• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuria e Saimir Tahirit/ Ish-ministri burime financiare të pamjaftueshme për shtesën e aseteve në 2017

14:43 : 16/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron pasuri familjare prej 23.2 milionë lekësh, ndërsa rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vitin 2017.

Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars 2017.

Tahiri u rizgjodh deputet pak muaj më vonë, por u detyrua të largohej me dorëheqje nga parlamenti në maj 2018, për t’u përballur ‘si qytetar i thjeshtë’ me akuzat e Prokurorisë për implikim të tij në trafikun e drogës së kryer nga grupi i Habilajve.

Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u pezullua për 3 vjet. Tahiri e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim sërish në shkallë të parë.

Saimir Tahiri ka përfunduar studimet për drejtësi dhe është zgjedhur deputet për herë në parë në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu kryetari i PS-së për degën e Tiranës që prej vitit 2011.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Saimir Tahiri nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për vitet 2010-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Saimir Tahiri deklaronte pasuri familjare me vlerë 15.6 milionë lekë, ndërsa në vitin 2018, pasuria familjare rezulton në vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Në qershor të vitit 2018, pasuria e Z. Tahiri përbëhet nga pasuria e patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e Z. Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes. Rreth 1.4% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Gjatë vitit 2017, Z. Tahiri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 3.3 milionë lekëve për të mbuluar shtesat e aseteve në depozita bankare, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një kredi bankare të shlyer brenda vitit për mosrealizim qëllimi si dhe mospërputhjet e deklarimeve për likujditetet bankare.

Më konkretisht në vitin 2015, Z. Tahiri deklaron marrjen e një kredie prej 2.1 milionë lekësh për shlyerjen e një detyrimi financiar, e cila është rikthyer në bankë në fund të vitit 2015 për mosrealizim të qëllimit. Subjekti sqaron në ILDKPKI se pas marrëveshjes së arritur në zyrën përmbarimore, detyrimi do të shlyhet çdo muaj në llogarinë e paditësve.

Sa i përket likujditeteve bankare, Z. Tahiri dhe bashkëshortja e tij i deklarojnë herë si gjendje në fund të vitit dhe herë si shtesa/pakësime krahasuar me deklarimin paraardhës, gjë që e vështirëson kalkulimin e saktë të depozitave bankare.

Sipas analizës kumulative të kryer nga BIRN, subjekti dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me 14.2 milionë lekë likujditete bankare në mesin e vitit 2018, ndërkohë që Z. Tahiri deklaron se zotëron likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata Pas Largimit nga Detyra 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

PD denoncon nga Spitali i Kavajës: Skandali i shitjes së oksigjenit, pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com