• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Titanoboa/ Gjarpri më i madh në botë, që sundoi Kolumbinë prehistorike

21:58 : 17/01/2021
në NDRYSHE

Fosilet e Titanoboas, tregojnë se ai ishte gjarpri më i madh në botë. Jetoi gjatë epokës së Paleocenit, rreth 60 milion vjet më parë. Deri më tani, Kolumbia në Amerikën e Jugut përmban fosilet e vetme të njohura të gjarprit të madh.

Pikërisht përmes tyre, paleontologët ishin në gjendje të vlerësonin madhësinë e kësaj krijese prehistorike. Ky vlerësim u përdor më pas për të krijuar një model të përmasave reale tëTitanoboas, që u ekspozuan në vitin 2012 në Grand Central Terminal të Nju Jorkut si një promovim për dokumentarin e Smithsonian Channel me titull “Titanoboa: Gjarpri përbindësh.”

Titanoboa do të thotë “boa titanike”, dhe është në fakt një emër i përshtatshëm për këtë gjarpër prehistorik. Sipas vlerësimeve të bëra nga paleontologët, si i rritur ai mund të arrinte një gjatësi midis 12.8 metra-14.9 metra, dhe të peshonte deri në 1134 kg. Përveç kësaj, pjesa më e trashë e trupit të gjarprit llogaritet të ketë pasur një diametër prej 0.9 metrash.

Sa për krahasim, anakonda, një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj sot, dihet që arrin gjatësi mbi 6.1 metra, dhe peshon më shumë se 227 kg). Titanoboa ishte padyshim një gjigant në krahasim me gjarpërinjtë më të mëdhenj që kemi sot.

Zbulimi i Titanoboas u bë gjatë dekadës së parë të këtij shekulli në Kerejon, një minierë qymyri në pjesën veriore të Kolumbisë. Misioni që çoi në zbulimin e bujshëm filloi në 1994, ku gjeologu kolumbian Henri Garsia gjeti një fosil të panjohur të cilin e etiketoi si “Dega e petrifikuar”, dhe e vendosi atë në një vitrinë të kompanisë së nxjerrjes së qymyrit.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Në vitin 2003, një student kolumbian i diplomuar në gjeologji Fabiani Herrera, ishte në Kerejon për një eksplorim në terren kur zbuloi mbetjet e bimëve të fosilizuara. Meqenëse zona nuk ishte eksploruar më parë nga paleontologët, u organizua me shpejtësi një ekspeditë në zonë.

Një nga studiuesit e ftuar që t’i bashkohej ekspeditës ishte Skot Uing, kuratori i bimëve fosile në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore Smithsonian.

Ishte Uing, ai që kuptoi se fosili i Garsias nuk ishte në fakt i një bimë. Ai ia dërgoi fotot një eksperti tjetër, Xhonatan Blok, paleontolog në Universitetin e Floridas. Blok e identifikoi fosilin si pjesë të një kocke të nofullës së një kafshe të tokës.

Ky ishte një lajm emocionues, pasi fosilet e vertebrorëve tokësorë nga epoka e Paleocenit, nuk ishin gjetur më parë në atë pjesë të Amerikës së Jugut. Ata hipotetizuan se më shumë fosile të kafshëve të tilla do të gjendeshin në zonë, dhe kjo u dëshmua të ishte e vërtetë.

Gjithsesi, vetëm në vitin 2007 u identifikua rruaza e një gjarpri Titanoboa, kur po shqyrtohej një dërgesë fosilesh të etiketuar si të një “krokodili”. Kur u bë ky zbulim, u zhvilluan ekspedita të reja me shpresën e gjetjes së sa më shumë rruazave kurrizore të kësaj kafshe.

Përfundimisht, u mblodhën gjithsej 100 rruaza gjarpri nga 28 kafshë të ndryshme. Me rruazat, paleontologët ishin në gjendje të bënin vlerësime për madhësinë e gjarprit parahistorik. Në vitin 2012, u bë një zbulim tjetër i rëndësishëm në lidhje me Titanoboa. Këtë herë, u gjet kafka e një gjarpri të tillë.

Një zbulim i tillë është jashtëzakonisht i rrallë, pasi kafkat e gjarprit janë shumë të brishta dhe zakonisht shpërbëhen pasi ngordh kafsha. Një nga veçoritë e kësaj kafke është se ajo është e mbushur me disa dhëmbë, madje edhe më shumë sesa boat e sotme.

Kjo ka bërë që ekspertët të spekulojnë se Titanoboa ishte një gjarpër peshk-ngrënës i specializuar.

Por duke pasur parasysh madhësinë e tij, Titanoboa mund të kishte si pre më të lehtë breshkat dhe krokodilët parahistorikë, të cilët jetonin në të njëjtin habitat me këtë gjarpër.

Këto zbulime të mëvonshme, nxitën krijimin në vitin 2012 të një modeli të përmasave natyrore të Titanoboa, që u ekspozua në Grand Central Terminal të Nju Jorkut, për të promovuar dokumentarin e Smithsonian mbi Titanoboat. Ndërkohë, disa njerëz besojnë se Titanoboat jetojnë ende në thellësi të pyllit gjigant të Amazonës.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Skandali tek ‘Shefqet Ndroqi’/ Zgjerohen hetimet për Tiren! Dyshohet për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com