• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ KPK “harron” shefat e prokurorive. Çfarë loje po luhet?

16:02 : 20/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
  1. Nga BoldNews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po kryen procesin e verifikimit të kandidaturave për drejtues prokurorie, ndërkohë që pjesa më e madhe e aplikantëve nuk janë përballur ende me fazën e parë të procesit të rivlerësimit.

Në një mbledhje të Tetorit 2020, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, e shprehu pakënaqësinë për vonesat e strukturave të rivlerësimit për të përmbyllur procesin e Vetingut për kandidatët e mundshëm për drejtues prokurorie.

Megjithëse vendimi i KLP-së për të kryer vetë verifikimin e kandidatëve për drejtues mund të jetë një përplasje kompetencash me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, qëndrimi i Gent Ibrahimit është real dhe i mbështetur në fakte.

“Boldnews.al” kreu një verifikim mbi drejtuesit aktualë të prokurorive lokale, të cilët janë të gjithë të komanduar, duke konstatuar se një pjesë e rëndësishme e tyre janë prej dy vitesh në fazë verifikimi nga strukturat e Vetingut.

Në këtë listë qëndrojnë prej një viti në verifikim edhe emra të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, për t’u përfshirë me përparësi në proces rivlerësimi.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

“Të harruar” prej dy vitesh
Titullarët kryesorë të Prokurorisë së Tiranës janë prej gati dy vitesh në proces verifikimi.

Drejtuesit e prokurorisë së Tiranës Genc Qana dhe Marjeta Zaimi, janë shortuar për t’u përfshirë në Veting në Mars 2019. Deri më tani, KPK nuk ka konkluduar me procedurat verifikuese ndaj tyre.

Një tjetër zëvendës-drejtues në Prokurorinë e Tiranës, Kolë Hysenaj, u paraqit në seancën dëgjimore para KPK-së në Shtator 2020, pas rreth 18 muajsh verifikime.

Në seancën kur duhet të shpallej verdikti mbi karrierën e Hysenajt, KPK njoftoi shtyrjen pa afat të vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore, trupa e Vetingut relatoi një seri të gjatë problemesh me pasurinë e prokurorit Kolë Hysenaj, të cilat mund të përbëjnë shkas edhe për nisjen e ndjekjes penale.

Të “rekomanduarit” e ONM
Në 16 Nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi një listë me prokurorë e gjyqtarë, për të cilët kishte nisur procesi i Vetingut me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Në këtë listë gjendej emri i drejtuesit të komanduar të prokurorisë së Lushnjes, Arben Dyla, si edhe e drejtues së komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati.

Megjithëse ka kaluar mbi një vit, KPK nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për përfundimin e procedurave të këtyre dy drejtues prokurorie, pavarësisht informacioneve të siguruara apo dyshimeve të krijuara nga vëzhguesit ndërkombëtar ndaj Arben Dylës dhe Rita Gjatit.

Thuajse në të njëjtën kohë, pra në Nëntor 2019, është shortuar për të kaluar në Veting në një procedurë normale edhe drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka. Edhe për këtë zyrtar, KPK nuk ka treguar asnjë sinjal se po përfundon procesin e rivlerësimit.

Lista “e vonuar”
Për të paktën 4 drejtues prokurorie të komanduar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer procedurën e shortit shumë vonë, pavarësisht se pozicioni i tyre përfshihet në atë që konsiderohet listë prioritare.

Në Qershor 2020, KPK nisi procesin e Vetingut për drejtuesin e Prokurorisë së Shkodrës, Albert Murçaj dhe drejtuesen e prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, në Dhjetor 2020, në Veting u përfshinë drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Erjon Çelaj dhe titullari i prokurorisë së Lezhës, Milan Laskaj.

Ndërkohë, procesi i rivlerësimit, të paktën në shkallë të parë, ka përfunduar për titullarët e prokurorive Korçë, Durrës, Kavajë, Berat dhe Pogradec.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Sandër Lleshaj mori 2 kredi për shtëpi, por nuk deklaroi asnjë banesë/ Si ka ndryshuar pasuria e ish-ministrit të Brendshëm

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com