• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punësim në Gjermani/ “Perla” merr paratë dhe zhduket. Si ranë pre e mashtrimit kushërinjtë

21:48 : 28/01/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Dy kushërinj janë mashtruar nga Verjana Gega e “Perla Agency”. Bëhet fjalë për një agjenci udhëtimi në dukje, që ka shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman, në profilin e ndërtimit, në vitin 2018.

verjana-gega1

Emiljan Vrapi së pari u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 euro, ndërsa ajo i premtoi, se do ta ndihmonte atë të lidhte një kontratë pune. Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës. Por kjo nuk ndodhi. Aplikimi iu refuzua Emiljanit, mirëpo Gega nuk ia ktheu kurrë paratë.

“Rastësisht pashë një njoftim në Facebook për punësim në Gjermani, fola me zonjën. Si kontratë pune më tha shkon në 1800 Euro, pagova lekët. Kur pagova 1800 Eurot më tha se nëse të del viza negative të kthehen lekët mbrapsht. “Perla Agency” ishte zyra. Nuk arrita dot ta fitoja kontratën për arsye siç më thoshte kjo nuk është përgjigjur pronari i firmës në telefon që ka firmën në Gjermani. Bëra ankimimin asnjë lloj përgjigje. Dërgova email-in në ambasadë më thanë që në sistem të ambasadës nuk je fare. Më ka mbajtur me shpresa, deri më sot u bënë 3 vite. I kam kërkuar paratë, ajo thotë nuk i marr dot nga firma që t’i kthej sepse dokumentet janë në ambasadë”, tha Emiljan Vrapi.

Verjana i ka thënë të riut se ka pasur bashkëshortin rëndë me Covid e më pas babain.

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

“Ajo bënte se kishte besim tek unë”, tha i riu.

Mirëpo më vonë, pre e mashtrimit bie edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra. Ai pagoi 1650 euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.

“Viktimë e kësaj rashë edhe unë. Donte një punonjës shtesë që grupi t’u bënte më shpejt që të iknim të gjithë si grup sa më shpejt. Kërkoi pagesën 1650 Euro kam paguar dhe më dha një afat kohor 3-mujor. Nëse nuk do dilte viza do më kthente pagesën mbrapsht. Njoftoi kushëriri që donte një punonjës agjencia. Aty kontaktova vetë me zonjën. Bëra pagesën dhe më dha një mandat. Ajo shmanget nga kjo gjë, jo kam probleme, jo kam burrin me Covid, jo kam lindur një vajzë. Se sa reale janë nuk e dimë. E kam takuar edhe njëherë tjetër në një zyrë në zonën e Pazarit të Ri. Në zonën e Astirit ka dalë që është me qira. I bëj thirrje zonjës Verjana të më kthejë lekët mbrapsht se ato lekë i kam marrë borxh tek i afërmi im. I pata premtuar dhe atij se do ia kthej shpejt lekët se ashtu na pati premtuar ajo zonja”, tregoi i riu.

Ajo detyrohet të pranojë, se paratë i ka shpenzuar për arsye shëndetësore, por do të marrë kredi, që t’i shlyejë.

“Unë do mundohen dhe do bëj të pamundurën, që sa më shpejt të t’i dërgoj, sepse halli, që m’i ra burrit, që ka qenë në një gjendje të rëndë, që nuk e di, Zoti i madh e ka kthyer në jetë. Aq rëndë sa ka qenë ai, nuk e di dhe nuk kam fjalë ta them dhe ta përshkruaj. Unë nuk kam mundësi në këtë moment, sepse unë i kam shpenzuar, dua të jem e sinqertë, nuk pata asnjë lloj të ardhure tjetër, sepse tërë këtë kohë kam qenë edhe pa punë prej pandemisë, që ra dhe nuk pata, dhe kur është njeriu më i dashur dhe më i shtrenjtë, të jetë në atë gjendje, që e kisha unë atë, edhe gjakun e trupit do e shisja, për mos i munguar asnjë lloj ilaçi, asnjë lloj gjëje. Të lutem, të më japësh edhe pak mundësi, edhe pse mund të jetë shfrytëzuar çdo lloj gjëje, që mund të jetë shfrytëzuar, që unë t’i bëj dhe mund të t’i jap! Do mundohem të marr një kredi, shpejt e shpejt tani. M’i kanë dërguar ata të firmës, nuk të gënjej, m’i kanë sjellë, i kam shpenzuar, sepse të mendosh se më shumë se 90 ditë, e kam patur burrin në intubim, me ilaçe, që kanë qenë tepër, tepër, tepër të shtrenjta, që nuk kam patur asnjë lloj mundësie, që t’i paguaja”, shprehet Gega.

Në një tjetër komunikim ajo pretendon se ka pasur të sëmurë babain.

“Kam që të shtunën, që kam ikur me urgjencë, rreth orës 14:00, e deri më tani që jemi duke folur bashkë, kam qenë në Berat dhe jam në Berat, nëse do, mund të ta dërgoj edhe me “lokacion”, që ta shohësh edhe vetë, sepse unë minimumi, gjënë kryesore kam sinqeritetin dhe pastërtinë me personat e tjerë. Nuk kam mundur dot të të përgjigjem, sepse kam patur tim atë shumë rëndë, dhe të mendosh, që mund të jenë 20 a 30 të tjerë, që mund të më marrin dhe unë nuk kam patur mundësi të përgjigjem. Këto dy ditë i kam patur shumë stresuese, sepse tim atë e kam patur realisht shumë keq. Kur të shkoj në Tiranë, gjëja e parë, që do bëj është që të jem në komunikim fiks me ju. Mos e ki merak për këtë pjesë. Një gjë të jesh i bindur: Ne kemi dëshirën dhe do ta mbyllim punën sic duhet, por në rast se ndodh e kundërta, detyrimi merret mbrapsht dhe kaq”, u shpreh ajo. /TvKlan

Etiketa: Gjermanimashtrimi

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
Para

BE mund të bllokojë miliona doza të vaksinave Covid për të hyrë në MB

TË GJITHA

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025

Berisha: Altin Dumani po bëhet avokat i Belinda Ballukut

12:46 : 27/10/2025

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025

“Ballës i ra maska”/ Përplasje për raportimet e drejtësisë, Berisha: Duan të kyçin parlamentin

12:25 : 27/10/2025

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com