Kjo javë fillon këndshëm, ndërsa Mërkuri me Jupiterin formojnë një takim tek Ujori në 11/01 dhe gjithashtu krijimin e nevojës për biseda të bukura dhe komunikim. Në epiqendrën e interesit ndodhen marrëdhëniet shoqërore dhe aspiratat që mund të shfaqen nga përpjekjet kolektive. Në qoftë se dizajni nuk nënshkruhet me metodologjinë, por është e mirëqenë se optimizmi mbizotëron dhe se ekziston një qëndrim i dhembshur dhe i matur në lëvizje të përbashkëta. Vetëm kujdes duhet të tregojnë në lidhje të gjata, pasi nuk do të jetë e lehtë të tregoheni korrekt ndaj çfarë do premtojmë.
Në 12.01, katrori i Mërkurit tek Ujori me Uranin tek Demi i përmbys të dhënat dhe krijon shqetësim dhe mbitension. Të kujdesshëm duhet të jemi për sa ka lidhje me biseda shoqërore dhe komunikime, meqenëse me lehtësi mund të elektrizojnë atmosferën për shkak të mendimeve revoltuese dhe të kokëforta që teprohen. Veçanërisht të kujdesshëm do duhet të jenë përfaqësuesit e dhjetëditëshit të parë të shenjave të qëndrueshme (Demi, Luani, Akrepi, Ujori), pasi kundërshtime dhe ndryshime mund të shfaqen në çështje familjare, personale dhe profesionale.
Në 13.01, realizohet Hëna e re tek Bricjapi ku ndikon rëndësishëm përfaqësuesit e dhjetëditëshit të tretë të shenjave impulsive (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi). Karakteristike e veçantë të Hënës së Re është takimi i Dritave me Plutonin tek Bricjapi ku krijon kushtet e ndryshimeve të rilindjes në një nivel profesional. Ky fillim i ri është i nevojshëm të bëhet me ndjesinë e plotë se erdhi pagesa e vitit për tu ringjallur nga hiri ynë dhe të përparojnë në hapa të reja që do të na japin mundësi të mëdha jetëgjata në fushën e karrierës dhe arritjeve sociale. Nuk përjashtohet të ekzistojnë ngjarje apo propozime ku do të ndryshojnë imazhin tonë publik. Do duhet të jeni të përgatitur dhe të përballemi gjatë me frikërat dhe qëndrimet autoritare të periudhave të vjetra.
Yjet e shumta tek Ujori (Saturni, Jupiteri, Merkuri) formojnë katror me Marsin dhe Uranin tek Demi duke shkaktuar tension dhe shqetësime në lidhje me ambientin shoqëror, financat tona, qëllime të mundshme ku mund të kemi pasur dhe tani ndryshohen. Nuk përjashtohet brenda vështirësive të ekzistojnë mundësi unike që mirë do ishte ti vlerësojnë duke kaluar në një periudhë të re produktive dhe zgjimi të jetës tonë.
Veçanërisht favorizues për çështjet tona sentimentale është trekëndëshi i Afërditës nga Bricjapi me Uranin tek Demi, pasi krijon rrethanat për njohje të zjarrta që do të luajnë rol përcaktues në jetën tonë personale tani e tutje. Për të qenë gjithnjë të informuar, mos harroni të lexoni përditë parashikimet tona ditore të dashur miq.
DASHI
Desh, java do të fillojë astrologjikisht në 12/1, kur dhe do të krijohet katrori midis Marsit, i cili ndodhet tek Demi dhe Saturnin që ndodhet tek Ujori. Ky katror mund të krijojë një nivel vështirësie në bisedat midis miqve, veçanërisht nëse ato lidhen me kërkesa ekonomike dhe strukturore. Mirë do ishte të studionit klimën që ekziston dhe të shihni nëse duhet të përparoni në të tilla çështje. Në 13/1, Hëna e Re që do të realizohet në shenjën e Bricjapit në takim me Plutonin, sjell në sipërfaqe disa çështje profesionale të cilat duhet t’u kushtoni vëmendje.
