“Më vjen turp që jam aktor”/ Salsano Rrapi thumbon kolegen: Nuk di as të lahet

Aktori i njohur i humorit Salsano Rrapi, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka thumbuar dhe ironizuar koleget e tij.

Ai ka theksuar faktin që i vjen turp të quhet aktor, kur lexon statuset e kolegeve të tij që flasin për mediokritetin artistik, ku ndërkohë nuk dinë të lahen e as të vishen.

“Kur lexon statuset e ndonje aktoreje, qe nuk di as te lahet dhe as te vishet, qe flet per mediokritet artistik (te artisteve te tjere), te vjen te ndryshosh profesion, se te vjen turp qe ti ke te njejtin status (aktor) me te… Uhhhhhh”, shkruan Salsano pa dhënë më shumë detaje se kundrejt kujt është kjo deklaratë.

LEXO EDHE  Sanremo zgjedh tre finalistët, mediat italiane shpallin fitues shqiptarin: Diskutohet vendi i dytë