• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE-ja autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të gjithë të rriturit

21:34 : 29/01/2021
në BOTA

BERLIN (AP) — Rregullatorët autorizuan të premten përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin tek të rriturit në të gjithë Bashkimin Evropian, mes kritikave se blloku nuk po lëviz aq shpejt sa duhet për të vaksinuar popullatën e tij.

Komisioni i ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave rekomandoi njëzëri që vaksina të përdoret tek moshat 18 vjeç e lart, megjithëse këtë javë u ngritën shqetësime se nuk ekzistonin të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se vaksina funksionon tek të moshuarit dhe disa vende lanë të kuptohet se mund të mos i jepnin ato për të moshuarit.

Vaksina e AstraZenekës është vaksina e tretë e COVID-19 që merr dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave pas atyre nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. Vendimi i agjencisë evropiane kërkon miratimin përfundimtar nga Komisioni Evropian, një proces që u krye shpejt me vaksinat e tjera.

Disa orë më vonë, BE-ja dha mbështetjen e saj për përdorimin e vaksinës në të 27 vendet anëtare.

“Pres që kompania të dorëzojë 400 milionë doza siç është rënë dakord. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar vaksina për evropianët, fqinjët dhe partnerët tanë në të gjithë botën, “shkroi në Twitter presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Lexo edhe:

“Vaksina AstraZeneca mpiks gjakun”/ Mjeku sqaron shqiptarët që kanë marrë këtë dozë: Efekti ndodh…

“AstraZeneca” e pranon: Vaksina anti-Covid mund të shkaktojë efekte anësore

Me provat klinike që kanë treguar rreth 60% efektshmëri, vaksina duket se ofron më pak mbrojtje sesa ato të autorizuara më parë, por ekspertët kanë thënë se çdo vaksinë me një normë efikasiteti mbi 50% mund të ndihmojë në ndalimin e rasteve.

Agjencia rekomandoi përdorimin e vaksinës tek të moshuarit, pavarësisht të dhënave të kufizuara në lidhje me efikasitetin e saj tek njerëzit mbi 55 vjeç, duke cituar përgjigjen e sistemit imunitar dhe përvojën me vaksinat e tjera.

“Pritet të paktën një farë mbrojtjeje,” tha Bruno Sepodes, në komisionin e ekspertëve të agjencisë evropiane për barnat, të premten në një konferencë shtypi. Ai pranoi se “niveli i mbrojtjes nuk mund të vlerësohet saktë për momentin”.

Shumë vende në Evropë po përpiqen për të vaksinuar njerëzit po aq shpejt sa Britania, Izraeli, SHBA dhe shtete të tjera, dhe shpresohej prej kohësh që vaksina e AstraZenekës të ndihmonte në përshpejtimin e gjërave në një kohë kur vendet përballen me raste të shumta në një pandemi që u ka marë jetën më shumë se 400,000 njerëzve në bllok.

BE-ja vari shumë shpresa tek kjo vaksinë, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për tu administruar se disa vaksina të tjera, duke porositur 300 milionë doza që do të shpërndahen pas autorizimit dhe mundësinë për të blerë 100 milionë doza të tjera.

“Asnjë prej tyre nuk është një shkop magjik më vete, por së bashku ato ofrojnë mjete dhe mundësi për të parandaluar aspekte të ndryshme të sëmundjes,” tha Emer Cooke, drejtuese e agjencisë evropiane të barnave.

Vaksina e AstraZenekës është autorizuar për përdorim tek të gjithë të rriturit në vendet e tjera, edhe pse vetëm 12% e pjesëmarrësve në provat e saj klinike ishin mbi 55 vjeç dhe ata u regjistruan më vonë, kështu që nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë rezultate.

Vendimi i agjencisë evropiane autorizon vaksinën e AstraZenekas që do të përdoret në të gjitha vendet e bllokut, por vendet individuale mund të vendosin vetë se si dhe kujt do t’ia japin dozat që marrin.

Lituania, për shembull, nuk do të përdorë vaksinën tek njerëzit e moshuar, tha zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zivile Simonaityte. Nuk është e qartë se cilat grupmosha do të vaksinohen, por zonja Simonaityte vuri në dukje se provat klinike tek njerëzit 55 vjeç e lart nuk ishin “të mjaftueshme”.

Gjermania mund të ndjekë një rrugë të ngjashme. Komisioni i pavarur këshillues për vaksinat rekomandoi të premten që vaksina t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 65 vjeç. Vendimi përfundimtar mbetet të merret nga qeveria, por ka të ngjarë që ajo të ndjekë këtë këshillë.

Thomas Mertens, kreu i komitetit këshillimor gjerman, tha se miratimi i përgjithshëm nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë ishte “mjegullues” në dritën e të dhënave të siguruara nga AstraZeneca por që ai dhe kolegët e tij do të zbatonin rekomandimin e saj nëse paraqiten të dhëna të tjera.

