Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manesterliu e cilëson si rast të veçuar skandalin në ‘Shefqet Ndroqi’ ku një sanitare i mori 8 milionë lekë familjares së një personi të prekur nga koronavirusi, apo dhe skandalin ku një viktime ju vodh portofoli.
E gjendur përballë një sërë pyetjesh të gazetarëve të cilët theksuan se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i degraduar dhe i kapur nga korrupsioni, ministrja Manestirliu u mundua të amortizonte situatën duke i cilësuar vetëm raste të veçanta.
Ndërkohë që gazetari Mentor Kikia shkoi edhe më tej duke treguar edhe një rast ku vetë ai kishte dhënë para në spital, dhe më pas mjekët inkurajonin kolegun e tyre që ta denonconte.
Pjesë nga debati:
Manistirliu: Rastet e dala në media janë raste të izoluara, ka shumë mjekë dhe infermirë të ndershëm.
Kikia: Që sistemi shëndetësor është i korruptuar kjo dihet. Unë vetë personalisht kam dhënë para në spital.
Manistirliu: Pse nuk e denoncoini?
Kikia: E denoncova, dhe ishin kolegët e mjekes që inkurajonin kolegun etyre të më denonconte, duke i thënë ti je më e mira.