• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albpetrol në krizë financiare, i kërkon ERE-s tolerime

15:32 : 26/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Kompania publike e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës në vend Albpetrol ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) që të shtyjë afatin e saj për plotësimin e dokumentacionit që i nevojitet për t’u licencuar në aktivitetin e furnizimit me gaz natyror.

Ky afat është shtyrë disa herë edhe më parë dhe për herë të fundit nën argumentin e pandemisë deri në dhjetor 2020 por duket se sërish kompania e ka pasur të pamundur të përfundojë procedurat duke pranuar se këtë herë shkak është bërë vështirësia financiare.

“Shoqëria ka kërkuar shtyrjen e afatit duke filluar nga data 31.12.2020, pasi ky ka qenë afati i përcaktuar në vendimin nr. 120/2020, brenda të cilit duhej të depozitonte dokumentacionin e munguar e më pas deri në datën 06.01.2021, është konsideruar koha e ERE-s për të përgatitur praktikën për trajtim në Bord. Si e tillë afatet e shtyrjes do të fillojnë nga data 06.01.2021, për tre muaj sipas kërkesës së shoqërisë ALBPETROL sh.a..

Kjo kërkesë vjen për arsye se, shoqëria ALBPETROL sh.a., është duke kaluar një situate të vështirë financiare të ardhur si rezultat i dështimit të shitjes së produktit “nafte brut” e cila është pasojë e situatës së krijuar nga COVID 19. Shoqëria aktualisht nuk ka një gjendje të mirë financiare, pavarësisht mundësisë reale për të krijuar të ardhura. Ajo ka raporte të pa likuiduar me të tretët dhe me Shtetin Shqiptar” sqaroi ERE.

Ky i fundit ka pranuar gjithashtu se duke qenë se kërkesa e shoqërisë për shtyrje të afatit të depozitimit të dokumentacionit përkatës është depozituar në zbatim të legjislacionit në fuqi, përpara përfundimit të afatit të vendosur në Vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 120, datë 17.07.2020, dhe duke marrë parasysh të gjitha kufizimet e vendosura gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, dhe arsyet të tjera të paraqitura më sipër, kërkesa e shoqërisë duhet të pranohej.

Lexo edhe:

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

Gangrena e ndërmarrjeve publike

Ankandet e Albeptrol

Albpetrol tentoi gjatë vitit të shkuar që të zhvillonte disa ankande për sasi të ndryshme nafte bruto por të gjitha këto ankande edhe për shkak të situatës së pandemisë dështuan. Interesi për të marrë pjesë në to ka qenë i ulët dhe në shumë raste argumenti i anulimit ka qenë se mungonte konkurrenca. Edhe se fundmi Albpetrol hapi një tjetër ankand për një sasi mbi 158 mijë ton naftë bruto ku operatorët duhet të paraqisnin interes deri në 20 janar dhe rezultati nëse ka pasur apo jo interes pritet të dalë në ditët në vijim.

Për herë të fundit, Albpetrol shiti naftë në një ankand në fund të majit 2019 kur u nxorën në shitje 75 mijë tonë naftë. Në atë kohë, blerja e naftës bruto u bë nga kompania “Al Global Oil” për një vlerë rreth 30 milionë dollarë/Monitor/

Etiketa: Albpetrolerenafta

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

20:54 : 30/09/2025
BOTA

Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump

17:21 : 24/09/2025
BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025
Para

Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

TË GJITHA

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025

VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona

21:18 : 08/11/2025

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025

FOTO/ Shpërthejnë tubacionet e reja të ujësjellësit në Elbasan, institucionet bëjnë “sehir”

20:47 : 08/11/2025

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

20:34 : 08/11/2025

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com