• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sfidat më të mëdha të pandemisë janë ende përpara nesh

23:10 : 16/01/2021
në BOLD BLOG, BOTA

Thuhet se ora më e errët, është gjithmonë para agimit. Pikërisht kur vaksinat kishin sjellë njëshpresë për një zbutje graduale të kufizimeve, dhe kthim në një lloj normaliteti brenda disamuajsh, shfaqja e të paktën 2 varianteve më infektivë të koronavirusit,nënkupton që shumë popullata do të përballen me bllokime më të ashpra, me të gjitha dëmet njerëzore dhe ekonomike që ato sjellin me vete.

Presionet mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe numri i të vdekurve, mund t’i tejkalojnë edhe ato të ditëve më të zymta të valës së parë së pandemisë 9 muaj më parë. Pjesa e parë e këtij viti që sapo ka nisur, do të duket shumë ndryshe nga sa pritej para disa javësh.

Shkencëtarët e kishin ditur gjithmonë që virusi do të pësonte ndryshime. Por ajo që ata nuk e prisnin ishin mutacionet kaq të mëdha, që kanë sjellë ndryshime kaq të shpejta dhe të konsiderueshme me ndikimin që kanë.

Varianti që dominon në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe – dhe i identifikuar tashmë edhe në 25 vende të tjera – përmban 17 ndryshime në kodin e tij gjenomik, të cilat mund të ndryshojë sjelljen e virusit.

Ishin këto ndryshime që e ndihmuan atë të zëvendësonte “paraardhësit” e tij dhe të përhapej me shpejtësi edhe gjatë bllokimit kombëtar që përjetoi Anglia. Ndërkohë, një variant i gjetur në Afrikën e Jugut ka 3 ndryshime thelbësore në proteinën e tijtë jashtme,të cilat e ndihmojnë atë të përhapet shumë më shpejt, dhe të shkaktojë një “ngarkesë” më të lartë virale midis viktimave që preken.

Lexo edhe:

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

“The Guardian”: SHBA dhe Europa janë në udhëkryq, një rend i ri botëror po shfaqet

Tani për tani, variantet nuk duket se kanë nivele më të larta të vdekshmërisë, edhe pse aritmetikisht, nivelet më të larta të transmetimit të lëna jashtë kontrollit do të çojnë në më shumë vdekje.

Asnjëri prej varianteve të mësipërme, nuk mendohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, megjithëse shkencëtarët shqetësohen më shumë për variantin e Covid-19tëAfrikës së Jugut. Krijuesi i vaksinës së BioNTech/Pfizer, ka deklaruar se vaksina mund të modifikohet brenda 6 javësh për të luftuar të gjitha variantet mutante.

Por edhe kjo kohë do të shkaktonte vonesa thelbësore. Një nga pasojat është se do të nevojitet një vigjilencë shumë më e madhe ndërkombëtare, për të zbuluar sa më shpejt mutacionet. Në dallim nga shumë aspekte të tjera të kontrollit të virusit, Britania është lidere në këtë drejtim, pasi ka kryer gati gjysmën e të gjithë mbikëqyrjes globale gjenomike të koronavirusit deri më sot.

Edhe Afrika e Jugut, ka aftësi të forta në këtë drejtim. Mund të ketë variante të ngjashme edhe diku tjetër, duke shtuar ritmet e transmetimit të virusit, por kjo mbetet ende për t’u identifikuar. Vende të tjera të përparuara përfshirë Francën, SHBA-në dhe madje edhe Gjermaninë, kanë bërë shumë më pak për monitorimin e ndryshimit të koronavirusit të ri.

Gjithsesi, edhe ato do t`a fitojnë aftësinë për t`a bërë këtë me një kosto relativisht të kufizuar.

Pasoja e dytë është që ato ekonomi të cilat kanë mundësi t`a përballojnë këtë proces, duhet të fokusohen tek një strategji 2-planëshe:kryerjen sa më shpejt qëtë jetë e mundur të vaksinimit të popullatës, dhe ruajtjen ndërkohë të masave të forta të bllokimit.

Sa më shpejt të vaksinohen anëtarët më të prekshëm të shoqërisë, aq më shpejt mund të lehtësohen masat kufizuese.

Por fazat e hershme të vaksinimit,përbëjnë aktualisht një moment të një rreziku të shtuar. Disa shkencëtarë shqetësohen se një popullatë pjesërisht e imunizuar, dhe një transmetimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i virusit, krijojnë së bashku kushtet dhe presionin evolucionar që të shfaqen lloje rezistente ndaj vaksinave.

Vendimi i Britanisë për t’i shpërndarë doza e vaksinave tek sa më shumë njerëz që është e mundur, duke rrezikuar të vonojë shpërndarjen e dozës së dytë përforcuese -edhe pse mbështetet nga këshilltarët e qeverisë si strategji-e ka ndarë më dysh mendimin e shkencëtarëve dhe ka krijuar një dilemë ndërkombëtare.

Kufizimet më të ashpra të shpallura në Angli, Skoci dhe shumë pjesë të Evropës, janë korrekte dhe të pashmangshme. Qeveritë me të drejtë janë përpjekur të balancojnë mbrojtjen e jetës dhe sistemeve shëndetësore,në raport me ekonominë.

Por, përballë kaq shumë mutacioneve infektive, gjithçka që tolerohet nga bllokimet e ashpra,rrezikon të shkaktojë shifra të patolerueshme të vdekjeve, dhe vetëm sa e vonon momentin kur vaksinat do të ndryshojë gjërat, që jeta normale dhe biznesi t`i kthehen normalitetit. Fundi i kësaj pandemie është në horizont tashmë. Por arritja deri atje,do të kërkojë kalimin e sprovave të mëtejshme e të kushtueshme, të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. / FT – Bota.al

Etiketa: FTpandemiasfidat

Lajme të lidhura

BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
BOTA

“The Guardian”: SHBA dhe Europa janë në udhëkryq, një rend i ri botëror po shfaqet

22:27 : 19/02/2025
AKTUALITET

Analiza e DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

19:34 : 01/01/2025
BOTA

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash

21:43 : 16/12/2024
BOTA

Sfidat e kreut të ri të NATO-s, Mark Rutte

08:04 : 01/10/2024
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
Para

Sa filxhanë kafe në ditë i bëjnë mirë shëndetit, sipas shkencës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com