• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania trendi i ri emigracionit, në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit

08:21 : 20/01/2021
në AKTUALITET

Gjermania po shndërrohet në një trend të ri emigrimi për shqiptarët e të gjitha shtresave, por sidomos ato më aftësi.

Të dhënat e Eurostat treguan se, përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan. Stoku i lejeve të qëndrimit në Gjermani në vitin 2019 arriti në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Në vitin 2011 në Gjermani ishin dhënë vetëm 8152 leje qëndrimi për shqiptarët.

Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015. Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani.

Qendra për studime Ekonomike dhe Sociale në Shqipëri në një anketë të fundit për emigracionin e aftësive (studentët ) ka gjetur se trendi i ri emigracionit është Gjermania.

Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë,  janë disa nga faktorët që shpjegojnë zhvendosjen e kurbës nga Italia te Gjermania, thotë profesor Ilir Gëdeshi që prej vitesh studion tiparet dhe tendencat e emigracionit. Sipas tij, ky perceptim i Gjermanisë, si një vend shumë i përparuar dhe që ofron mbështetje të mirë sociale, u rrit veçanërisht pas krizës ekonomike globale (2008) dhe krizës së refugjatëve (2015).

Lexo edhe:

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

Java 7 e Rama 8!

Gjatë viteve 2013–2018 thuajse 83.000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani (dhe më pas u rikthyen).  Arbeni, një student në Gjermani, tregon arsyet e kësaj preference: “Gjermania preferohet sepse universitetet i ka të një cilësie të lartë dhe thuajse falas. Unë për 6 muaj paguaj 150 euro, ndërkohë që Franca i ka deri në 2 mijë euro për një semestër. Veç kësaj Gjermania për momentin është lideri i Bashkimit Europian dhe ka mundësi më të mira punësimi.  Gjermania, do të thosha, tani është bërë si vendi kryesor për shqiptarët për të studiuar.”

Kjo dëshirë e studentëve shqiptarë për të studiuar në Gjermani reflektohet edhe në mësimin e gjuhës gjermane. Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në shkollë ose në kurse private. Pranvera, një mësuese me eksperiencë në një shkollë të mesme private në Korçë, shprehet:  “Në qoftë se do të krahasojmë me 3–4 vite më parë është rritur preferenca e nxënësve për të studiuar në Gjermani. Tani edhe në shkollë gjuha italiane thuajse po zëvendësohet me gjermanishten. Në shkollë ne kemi pasur gjuhën angleze dhe italiane”.

Sipas Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 nga vendet e Bashkimit Europian rreth 868 mijë leje qëndrimi, duke u renditur e gjashta në botë për numrin e lejeve, pas Marokut (2.0 milionë), Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë), Sirisë (974 000). Ndërsa në raport me popullsinë, vendi renditej i pari në botë.

Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash. Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona. Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit. Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit. Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./Monitor.al/

Lajme të lidhura

RAJONI

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025
AKTUALITET

Java 7 e Rama 8!

15:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Është uji jonë”/ Katër të rinj rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin në Mat

15:01 : 05/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

14:49 : 05/07/2025
AKTUALITET

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari në Theth

14:42 : 05/07/2025
RAJONI

U ekzekutua me tre plumba në qafë, identifikohet profesori i vrarë në Greqi!

14:40 : 05/07/2025
Para

Disiplina jep dënimet, e pëson mesfushori i Laçit. Pezullime edhe te femrat

TË GJITHA

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025

Java 7 e Rama 8!

15:05 : 05/07/2025

“Është uji jonë”/ Katër të rinj rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin në Mat

15:01 : 05/07/2025

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

14:49 : 05/07/2025

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, plagoset 63-vjeçari në Theth

14:42 : 05/07/2025

U ekzekutua me tre plumba në qafë, identifikohet profesori i vrarë në Greqi!

14:40 : 05/07/2025

Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim

14:24 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com