• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Mund të dënohet me burgim të përjetshëm”/ Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit

17:30 : 19/01/2021
në RAJONI

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Në një përgjigjje të gjatë të Prokurorisë Speciale që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht, raporton Gazeta Express.

“Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të mbajtjes anembanë, përfshirë vrasjet dhe torturat. Krimet e paraqitura në akuza kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon rrezik të vazhdueshëm të arratisjes së tij, që do të rritet vetëm pasi Veseli do të mësojë fushën e plotë të provave kundër tij”, thuhet mes tjerash në përgjigjjen e Prokurorisë.

Organi i akuzës në Hagë pretendon se kriteret për ta mbajtur Veselin në paraburgim janë përmbushur dhe se këto kritere “nënvizojnë seriozitetin e rreziqeve të paraqitura”, duke përmendur më tej rrezikun që Veseli të arratiset dhe rrezikun që të ndikojë në procesin e hetimit ndaj tij, përfshirë ndërhyrjen në dëshmitarë. Sipas Prokurorisë, “asnjë masë alternative nuk adreson sa duhet këto rreziqe”.

Lexo edhe:

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Në materialin e Prokurorisë Speciale në Hagë thuhet se gjykatësi Nicolas Guillou duhet t’i ketë parasysh tri gjëra përpara se të vendos për lirimin ose mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të kuptojë se: (i) ekziston një dyshim i bazuar se Veseli ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DHSK’); dhe (ii) ekzistojnë shkaqe të artikulueshme për të besuar se: (1) ekziston rreziku jashtë funksionit; (2) Veseli do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës penale, duke përfshirë deri në ndikimin e dëshmitarëve, viktimave ose bashkëpunëtorëve; ose (3) seriozitetin e krimit, ose mënyrën apo rrethanat në të cilat është kryer dhe karakteristikat personale të Veselit, sjellja e kaluar, mjedisi dhe kushtet në të cilat ai jeton ose rrethana të tjera personale tregojnë një rrezik që ai të përsërisë veprën penale, të përfundojë një krim në tentativë ose të kryejë një krim të cilin ai ka kërcënuar se do ta kryejë”, thuhet tutje në materialin e këtij organi, që e konsideron jo bindës kërkesën e mbrojtjes së Veselit për lirim të përkohshëm.

Kryeprokurori Smith dhe ekipi i tij i japin rëndësi të veçantë të kaluarës së Veselit në inteligjencë, si shkak për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim. Për ZPS-në, përvoja e një Veselit në inteligjencë është potencialisht të rëndësishme për disa faktorë të rrezikut që ai të arratiset.

“Për më tepër, Veseli është një nga zyrtarët më me përvojë të inteligjencës në Kosovë, shef i mëparshëm i shërbimeve të inteligjencës së UÇK-së dhe Shërbimit Informativ të Kosovës (‘SHIK’). Kur kjo kombinohet me statusin e tij si figurë publike, është përtej diskutimit që Veseli ka njohuri teknike dhe rrjet për të ikur nga drejtësia”, thuhet në përgjigjen e Smith.

Prokuroria i mbështet pretendimet e saj duke theksuar se “Veseli mund të udhëtojë në mbi 180 vende në botë”, ndërsa përmend paraqitjen e tij gjatë intervistimit para hetuesve të Speciales, që sipas tyre, s’e mohojnë rrezikun e arratisjes së tij.

“Paraqitja e Veselit në një intervistë të ZPS-në, sjellja e tij pasi u emërua si një personi i paditur dhe letra që e ofron avokati i tij që Veseli të udhëtojë në Hagë vështirë se mohojnë rrezikun e arratisjes”, thuhet në këtë material.

Tutje Prokuroria pretendon se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se Veseli ka mjete për t’i heshtur.

“Kur ekziston një klimë frikësimi e dëshmitarëve, i akuzuari do të ketë më shumë mjete në dispozicion të tij për t’i heshtur dëshmitarët dhe do të përballet me më pak rrezik zbulimi ose denoncimi kur ai e bën këtë. Për më tepër, klima e frikësimit e cila ekziston në mënyrë të padiskutueshme në Kosovë, në mënyrë të qartë, nuk është rrethana e vetme e pretenduar në mbështetje të ndalimit të Veselit”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë Speciale.

