• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 14 shkurtit/ Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

16:29 : 27/01/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të mos certifikuar kandidatët për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin.

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se “PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika q është normë kushtetuese, dhe ju e dini se amandamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje ligjore dhe nuk është kushtetuese”.

Ndërsa, Kushtrim Xhemaili, nga Zyra për Informim e AAK-së konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo parti e ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën lidhur me vendimin e PZAP-së në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e ankesës.

Në vendimet e publikuara të martën, PZAP-ja njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Lexo edhe:

Vetëvendosja: Nuk ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, kush do ta drejtojë dhe çfarë pritet të ndodhë

Paneli po ashtu ka vendosur që Nisma Socialdemokrate të certifikohet si parti politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, por ka refuzuar kërkesën për certifikimin e 12 kandidatëve për deputetë: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, FIlloreta Bytyçi, Valentina Alijaja, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Adrian Nokaj.

Si në rastin e LVV-së, edhe për Nismën Socialdemokrate, PZAP-ja ka rezufuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, që kishte dërguar në KQZ me rekomandimin që kandidatët që kanë probleme me ligjin, të certifikohen për zgjedhje. Edhe kandidatët e Nismës që janë cekur në vendim, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë, thotë PZAP-ja.

Vendimi i njëjtë vlen edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku PZAP-ja ka thënë se kandidatët për deputetë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen dhe as të zëvendësohen me kandidatë të tjerë. Ndërkaq, kandidatët e tjerë në listën për garë zgjedhore të këtij subjekti do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mbledhjen e mbajtur më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate dhe disa parti të komuniteteve joshumicë. Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti.

Ky vendim i KQZ-së nxiti reagime të shumta të partive politike, pasi vetë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim kishte rekomanduar që të certifikohen listat zgjedhore të të gjitha partive.

Gjatë seancës së 22 janarit, anëtarët e KQZ-së miratuan listat me kandidatë që nuk ishin ndesh me ligjin apo të atyre partive, që kishin zëvendësuar emrat në listat e tyre pas verifikimit të kryer nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje dërguar KQZ-së më herët gjatë këtij muaji, ka thënë se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin. Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Etiketa: AAKVetëvendosjaZgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme të lidhura

RAJONI

Vetëvendosja: Nuk ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

17:53 : 24/04/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, kush do ta drejtojë dhe çfarë pritet të ndodhë

08:47 : 15/04/2025
RAJONI

Numërohen mbi 66 % e votave me postë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja

09:16 : 03/03/2025
RAJONI

Këngëtarja e njohur surpriza e zgjedhjeve në Kosovë, pritet të ketë rreth 30 mijë vota

09:20 : 19/02/2025
RAJONI

VIDEO/ Sherr mes komisionerëve të LVV dhe LDK, ndërpritet numërimi i votave në Kosovë

22:33 : 11/02/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ numëron rreth 90% të votave, ja rezultatet e deritanishme

10:34 : 10/02/2025
Para

Tragjike/ Nënë dhe bijë nga Librazhdi humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com