Zoti Mertens theksoi se ekspertët gjermanë ishin kryesisht të shqetësuar për të dhënat klinike të siguruara nga kompania deri më tani.

“Studimi i AstraZeneca-s ishte në përgjithësi i i paorganizuar”, tha ai.

Julian Tang, virolog në Universitetin e Lesterit, tha se vendimi gjerman për të kufizuar përdorimin e vaksinës, duke injektuar vetëm të rinjtë do t’i bënte më të pambrojtur të moshuarit nga Covid-19 dhe një pjesë e tyre do të rrezikonin të vdisnin pa nevojë.

“Ka një kosto të jashtëzakonshme për këtë”, tha ai. “Kjo do të thotë që ju nuk do të përdorni një vaksinë që e keni në disponim për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar nga virusi.”

Zoti Tang e përshkroi autorizimin e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë të premten si “vendimi më i mirë në situatën aktuale, ku BE-ja ka nevojë të dëshpëruar për një vaksinë që mund të përdoret”.

Agjencia analizoi katër prova në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut dhe tha se studimi vërtetoi se vaksina ishte rreth 60 për qind efektive duke ulur numrin e njerëzve që mund të infektohen. Provat ende nuk kanë treguar nëse vaksina mund të ndalë transmetimin e sëmundjes.

Një studim i veçantë që po teston vaksinën AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara është ende në process e sipër.

Ndërsa BE-ja po përballet me vështirësi në shpërndarjen e vaksinës, politikanët ia kanë hedhur fajin për këto probleme furnizimit, por edhe faktorëve të tjerë, si gabimet me dokumentacionet dhe planifikimit të dobët. Bashkimi Evropian ka sulmuar veçanërisht kompaninë AstraZeneca pasi prodhuesi i ilaçeve tha se do të dërgonte më pak vaksina nga sa kishte parashikuar fillimisht. Shqetësimet në lidhje me furnizimet në BE, një rajon me rreth 450 milionë banorë, i ka thelluar edhe kompania Moderna, e cila u ka thënë vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë Italinë dhe Danimarkën, se ajo do të shpërndante më pak vaksina nga sa pritej fillimisht.

Ministri gjerman i shëndetësisë tha se ai e kuptonte që shumë njerëz po prisnin me padurim vaksinën, por paralajmëroi se “disa javë të vështira të mungesës së vaksinës ende do të qëndrojnë para nesh”.

Dy prodhues të tjerë të vaksinave gjithashtu njoftuan kohët e fundit rezultatet e provave të tyre klinike. Novavax njoftoi këtë javë se vaksina e saj është 89 përqind efektive bazuar në rezultatet paraprake, ndërsa Johnson & Johnson tha se vaksina e saj e shumëpritur që jepet me vetëm një dozë ishte 66 përqind efektive në parandalimin e koronavirusit. Nëse këto vaksina marrin miratimin për përdorim urgjent, kjo do të ndihmonte në zbutjen e presionit në lidhje me kërkesat e mëdha në botë për dozat e kufizuara të vaksinave aktualisht në dispozicion.

Autorizimi i vaksinës AstraZeneca vjen në mes të një mosmarrëveshje të ashpër midis prodhuesit të ilaçeve dhe Bashkimit Evropian pasi kompania tha se do të ulte ndjeshëm dërgesat fillestare nga 80 milionë doza në vetëm 31 milionë. BE gjithashtu paraqiti rregulla më të rrepta për eksportet e vaksinave kundër Covid-19 që mund të ndikojnë në eksportin e vaksinave në vendet si Britania e Madhe.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca është autorizuar tashmë për përdorim në më shumë se 40 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Organizata Botërore e Shëndetësisë është gjithashtu duke e shqyrtuar atë dhe një rekomandim nga kjo agjenci e OKB-së do të lejonte blerjen dhe shpërndarjen e saj në vendet në zhvillim përmes programit global të shpërndarjes së vaksinave, të njohur si COVAX./VOA/

Etiketa: astrazeneca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vaksina AstraZeneca mpiks gjakun”/ Mjeku sqaron shqiptarët që kanë marrë këtë dozë: Efekti ndodh…

21:38 : 11/05/2024
BOTA

“AstraZeneca” e pranon: Vaksina anti-Covid mund të shkaktojë efekte anësore

19:42 : 29/04/2024
SHOW BIZ

Vdiq pasi bëri vaksinën AstraZeneca, dëmshpërblehet e fejuara e këngëtarit

15:37 : 23/06/2022
DAVE BENETT/GETTY IMAGES
BOTA

Krijuesja e vaksinës së AstraZeneca-s: Çfarë do të ndodhë me koronavirusin

08:53 : 23/09/2021
SHENDETI

AstraZeneca jep lajmin e mirë, krijon ilaçin e ri që shëron kancerin e gjirit

10:51 : 20/09/2021
RAJONI

Qeveria e Kosovës do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca

10:55 : 03/09/2021
Para

Këto janë shenjat që tregojnë se vuani nga stresi

TË GJITHA

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com