Lady Gaga gati për të interpretuar në inagurimin e Joe Biden (Foto)

Lady Gaga është një nga disa artistët që do të interpretojë gjatë inagurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Këngëtarja e “Rain On Me” postoi një foto të saj nga ndërtesa e Kapitolit e veshur me një veshje të bardhë.

“Lutem, nesër do të jetë një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashuri, jo për urrejtje. Një ditë për pranim jo frikë. Një ditë për të ëndërruar gëzimin tonë të ardhshëm si një vend. 

Një ëndërr jo e dhunshme, një ëndërr që ofron siguri për shpirtrat tanë. Dashuri, nga Kapitoli.”- shkruan Gaga krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Gaga, e cila bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, do t’i paraprijë betimeve zyrtare me një interpretim të himnit kombëtar.

LEXO EDHE  Dafina Zeqiri i nënshtrohet operacionit delikat: Kanë qenë 5 javë të gjata (Foto+Video)