Po kështu, ZPS vlerëson se “është vërtetuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimit” nga ana e Veselit, sepse “Pozicionet e dikurshme dhe aktuale të Veselit lejojnë mobilizimin e një rrjeti mbështetësish të pafundm” dhe “përpjekjeve të Veselit për të ndërhyrë në dëshmitarë”.

Zyra e kryeprokrorit Jack Smith në këtë parashtresë hedh akuza se agjentët e SHIK-ut që e drejtonte Veseli ishin të përfshirë në vrasjen disa personave.

“E gjithë kjo duhet të konsiderohet më tej në dritën e inteligjencës së gjerë të Veselit në sfond. Funksionet e shërbimeve të inteligjencës së Veselit gjatë periudhës kohore për të cilën akuzohet, përfshinte identifikimin dhe hetimin e atyre që ishin përceptuar si kundërshtarë.

Më tej, agjentët e SHIK-ut [REDAKTUAR] ishin të përfshirë në vrasjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë gjatë mandatit të Veselit si shef. Mbrojtja e Veselit mund [REDAKTUAR], por [REDAKTUAR]. Shkurtimisht, Veseli ka të gjithë përvojën, aftësitë, dhe rrjeti i nevojshëm për të synuar dëshmitarët kundër tij”, thuhet ndër tjerash në argumentimin e Prokurorisë.

ZPS është ankuar se si organ i akuzës nuk kanë burime për ta monitoruar Veselin nëse ai do të lirohej përkohësisht. Aty përmendet edhe mandati i EULEX-it, ndërsa konsiderohet se “autoritetet e Kosovës janë të kufizuara në aftësinë e tyre për të monitoruar një të akuzuar”.

“DHSK / ZPS nuk ka burime për ta monitoruar në mënyrë adekuate provizorisht një të liruar si i akuzuar në Kosovë. Më tej, mandati i monitorimit të EULEX-it nuk zgjatet për të monitoruar kushtet e lëshimit, dhe as nuk ka burime për ta bërë këtë. ​​Policia e Kosovës ka qenë në ndihmë të ZPS-së kur është thirrur, veçanërisht në arrestimet e fundit të të akuzuarve. Por ka arsye të mira për të besuar se autoritetet e Kosovës janë të kufizuara në aftësinë e tyre për të monitoruar një të akuzuar. […] Ka të shembuj të spikatur që demonstrojnë mungesën e kapacitetit për të monitoruar dhe zbatuar në mënyrë efektive kushtet në lidhje me ish-udhëheqësit e UÇK-së”, thuhet në parashtresë.

Mbrojtja e Veselit për lirimin nga paraburgimi të ish-kryetarit të PDK-së ka paraqitur një listë të kushteve që është zotuar se do të plotësoheshin në rast të lirimit të tij. Ndër tjerash, Ben Emmerson, avokat i Veselit, ka kërkuar edhe një seancë paragjyqësore për ta trajtuar këtë çështje. Por ZPS konsideron se “asnjë kombinim i kushteve të propozuara nuk i afrohet zbutjes së vargut të rreziqeve që paraqet Veseli nëse lirohet”. Prokuroria përshkruan se Veseli “tashmë ka demonstruar se është i motivuar të arratiset”.

Etiketa: kadri veseli

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

19:26 : 04/04/2025
AKTUALITET

Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

12:06 : 19/12/2023
RAJONI

Mozzik viziton krerët e UÇK në Hagë: Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë

09:17 : 18/11/2023
RAJONI

Gjykata Speciale sqaron mbajtjen në qeli të krerëve të UÇK-së

13:18 : 29/10/2023
AKTUALITET

Pse është i rëndësishëm procesi gjyqësor ndaj ish drejtuesve të UÇK-së?

15:08 : 23/04/2023
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë
AKTUALITET

“Veç me fjalë s’arrihet lufta”/ Flet dëshmitari i dytë në Hagë, është anëtar i LDK

14:38 : 17/04/2023
Para

Koronavirusi/ Ja kur do të jetë gati vaksina për fëmijët dhe adoleshentët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com