Dashuria
Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin tek Demi në 13/1 sjell zhvillime të këndshme në çështjet sentimentale. Nëse jeni i lirë, ndoshta shfaqet një interes i ri në ambientin tuaj profesional ose ka shumë mundësi të ekzistojë një flirt i fortë. Nëse përsëri jeni në një marrëdhënie, përpiquni për t’u përqendruar tek arsyet që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë me partnerin tuaj dhe jo në ato vende që mund t’ju bëjnë të nervozoheni. Hëna e Re, e cila do të realizohet tek Bricjapi mund të krijojë një qëndrim shpërthyes gjatë ditëve të para të javës.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet profesionale do gjenden në epiqendrën e interesit tuaj këtë javë, por do të duhet të keni kujdes mënyrën me të cilën i menaxhoni. Hëna e re, e cila do të krijohet në 13/1 tregon se mund të ekzistojnë përplasje midis jush dhe personave që janë në autoritet më të lartë në punën tuaj. Mendohuni me shumë kujdes ato që mund të fitoni por dhe ato që mund të humbisni, përkatësisht sipas lëvizjeve tuaja.
DEMI
I dashur Dem, këtë javë do ta ktheni më shumë vëmendjen tuaj në çështje që lidhen me fushën profesionale, pasi katrori midis Marsit, që ndodhet në shenjën tuaj dhe Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1, ka mundësi të krijojë disa vështirësi. Ndoshta nuk gjeni teren të përshtatshëm për të vepruar në mënyrën që doni çështjet e punës dhe pavarësisht se jeni një shenjë që ka durim, këto ditë duket se nuk do e mbani mend këtë! Ηëna e Re do të realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin mund të sjellë ndryshime të tjera në marrëdhëniet me personat e mjedisit tuaj më të gjerë.
Dashuria
Çështjet tuaja sentimentale mund të shkojnë shumë mirë këtë javë mjafton të keni durim me disa çështje të cilat ka mundësi të shfaqin vështirësi. Nëse jeni i lirë, dhe në qoftë se ju intereson një person i veçantë, mund të vëreni se do të ekzistojnë disa pengesa në qasjen e tij, por nëse keni durim të jeni të sigurt se do të zgjidhen. Trekëndëshi i Afroditit që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet në shenjën tuaj në 13/1, mund të fshehë mjaft surpriza për ju, të cilat do t’ju shpërblejnë. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, nevojitet të jeni të sinqertë me partnerin tuaj, por pa thënë fjalë që mund ta lëndojnë.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet e punës do të shfaqen në fillimet e javës pasi katrori i Marsit me Saturnin krijojnë vështirësi. “Siguria” që keni është qetësia dhe durimi që do të rezultojnë jashtëzakonisht ndihmuese për të mund të kundërpërgjigjeni dhe në detyrimet tuaja profesionale por dhe në tekat e të tjerëve. Shmangni nervozizmin këtë javë, gjë që do të përbëjë një nga elementët tuaja bazike.
BINJAKËT
Ju Binjakë këtë javë do të vëreni se disa çështje të cilat ju kishin shqetësuar në të kaluarën ka mundësi të shfaqën përsëri në sipërfaqe. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori, ndoshta ju ofrojnë kujtime në lidhje me zhvillimin e disa lidhjeve me persona të ambientit tuaj dhe këto duket se do të jenë paksa “të hidhura”. Hëna e re që do të realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin mund t’ju bëjë të veproni me vendosmëri në gjëra që dëshironi të menaxhoni, por tensioni nuk do t’ju ndihmojë t’ia dilni.
Dashuria
Këtë javë, pavarësisht se ekzistojnë shumë kënde të cilat mund të krijojnë vështirësi në rrjedhën e ngjarjeve, ka një kënd pozitiv për çështjet sentimentale, trekëndëshi midis Afërditës që ndodhet tek Bricjapi dhe Uranit që ndodhet tek Demi. Ky kënd do realizohet me saktësi në 13/1 dhe mund të rihapë përsëri një histori sentimentale të kaluarës. Gjithashtu, ka mundësi të zbulojë një fansin tuaj të fshehur apo ndjenjat e një personi për ju. Në rast se ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos lini çështjet e kaluarës të ndikojnë atë që keni ndërtuar me partnerin tuaj deri tani.
