe te shërbimeve, ndryshime keto te imponuara edhe nga ndryshimet ne jeten ekonomike dhe shoqërore te vendit, flukset e levizjes, nevojat teknologjike, si dhe ndryshimet ne legjislacionin shqiptar.

Miratimi i projektligjit parashikon efekte vetëm per shoqërinë koncesionare, e cila do te detyrohet te ule fitimet e saj si rezultat i reduktimit te tarifës per pasagjeret, si dhe, nga ana tjeter, do te duhet te investoje shumen e parashikuar (mbi 99 milionë euro) teresisht nga fondet e veta.

Blerja nga “Kastrati Group”

Lexo edhe:

Mesazhi/ “Kosova t’i jepet Serbisë, ose plas bomba në Rinas”, zbulohet rusi problematik

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit

“Kastrati group” u bë vetëm pak javë më parë aksioneri i 100% i aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor. Sipas kontratës, grupi Kastrati do të paguajë gjithsej 71 milionë euro përmes dy pagesave. Sipas referimit në kontratë: Shpërblimi për aksionet sipas kësaj marrëveshjeje dhe akti i transferimit do të jetë një shumë në para e barabarte me shumën e:

-15,000,000 EUR (“Pagesa Fillestare”); plus

-56,000,000 EUR plus një shumë e barabartë me Rregullimin e Bilancit të Parasë (“Shuma e Mbylljes”);

Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, i kishte blerë në 2016-n të drejtat koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited” për 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare. Të drejtat koncesionare iu blenë nga tre aksionerëve Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”, DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” dhe (“AviAlliance GmbH”), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004.

Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.

Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.

Në vitin 2019, qarkullimi vjetor i grupit iu afrua 90 miliardë lekëve (730 milionë eurove), duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me rreth 5%./monitor.al/

Etiketa: Aeroporti i Rinasit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mesazhi/ “Kosova t’i jepet Serbisë, ose plas bomba në Rinas”, zbulohet rusi problematik

10:46 : 19/10/2024
AKTUALITET

Sekuestrohen mijëra euro dhe paund në portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit

12:28 : 10/08/2023
AKTUALITET

Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy shtetas turq

10:37 : 28/04/2023
AKTUALITET

Me 40 mijë paund të padeklaruara me vete, procedohen italianja dhe anglezi në Rinas

09:21 : 14/04/2023
AKTUALITET

FOTO/ Kaos në Rinas, del jashtë funksionit sistemi i leximit të pasaportave

08:39 : 28/03/2023
AKTUALITET

FOTO/ Mijëra franga e paund kapen në Rinas, në “telashe” malazezi e 33-vjeçari nga Elbasani

16:48 : 06/02/2023
Para

Nga makina 16 mijë euro tek apartamenti me vlerë të pa deklaruar, zbardhet pasuria e Olta Xhaçkës

TË GJITHA

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com