• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do vijë njëri me h*le me lekë …/ Heroinë e përgjime, si dështoi policia në zbulimin e ngarkesës

21:50 : 24/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Agjenti i policisë kishte arritur të zinte shoqëri me njërin nga shpërndarësit që del garant tek një tjetër furnitor se blerësi ishte i sigurtë dhe ishte si ata.

Por blerësi që në këtë rast është agjent i maskuar, ka ankesa për sasinë e drogës që kishte blerë sepse ai synonte të zbulonte qendrën se ku furnizoheshin me drogëra të forta shumë shpërndarës në kryeqytet.

“Lëri çunat se ta mbaj unë shkëmb, mos ta thyej. Po ta them dhe njëherë ke punuar na i herë ? Jo ti , po edhe ai zotëria që e ka provuar nuk i ka rënë ndojëherë në dorë si kjo”

Këto fjali të interceptuara nga një bisedë amjentale e zhvilluar në ambjentet e jashtme të lokalit B.., nuk nënkuptojnë ndonjë tregëti për mallra , sende apo dicka të lejuar. Por po flitet për drogë, dhe kulmi i kësaj fraze arrin kur biseda mes të përgjuarve rrotullohet mbi cilësinë e drogës që ishte blerë më herët.

Kjo është një nga frazat e një shpërndarësi droge në Tiranë që garanton ndërkohë cilësinë e drogës tek një blerës që nuk ishte asgjë tjetër veçse një agjent I infiltruar dhe I maskuar si trafikant.

Lexo edhe:

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Agjenti i policisë kishte arritur të zinte shoqëri me njërin nga shpërndarësit që del garant tek një tjetër furnitor se blerësi ishte I sigurtë dhe ishte si ata. Por blerësi që në këtë rast është agjent i maskuar, ka ankesa për sasinë e drogës që kishte blerë sepse ai synonte të zbulonte qendrën se ku furnizoheshin me drogëra të forta shumë shpërndarës në kryeqytet.

Aksioni antidrogë dërgoi në pranga dy persona nën akuzë për prodhim dhe shpërndarje të drogës në bashkëpunim, një aktivitet që dyshohet se kryhet në zonën e Astirit, Yzberishtit dhe Kombinatit.

Në bisedën që zhvillohet mes subjektit T. por që ka emrin K.A. dhe personit të autorizuar hidhet dritë mbi ngarkesën që ishte dërguar nga qyteti i Beratit. I pranishëm është edhe I dyshuari kryesor me inicialet J.C.

Përgjimet ambjentale të antidrogës së kryeqytetit.

Fillimisht personi kryesor me inicialet J.C e thërret shtetasin K.A duke ia prezantuar agjentin e infiltruar për të cilin ai e kujton se është trafikant, si “ortaku im ,shoku im”. Ai, agjenti I inflitruar, në një moment premton se do sjellë edhe dikë tjetër që “ ka një hale me lekë sipas tij”.

J -T. do vish një sekondë.Ky djali është ortaku im , domethënë është ortaku im, është shoku im, është vëllai im

D *agjent*- si kalon , çfarë bën?

J- Ja ku e ke, siç jam unë është edhe ky

  1. *agjent*- s’jam vetëm, jam me dikë që do vijë me një hale me lekë
  2. *agjent*- tashti unë e provova atë, po s’më doli siç më thatë se mund të mbante tre- katër. Tre katër s’bëhet fjalë. Një që e mbante nuk e mban. Dhe dy tre klientë që kam unë, nuk..

T- s’duket gjë. Më fal se po të bëj një pyetje , por mos ma merr për ofendim

  1. i drejtohet agjentit – ke punuar nai herë me të ti?
  2. *agjenti*- unë kam punuar, kam kohë
  3. – sa kohë ke që punon (bëhet fjalë për punën me drogën)
  4. *agjenti*- kam mbi pesë gjashtë vjet që punoj

T- ke parë ndonjëherë si ajo?

  1. *agjenti*- kur e kapa ishte gur me sa kapa unë. Por çunat që e përdorin

Antidroga kishte dyshime se J.C dhe K.A kishin siguruar një sasi prej 5 kilogramë heroinë dhe se pasi kishin marrë shtëpi me qira , shpërndanin drogën e fortë. ( Përdorimi i banesave me qera për drogën është denoncuar disa herë nga gazeta Si si një formë e re që po përdoret nga trafikantët)

Njëri nga personat që u vendos nën vëzhgim nga antidroga në Tiranë rezulton i deportuar nga Zvicra pasi është dënuar në këtë shtet si shpërndarës droge

“Ne po vërejmë që shumë të rinj të kthyer pas nga vendet e Bashkimit Europian, ose për vjedhje ose si shpërndarës droge, vazhdojnë ta kryejnë këtë aktivitet edhe në vendin e tyre por kësaj radhe me një ekspertizë më të mirë dhe më të sofistikuar” -tha një zyrtar i policisë për gazetën “Si”.

