• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi: Synimi i programit tonë, gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes

18:57 : 28/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi të zhvilluar këtë të enjte me gratë në Përrenjas u shpreh se me programin e saj, LSI-ja synon që gruaja të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe jo thjesht numër.

“Ne e ndjejmë që një nga problemet kryesore që kanë familjet shqiptare është papunësia. Dhe papunësia e një nëne, e një gruaje është në numrat më të lartë që kemi pasur ndonjëherë. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i mos krijimit të hapësirave dhe bllokimit të ekonomisë, dobësimit të klimës së biznesit.

Sepse në fund të fundit një ekonomi e çlirët i krijon më shumë hapësira fuqizimit ekonomik të gruas. Ajo që ne e themi dhe që është e domosdoshme, është që një grua e fuqishme dhe e pavarur ekonomikisht, është një hapësirë goxha e madhe për fuqizimin e familjes dhe aq më shumë edhe për fuqizimin e brezit të ri dhe shoqërisë, sepse në fund të fundit shoqëria varet nga një brez i ri. Nëse do të kesh një brez të ri të mirë edukuar, të rritur me dashuri, të shkolluar, normal që zhvillimi i një shteti do të jetë i domosdoshëm”, tha Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI, një nga pikat kryesore tonat, është për shanse të barabarta.

“Ne shanset e barabarta nuk i quajmë thjesht numra. Pra nëse ne do t’ia imponojmë Parlamentit Shqiptar numrat e grave në listat e deputetëve, nuk është thjesht ky misioni ynë i arritur. Ky është një moment që do ta kalojë fazën e vet. Për ne është shumë e rëndësishme që gruaja të jetë pjesë në vendimmarrje, të jetë në hartimin e politikave kryesore për sa i përket mirëqenies në familje, arsimimit të fëmijëve”, tha ajo.

Lexo edhe:

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Kryemadhi theksoi se po të shikojmë nëpër universitete, pjesa më e madhe e studentëve dhe pedagogëve janë gra, por kur vjen puna në përkthim në pushtet, është shumë e vështirë për ta përkthyer në emërim dhe në drejtime, ashtu sikurse edhe paguhen më pak.

“Paguhen më pak se burrat, por kemi edhe mundësitë e pakta të infrastrukturës, sepse mungesa e kopshteve, e çerdheve, mungesa e transportit për të shkuar në punë, apo për t’u marrë me biznes të tyre është e vështirë.

Të hapësh sot një biznes në Përrenjas dhe ta mbash atë është shumë e vështirë, aq më shumë kur mundësitë ekonomike janë shumë të vogla, që njerëzit të vijnë dhe të konsumojnë në një biznes. Pika kryesore e jona është fuqizimi i gruas. Por nga ana tjetër edhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Ne na duhet të krijojmë hapësira më shumë për gratë dhe vajzat tona, sepse kjo është një nga pikat e forta që kemi si LSI. Dhe unë si Kryetare partie e kam ndjerë mbështetjen e fortë të grave dhe vajzave, sidomos të mikeve që janë jo vetëm në LSI, por edhe jashtë saj. Sepse në fund të fundit për një grua është shumë e vështirë, sado e fortë të jetë ajo, në një ambient që është edhe pak maskilist”, u shpreh Kryemadhi.

Etiketa: gratekryemadhiprrenjas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

22:21 : 15/07/2025
AKTUALITET

Partneri i nënës e kthen tek i ati, 8-vjeçarja humb kontaktet me ta

21:29 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Theu xhamin e një banke në Prrenjas, arrestohet 50-vjeçari nga Puka

15:29 : 02/07/2025
Para

‘Ngjarje e shëmtuar’/ Psikologia: Kur babai im u aksidentua i vodhën sendet personale në spital

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com