• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vodhi pacientin që vdiq nga koronavirusi, arrestohet infermierja e “Covid1”

09:20 : 26/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

U desh një denoncim publik nga djali i një prej pacientëve të shtruar në “Covid1”, që më pas humbi jetën, që policia të vinte në pranga autorin e një tjetër skandali në spitalet Covid.

Disa ditë më parë, një emision investigativ televiziv transmetoi dëshminë e një të riu, i cili shprehej se i ati, pasi ishte shtruar në spitalin “Covid1”, ishte vjedhur. Ai tha se e kishte denoncuar rastin edhe në polici, por akoma pa rezultat.

Vetëm pas trasmentimit të skandalit në emisionin televiziv, policia duket se është vënë në lëvize, duke vënë në pranga personin përgjegjës të vjedhjes së pacientit të shtruar të “Invektivi”. Ajo është një infermiere 30 vjeçe, e cila tanimë akuzohet për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Arrestimi

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases Ronida Hysa, 30 vjeçe, banuese në Durrës. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K.D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19”, njoftoi policia këtë të Martë.

Lexo edhe:

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

“Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.  Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Ronida Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ ‘STOP’”, shtuan të njëjtat burime.

Dëshmia e djalit të pacientit

Në dëshminë e tij për emisionin investigativ, djali i pacientit i cili humbi jetën nga koronavirusi shprehej:

“I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektivi. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe password-1 nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin. Te policia kam bërë denoncim dhe më kanë thënë do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, që ta bëj publike dhe të gjendet personi”.

Rast i përsëritur

Më herët, i njëjti emisione televiziv tregoi se si sanitarja Tire Alldervishi e cila punonte në spitalin Covid 2, zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, e cila po ashtu humbi jetën. Alldervishi aktualisht është pas hekurave, pasi ndaj saj gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Pas ditë më parë, në media është raportuar se ka pasur një shtim të denoncimeve në komisariatet e Tiranës, të rasteve të vjedhjes së pacientëve të shtruar në spitalet Covid.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
BOTA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
Para

FOTO/ Kush është i riu shqiptar që u ekzekutua në Greqi

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom