Kursi i këmbimit /Paundi zhvlerësohet ndaj Lekut, rritet Euro

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Premten, monedha e gjelbër amerikane humbi terren ndaj Lekut, ndërsa Euro forcoi pozitat lehtë, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqpërisë, Dollari amerikan këmbehet me 101.58 lekë ose 0.17 lekë më pak. Euro u ngjit në kuotën e 123.47 lekëve, 0.06 lekë më shumë se ditën e enjte.
Monedha britanike thelloi zhvlerësimin në raport me lekun me 0.84 lekë dhe këmbehet me 138.77 lekë.
Ndërsa Franga zvicerane u rrit me 0.25 lekë dhe këmbehet me 114.86 lekë.
LEXO EDHE  "Bujqësia pa mbështetje", Shehu në Memaliaj: PD, financim direkt për prodhimin vendas