• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytjet në Shkodër, Kryemadhi takon Ademin: Qeveria të rishikojë buxhetin

14:35 : 12/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Situata e ditëve të fundit, ku Shqipëria është pothuajse nën ujë, ka nxjerrë në terren edhe opozitën, e cila ka parë nga afër gjendjen, ku edhe kanë denoncuar heshtjen e qeverisë ndaj gjendjen e rëndë, sidomos në veri të vendit. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, paraditen e kësaj të marte ishte në Muriqan, ku zhvilloi një takim pune me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

”Në raste të tilla që qeveria mund të bëjë rishikim buxheti. Sepse duhet parë a e ndihmon qeveria bashkinë tuaj në kuadrin e decentralizimit në thonjëza që kemi bërtit ne aq shumë”,-tha Kryemadhi.

Pjesë nga biseda

Voltana Ademi: Ne shyqyr që kemi sot nivelin e liqenit në një një kuotë të pranueshme, se mund të kishim probleme dhe më të mëdha. Në 2018 kemi qenë më keq, se ne jemi në një situatë 5 ditore, nuk e dimë sesi do të jetë në vijim. Unë mendoj që sa ka filluar. Sepse do mbajë koha për 2-3 ditë por mund të fillojë përsëri. Ne jemi në një zonë ekspansioni që do të thotë nga shkarkimi , prurjet, sigurisht zona e shkarkimit është zona e nën Shkodrës, pra Obot, Ana e Malit, Muriqan, Oblik, pjesa e Dajcit, fusha e Trushaj dhe pjesa, Qas, Velipojë. Është e llogaritur e tillë që e gjithë kaskada do të dalë. Shumë e rëndësishme që të kontrollohet.

Monika Kryemadhi: Si mund të ndihmohen banorët?

Voltana Ademi: Është shumë e rëndësishme të kontrollohet se sot niveli është 7 cm më shumë sesa dje. Dhe do duhet të kontrollojmë në njëfarë mënyrë sepse liqeni nuk mund të shkarkojë kur shpejtësia e Drinit është shumë më e madhe dhe kjo do të varet dhe nga prurjet e liqenit. Por shpresojmë që do të kemi një situatë të menaxhueshme. Nga ana tjetër dëmet janë kryesisht në bujqësi. Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtua në të gjithë këtë territorit. Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu thartë territori. Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit. Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet.

Lexo edhe:

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Monika Kryemadhi: Po edhe informalitetit do ti dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit, ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën. Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike. Dhe ne kemi gabimet tona në momente të caktuara që mbyllim sytë kur duhet ti mbyllim por kjo që thua ti është shumë e mundshme për tu realizuar.

Voltana Ademi: Sigurimi i veçantë për zonat që përmbyten, për zonat e ekspansionit. Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë fermerët blegtorët në territoret e veta.

Monika Kryemadhi: Ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht për këtë gjë dhe kjo është e realizueshme. Nuk ka arsye pse të mos realizohet. Nuk është asgjë dhe kosto është zero për aq sa fiton ti nga gjithë lkjo kasksadë me aq dëme sa ti ke për detyrë ti dalësh për zot banorëve. Dhe që ka efektin zero në buxhet

Voltana Ademi: Unë mendoj që është e pranueshme, ka logjikë, shteti të marrë përsipër riskun. Sepse dëmi më i madh është pjesa që lidhet me tokat bujqësore. Se shtëpitë janë lart. Vetëm në rastin e 2010 që ishte katastrofë e madhe.

Monika Kryemadhi: Në raste të tilla që qeveria mund të bëjë rishikim buxheti. Sepse duhet parë a e ndihmon qeveria bashkinë tuaj në kuadrin e decentralizimit në thonjëza që kemi bërtit ne aq shumë.

Voltana Ademi: Minimalisht dëmshpërblimi është i detyrueshëm, por në momentin që ke një ligj për sigurimin e të gjithë kësaj pasurie pune, patjetër që ajo funksionon në një zinxhir pune. Ndërhyrja e dytë. Ne në Obot kemi pastruar 90 për qind të kanaleve të dyta dhe të treta. Duhet një plan dhe një ndërhyrje për të gjitha kanalet e para kulluese, sepse ne pastrojmë të dytat dhe të tretat, por kur nuk ke të parin, ajo nuk qarkullon dhe shkalla e dëmtimit nga përmbytja, reduktimi i dëmit të përmbytjes varet shumë nga shkarkimi i të gjithë kësaj zone ekspansioni në det. Në qoftë se ne do të bëjmë të mundur hapjen e kanaleve në një plan siç duhet, ose nëse nuk e menaxhojnë dot, e menaxhojmë vetë. Kjo histori duhet ndarë njëherë e mirë, sepse nuk menaxhohet ndryshe në territor. Kjo është shumë e rëndësishme, ne kemi pastruar në Obot, në Muriqan, në Darragjatë, në Dobraç etj. Kur kemi pasur përmbytjet e vitit 2010 është hartuar një plan i Bankës Botërore për shkarkimet në rast të përmbytjeve ekstreme. Por ky projekt do duhet të zbatohet. Unë mbaj mend që nga viti 2013 ne nuk kemi pasur ndërhyrje në infrastrukturë për emergjencat.

Banori: Po a ekziston ligji i digave?

Kryemadhi: Po ekziston si ligj, por nuk zbatohet. Por ka një problem, ata kanë privatizuar hidrocentralet dhe nuk menaxhojnë digat, por nuk ka bashkëpunim mes hidrocentraleve dhe digave. Se kjo kishte ndodhur edhe me Hidrocentralin e Shkopetit.

Etiketa: ademikryemasdhiShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

14:33 : 15/08/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Qëlloi me armë 30-vjeçaren, ja kush është autori i plagosjes në Shkodër

13:46 : 12/08/2025
AKTUALITET

Plagosje në Shkodër, e reja qëllohet me armë nga 34-vjeçari! Ja dyshimet e para

13:37 : 12/08/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:21 : 11/08/2025
Para

Foto/ Messi “mbreti” i dekadës, Ronaldo kalohet edhe nga Pirlo. Renditja e plotë!

TË GJITHA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com