• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdogani dhe Gulen luftë spitalesh në Shqipëri. Po Rama me kë është?

12:46 : 12/01/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

“Dhurata” e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, për ngritjen e një spitali të ri në qytetin e Fierit, për një periudhë rekord brenda 3 muajve, duket se fsheh një tentativë për të rivalizuar investimet Guleniste në Shëndetësinë shqiptare.

Erdogan “surprizoi” homologun e tij shqiptar, Edi Rama, kur pak ditë më parë deklaroi gjatë një takimi zyrtar mes tyre në Ankara, se qeveria turke do të investojë me urgjencë ngritjen e spitalit në Fier.

Pas “fermanit” të Erdoganit, Rama doli vetë në periferinë rurale të Fierit dhe piketoi po ai vetë zonën më të përshtatshme për ndërtimin e godinës.

Pasi u vendos dhe vendi, kryeministri Rama tregoi edhe disa detaje se si do të funksiojë menaxhimi i këtij Spitali të ri.

Lexo edhe:

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

Në një komunikim mediatik gjatë mesditës së kësaj të Hëne, Rama u shpreh se “Do të jetë një spital (i Fierit), ku Republika e Turqisë do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por dhe për transferimin e teknologjisë”.

Ai vijoi më tej, duke u shprehur se “për një periudhë kohe, spitali do të administrohet nga specialistë turq, do të punësohen natyrisht mjekë dhe infermierë shqiptarë që për një periudhë kohe do të punojnë nën drejtimin e specialistëve turq dhe në fund do të marrin edhe drejtimin e spitalit”.

Pa u mohuar vlerat menaxherëve dhe mjekëve turq, kjo dhuratë “e kushtëzuar” e Erdoganit krijon pikëpyetje mbi qëllimin real të saj.

Natyrisht, për qytetarët shqiptarë, një spital i ri është një vlerë e shtuar, pavarësisht kundërshtive të pronarëve të tokave të piketuara nga Rama në mënyrë “arbitrare”.

Por, fakti që qeveria turke ka kushtëzuar ndërtimin dhe menaxhimin e spitalit të ri të Fierit me administrimin nga persona me shtetësi turke, krijon përshtypjen se ky institucion i ri shëndetësor mund të shërbejë si një “kontrapedal” për investime të tjera turke në Shqipëri, të pavarura nga Erdogani.

Prej shumë vitesh, qeveria e Ankarasë ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të marrin masa dhe të pengojnë investimet e atyre që konsiderohen si interesa të lidhura me Lëvizjen Gulen, të drejtuar nga Fetullah Gulen, një kundërshtar i ashpër politik i kryeministrit aktual turk, Rexhep Taip Erdogan.

Qeveria e Ankarasë është e bindur se multi-miliarderi Gulen ka investuar në Shqipëri, në sektorë të rëndësishëm si në Shëndetësi, Arsim e në industrinë e rëndë.

Pas një goditjeje që morën pak muaj më parë disa institucionet arsimore në Shqipëri, të konsideruara nga Ankaraja si të lidhura me Gulenin, tashmë duket se i ka ardhur radha investimeve private në Shëndetësi.

Menaxhimi i Spitalit të ri të Fierit nga administratorë turq mund të konsiderohet si një hap i parë i sfidës që qeveria e Ankarasë po u bën institucioneve private shëndetësore në Shqipëri.

Erdogan e ka treguar qartë tashmë se ka një ndikim shumë të madh mbi kryeministrin shqiptar Edi Rama, sidomos pas dhuratave të pakursyera për avionë “personal”, me të cilin kreu i qeverisë së Tiranës kryen udhëtimet në vendet e rajonit apo për premtimin për ndërtimin e disa zonave të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Nga ana tjetër, Rama, i cili kërkon me çdo kusht mandatin e tretë qeverisës, ka nevojë ekstreme për një “mbështetës” si Erdogani.

Ndaj, nuk mund të jetë aspak surprizë nëse, pas ndërtimit të Spitalit të Fierit, përfaqësues të qeverisë së Ankarasë të marrin një rol primar në sektorin e Shëndetësisë në Shqipëri, duke sfumuar investimet e deritanishme private në këtë fushë, të cilat, siç pretendojnë njerëzit e Erdoganit, dyshohet se janë të lidhura me Fetullah Gulen.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025
RAJONI

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025
Para

Vaksinimi i mjekëve, ekspertja e ISHP: Po funksionojmë me 15 postacione

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com