Biseda mes agjentit të policisë për drogën e pastër vijon me tej.

T-: ajo nuk ka një gram përzierje brenda

D.*agjenti* – mua nuk më thanë kështu, nejse

T- unë po të them nuk ka gramë përzierje brenda

T- për këtë të dal garant me jetë, se e kam sjell me duart e mia

T- jo ti, po dymijë të tjerë si puna jote të vijnë nuk më bindin dot

D *agjenti*- ti do mbash anën e asaj tates

T.- po jo o zemra se mos je ndonjë klient që do marrësh 50 kile dhe do të mbaja klient

D*agjenti*-po mirë dhe për pak nuk po vij më

T.- po çfarë po vjen ti ore. Zemra ne këtë kemi

  1. *agjenti*’ – unë deri në një deri në dy e ngrej, për më shumë nuk e di . Po u bë për një njëshe..

T.- ne të kemi bërë nder se ashtu s’ta jep njeri, ajo gjysma që është prishur i bie ta marrësh ti tani se..

D *agjenti*- ma ngelët mua në dorë, në kuptimin që..

T.- “atë I bie që ta marrësh ti. Ulim një pikë , pesë pika I bie (çmimi) .Në qoftë se e gjen atë mall këtu në Shqipëri me 13 e gjysëm hajde se do ta fal. Ja ku jemi tre burra këtu, unë do ta fal , jo unë po edhe ky do ta fal

  1. *agjenti*- dyshen atëherë me 1.3 ?

Burimet e antidrogës shpjegojnë për gazetën Si se pas kësaj bisede ambjentale dhe pazarit të bërë , në qytetin e Beratit agjenti që u autorizua për blerjen e sitmuluar bleu nga shtetasi J.C një sasi heroine në ngjyrë të kuqe , e cila u pagua për 2250 euro. Kjo heroinë rezultoi nga ekspertiza me një pastërti mesatare prej 41 përqind

Sipas dëshmitarëve njëri nga të ndaluarit me inicialet J.C dikur ka qenë futbollist dhe ai komunikoi me të pasi kishte të vëllain me covid dhe kishte udhëtuar drejt Tiranës për t’i qëndruar pranë.

“E njoh J.C, kam 15 vjet që jam larguar nga Shqipëria e kam njohur si futbollist , I kam dërguar numrin në facebook dhe ai më ka marrë në telefon. E takova rastësisht , më tha të pinim kafe, por ngaqë kisha vëllain sëmurë me covid në makinë I thashë jo. Kisha tre muaj që kam dalë nga burgu dhe meqë ai jeton në Tiranë I kërkova që të më gjente një shtëpi në zonën e Astirit, pasi është student në Tiranë”- thotë për policinë dëshmitari që rezulton të ketë komnunikuar me J.C përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Biseda për këtë dëshmitar zhvillohet e tillë mes J dhe një personi tjetër:

490: I thashë kushtet e mia , jo s’vim këtu jo s’vim atje , e unë I thashë fol me B, po ca pune ka B I thashë ka hallet e veta

740: zemre.. mendimi im, futi shqelmin bythëve, mos e tako mendimi im

490: mendimi jot vëlla, e vendos unë

740: se kam dëgjuar shumë gjëra për atë , punon me ata ustallarët , e kupton , rri me ata punon me ata

490: lëre mo, s’merrem fare po fare

740: hajd të kam zemër, futi shqelmin, thuaji s’merret me këto gjëra , ika thuaj, mbylli kontaktin

490: hajd hajd se po ndërroj dhe numrin

740: hajd puth vëllai/ GazetaSi

Etiketa: kronike boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

16:48 : 22/02/2022
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

16:14 : 15/02/2022
AKTUALITET

Punonte në shtëpi ‘bari’, arrestohet shqiptari në Angli

17:22 : 13/02/2022
AKTUALITET

Të dehur me alkool, të rinjtë sherr në Elbasan

23:16 : 11/02/2022
AKTUALITET

Arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi

22:31 : 11/02/2022
AKTUALITET

Gjykata jep vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me dy vajzat e mitura

17:09 : 09/02/2022
Para

‘Psikopat, plehrë ...’/ Gazetari tmerron këngëtaren Romina Aliaj, i hyn në ... (Video)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com