• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA, ekonomia u ngadalësua, por nuk u rrënua në fund të 2020

23:03 : 28/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Departamenti i Tregtisë bëri të ditur të enjten se ekonomia amerikane u ngadalësua dukshëm, por nuk u rrënua në tre muajt e fundit të vitit 2020. Ky përfundim vjen edhe pse mijëra biznese janë detyruar të kufizojnë operacionet e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, që vazhdon të përhapet me ritme shpejta.

Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, u rrit me 1 për qind në periudhën tetor-dhjetor, nga një përparim i fuqishëm prej 7.5 për qind në tre muajt pararendës.

Me rënien e mprehtë ekonomike të regjistruar në kulmin e pandemisë në fillim të vitit, ekonomia amerikane ra në 3.5 për qind në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, njoftoi Departamenti i Tregtisë.

Megjithatë rënia gjatë vitit 2020 nuk ishte aq e fortë sa kishin parashikuar disa ekspertë me shfaqjen për herë të parë të virusit në SHBA një vit më parë. Tashmë ekonomistët po parashikojnë një rimëkëmbje përfundimtare në 2021, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, pasi miliona amerikanë të jenë vaksinuar.

Disa ekspertë besojnë se përmirësimi ekonomik mund të ketë filluar në janar me injektimin në ekonomi të financimeve, pjesë e paketës së ndihmës prej 900 miliardë dollarësh nënshkruar nga ish-Presidenti Donald Trump muajin e kaluar.

Lexo edhe:

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

Aktualisht presidenti i ri Joe Biden po bën presion për sasi tjetër ndihme. Ai kërkon miratimin e një pakete prej 1.9 trilionë dollarësh e cila parashikon rritjen e kompensimit në rast papunësie deri në shtator si dhe ndihmë financiare në vlerën e 1,400 dollarëve për amerikanët, bazuar në të ardhurat e tyre. Kongresi ende nuk ka rënë dakord mbi paketën.

Javën e kaluar aplikimet për të përfituar pagesën e papunësisë ishin në nivele të larta, por më të ulta se një javë më parë, bëri të ditur të enjten Departamenti i Punës.

Zyrtarët thanë se javën e kaluar 847 mijë vetë aplikuan për të marrë pagesën e papunësisë, ose 67 mijë më pak krahasuar me javën e kaluar.

Por ndërsa Presidenti Biden ka filluar javën e tij të dytë në detyrë, ekonomia amerikane përballet ende me probleme. Me dhjetëra mijëra njerëz infektohen çdo ditë dhe punëdhënësit po përballen me urdhra nga zyrtarë shtetërorë e komunalë për të kufizuar orët e punës ose për t’u mbyllur, në një përpjekje për të parandaluar përhapja e virusit.

Qeveria raportoi në fillim të këtij muaji se punëdhënësit amerikanë kishin shkurtuar 140,000 vende pune në dhjetor.

Qeveria federale po u jep një pagesë shtesë prej 300 dollarësh në javë të papunëve krahas përfitimit që marrin nga shteti, një pagesë që është parashikuar të zgjasë deri në mars. Paketa e administratës Biden synon ta rrisë atë në 400 dollarë në javë deri në shtator.

Zoti Biden gëzon një shumicë të ngushtë si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, çka mund ta lehtësonte ndoshta miratimin e planit të tij të ndihmës, por vetëm nëse demokratët votojnë në bllok ose nëse presidenti ia del të bindë disa ligjvënës republikanë që ta mbështesin atë.

U deshën muaj, që zoti Trump dhe ligjvënësit në Kongres të arrinin një marrëveshje mbi sasinë e ndihmës prej 900 miliardë dollarësh për koronavirusin.

Rreth 10 milionë nga gjithsej 22 milionë amerikanë që humbën punën vazhdojnë të jenë të papunë në SHBA. Shkalla e papunësisë mbeti e qëndrueshme në 6.7 për qind në dhjetor. Shumë ekonomistë thonë se shifra mund të mbetet e lartë për disa muaj./VOA/

Etiketa: ekonomia u ngadalësuaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025
BOTA

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025
BOTA

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025
SHENDETI

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025
BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
Para

Kjo është sëmundja vdekjeprurëse që shëron selinoja

TË GJITHA

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

11:42 : 09/08/2025

Vrau fqinjin, duke e ngatërruar me derrin në arën me misra/ Arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT)

11:33 : 09/08/2025

Napoli, Rrahmani: Do të jetë një sezon i vështirë, por ne jemi një grup i bashkuar

11:21 : 09/08/2025

Përplasen tre makina në Zvërnec, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

11:16 : 09/08/2025

Rodri dëmtohet sërish, mund të humbasë fillimin e sezonit me Manchester City-n

11:01 : 09/08/2025

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

11:01 : 09/08/2025

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com