• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

19:10 : 19/01/2021
në BOTA

Të mërkurën, amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e fundit janë shoqëruar me raste tensionesh dhe dhune, sepse shumë amerikanë e kanë të pamundur të pranojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti na njeh me 78-vjeçarin që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme.

U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që Joe Bideni të mund të shpallte fitoren

“Njerëzit e këtij vendi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë dhe bindëse,” tha ai.

Megjithatë presidenti Donald Trump do të vazhdonte të vinte në dyshim rezultatin, duke bashkuar mbështetësit e tij, në atë që çoi përfundimisht në trazirën në ndërtesën e Kongresit.

Lexo edhe:

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

Frikë nga hakmarrja e Trump? Biden urdhër falje për Faucin dhe gjeneralin Mark Milley

Kapitoli i ngjan tani një fortese. Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori.

Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare.

Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë.

“Një gjë nuk duhet t’ju çudisë. Unë di si ta bëj qeverinë funksionale.”

Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama.

Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan.

Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë.

Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Uashingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij.

Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.

Biden dhe gruaja e tij, Jill, profesore kolegji, jetojnë në Uillmington të Delauerit, një qytet me 70,000 banorë, që tani është shtëpia e presidentit të zgjedhur.

Autokolona makinash dhe snajperë janë tani kudo në rrugët e qytetit. Buck Simpers është një banor i vjetër në Uillmington.

“Nuk po shkaktojnë fare vonesa. Njerëzit thjesht duhet të jenë pak të durueshëm. Ata duhet ta kenë për nder, duke e ditur se përse këto forca sigurie janë këtu”.

Banorët këtu e quajnë presidentin e zgjedhur djalin e tyre, i cili pëlqen bozën dhe hamburgerat. Miku i tij i vjetër Bob Byrd është mësuar ta shohë Bidenin pas timonit të makinës së tij sportive të vitit 1967.

“Ka një Corvette klasike, dhe e shoh ta ngasë atë herë pas here. Po, atij i pëlqen të ngasë makinat”, thotë Bob.

Tani në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes./VOA/

Etiketa: inagurimJoe Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

Frikë nga hakmarrja e Trump? Biden urdhër falje për Faucin dhe gjeneralin Mark Milley

15:09 : 20/01/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

17:08 : 19/01/2025
BOTA

Presideti Biden lehtëson masën e dënimit për afro 2500 persona

15:24 : 17/01/2025
BOTA

Sondazhi: Amerikanët me pikëpamje më negative për Biden sesa për Trump ose Obamën në fund të mandatit

08:06 : 11/01/2025
BOTA

Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgjedhje

15:33 : 06/01/2025
Para

‘Shihja veten time nga lart, gjyshen e vdekur dhe ...’/ Rrëfehet gruaja që vdiq për 37 sekonda

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Shoferi humb kontrollin e makinës në Krumë, plagoset bashkë me babanë

21:32 : 17/05/2025

Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

21:19 : 17/05/2025

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

21:19 : 17/05/2025

Plagosje me thikë në Durrës

21:10 : 17/05/2025

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com