Puna dhe Ekonomia
Detyrimet që lidhen me fushën profesionale ka mundësi të jenë të shumta por nuk duket se do të keni humor por edhe durimin që të merreni me to. Katrori i Marsit me Uranin tregon se aksioni juaj në çështje që lidhen me punën do duhet të jetë i përcaktuar pa ndikime sentimentale apo nervozizëm. Mbani distancat e sigurisë nga personat që janë toksikë dhe do përpiqen t’ju ulin humorin tuaj me ato që do t’ju thonë.
GAFORRJA
Ju Gaforre, këtë javë do duhet ti kushtoni kujdes çështjeve që lidhen me grupe dhe organizata ku jeni pjesëtare pasi dhe në disa biseda që do keni me shokë. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 13/1, do t’ju vënë në procedurë t’ju qëndroni pranë personave tuaj të dashur dhe ka mundësi t’ju largojë dhe me disa nga to. Humori i mirë do t’ju ndihmojë shumë dhe zhvillimi i mirë i bisedimeve dhe punëve kolektive. Hëna e re që do krijohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 mund të spostojë klimën e çuditshme dhe në bashkëpunimet tuaja, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm.
Dashuria
Kjo javë ka mundësi të shfaqë ndjenja të cilat “heshtën” periudhën e kaluar dhe ka mundësi të kuptoni se ato fshehin shumë tension. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të njihni një person i cili do “ndryshojë” përditshmërinë tuaj, pasi trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet tek Demi, flet për surpriza dhe ndryshime. Por për shkak se Hëna e re në shenjën e Bricjapit në 13/1 është veçanërisht kërkuese nuk duhet të nxitoheni të dilni në përfundime. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos “rizgjoni” çështje të kaluarës me partnerin tuaj, pasi do jenë ato që do krijojnë debate midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë do duhet ti kushtoni vëmendje bisedave që do keni në lidhje me çështjet profesionale, pasi natyra e këtyre çështjeve mund të jetë e thjeshtë, por bisedat duket se do të kenë një nivel vështirësie. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 flet për disa bashkëpunime të cilat do kenë nevojë për disa ndryshime për të vazhduar të përparojnë. Disa biseda që do keni me kolegë do t’ju tregojnë cilat lidhjet profesionale mund të zhvillohen dhe cilat jo.
LUANI
Për sa ju përket ju Luanëve, kjo javë do keni nevojë të përdorni aftësitë tuaja diplomatike- mjafton të mos harroni sesi ti menaxhoni- për të mundur t’i shmangni disa vështirësi, veçanërisht në çështje që lidhen me çështjet ndërpersonale. Katrori i Marsit që ndodhet tek Demi me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1 mund të sjellë biseda midis kolegësh dhe shokësh të cilat do t’ju sjellin një hidhërim apo mund të krijojnë dhe përplasje. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin tregon se diçka do të ndryshojë përditshmërinë tuaj apo në një çështje pune. Të mbani mend se asnjë ndryshime nuk është i lehtë, por disa janë të nevojshme.
Dashuria
Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë një trazirë në kornizë të përgjithshme për çështjet që lidhen me disa lidhjet tuaja personale. Nëse e keni gjetur tashmë partnerin tuaj, përpiquni të mos e transmetoni nervozizmin tuaj apo ndjenjat që mund të krijohen nga fusha të tjera në lidhjen tuaj, pasi kjo do mund ta ndikojë negativisht. Nëse përsëri jeni beqarë, trekëndëshi midis Afërditës që ndodhet tek Bricjapi dhe Uranit që ndodhet tek Demi është se mund të keni një takim të këndshëm të papritur apo komunikimi me një person i cili do t’ju tërheqë interesin.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet tuaja profesionale do kalojnë t’ju kalojnë ndërmend shumë shpesh gjatë kësaj jave dhe duket se do përqendrohet më shumë në vështirësitë e tyre. Sa më shumë ti “shihni” aq më e vështirë do jetë ti menaxhoni, pasi do duhet të mbani mend se menaxhimi i tyre ka nevojë për distancim për t’i parë gjërat më qartë. Katrori i Marsit- Saturnit nuk do t’ju ndihmojë aq sa në veprimet tuaja, pasi mund të krijojnë disa pengesa.
