Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit.
Një banor i zonës ka qenë duke mbledhur dru zjarri në lum, kur është përballur me predhën.
Ai ka njoftuar menjëherë organet e policisë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere pranë Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me djegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.
Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eliminuar rrezikshmërinë e saj.
Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes.