Mbesa e Bujar Nishanit përlotet në studio, e ëma i komenton fotot nudo

Modelja Beniada Nishani, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, foli për karrierën e saj dhe pozat nudo. Beniada rrëfeu se e ka pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve për çdo hap të karrierës, por babai është më tepër i rezervuar në komplimente. Ndërsa nëna e saj, Linda, së bashku me nusen e dajës, Ela, e surprizuan pasi u bënë pjesë e emisionit nëpërmjet një lidhje live.

E pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë keq për vajzën dhe gjërat që shkruhen nëpër media për vajzën e saj, e ëma u shpreh se ndihet shumë krenare dhe i uron suksese të bijës.

Linda: Jam shumë krenare për vajzën time, si të gjithë prindërit për fëmijët e tyre. Në radhë të parë i uroj shëndet, si çdo prind për fëmijën e tij dhe i uroj suksese në rrugën e karrierës që po ndjek.

Sa i përket këshillave që mund ti japë, e ëma u shpreh: “E njoh shumë mirë se është fëmija im dhe gjithmonë ka ecur me forcat dhe me kokën lart. E di shumë mirë që kur i jap këshillë, e di si do sillet. Përpjekjet tona si familje janë për ta mbështetur për të realizuar dëshirën e saj dhe ti siguruar një të ardhme të lumtur.”

E prekur nga të gjitha këto fjalë, mbesa e ish presidentit Bujar Nishani u shpreh: “Më vjen për të qarë këtë moment, nuk di çfarë të them. Gjithë këto komplimente nuk i kam marrë asnjëherë.”

LEXO EDHE  Covid-19 i merr jetën kuzhinieres së njohur shqiptare (Foto)