VIRGJËRESHA
Këtë javë duket se do përqendroheni më shumë në çështjet që lidhen me jetën tuaj personale pasi dhe Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 tregon përkushtimin tuaj tek ajo. Takimi i Hënës së re me Plutonin nuk interpreton lehtësira dhe rezultate pozitive, ndaj do duhet të tregoni shumë kujdes me lëvizjet tuaja. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori në fillimet e javës ndoshta sjell disa pengesa për sa ka lidhje me çështjet e përditshmërisë dhe profesionale.
Dashuria
Hënë e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit e kthen vëmendjen tuaj në çështjet sentimentale dhe nëse jeni beqarë ka mundësi t’ju drejtojë të mendoni pothuajse në mënyrë fiksuese disa situate të cilat ju hidhëruan periudhën e kaluar. Përpiquni të përqendroheni në çështjet e të tashmes dhe mos i luni çështjet e saj t’ju turbullojnë mendimet tuaja. Trekëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Bricjapi me Uranin që ndodhet tek Demi është një pikë pozitive e kësaj jave dhe mund t’ju sjellë ndryshime të këndshme dhe zhvillime pozitive në çështjet sentimentale, nga atje ku nuk e prisnit.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë do dilni të fituar nëse përqendroheni dhe menaxhoni çështjet tuaja të punës që herët, pasi duket se katrori i Marsit me Saturnin do krijojë si kështu ashtu, një vonesë dhe disa vështirësi në to. Për këtë arsye nëse nuk dëshironi të jeni presionin e kohës, përpiquni të mos i lini për moment të fundit, pasi do duhet të keni ndërmend se ndoshta shfaqen dhe disa pengesa të cilat nuk i kishit ndërmend.
PESHORJA
Peshore të dashura, këtë javë do ekzistojnë mjaft situate të cilat do t’ju drejtojnë të “xhindoseni në maksimum” por do duhet të mbani mend se do dilni më shumë të fituar nëse thjesht largoheni. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 12/1 krijon një nivel më shumë vështirësie në çështjet personale dhe sentimentale. Një ditë më pas Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në takim me Plutonin sjell tensione me persona familjarë. Largimi nga “plagë” dhe persona që ju krijojnë nervozizëm dhe ndjeni se nuk mund ti menaxhoni, do jenë shpëtimtare këto ditë.
Dashuria
Çështjet tuaja sentimentale kanë nevojë për kujdes gjatë menaxhimit të tyre këtë javë pasi ngjarjet astrologjike që ekzistojnë mund t’ju shtojnë nervozizëm. Nëse jeni beqarë këto ditë nuk do krijojnë terren të përshtatshëm për tu afruar me disa që ju intereson, por kjo do jetë diçka e përkohshme. Nëse përsëri ndodheni në një lidhje, veçanërisht nëse jetoni me partnerin tuaj, do duhet t’i kushtoni shumë kujdes çështjeve që lidhen me shtëpinë tuaj dhe familjarë, pasi ata mund të krijojnë ambient të përshtatshëm për debate midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë duket se nuk do ti jepni shumë vëmendje çështjeve që lidhen me punën dhe kjo është diçka që duhet të keni kujdes pasi mund t’ju drejtojë të nënvlerësoni disa çështje profesionale. Katrori i Marsit me Saturnin tregon se ndoshta nuk keni dhe ndihmën të cilën llogarisnit se do keni nga persona të caktuar. Mirë do ishte të mbështeteni tek fuqitë tuaja dhe të mos prisni diçka nga askush tjetër.
AKREPI
Për ju Akrep, këtë javë do të ekzistojnë çështje që do t’ju vendosin në procedurë të përplaseni akoma dhe me personat tuaj familjar. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet tek Ujori, tregon se do të jetë i vështirë për të ekzistuar mirëkuptim me të tjerët dhe kjo është diçka që do të duhej të ndiqje gjatë gjithë javës. Hëna e Re do të zhvillohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 në takim me Plutonin, do të “ndryshojë” marrëdhëniet me persona të rrethit të ngushtë, pasi do zbulojë një tjetër person në ndonjë nga këto.
Dashuria
Bisedat që do keni me partnerin tuaj këto ditë mund të përbëjnë terren të përshtatshëm për të krijuar kundërshtime dhe nga mënyra sesi do t’i menaxhoni do varet dhe zhvillimi i tyre. Katrori i Marsit me Saturnin nuk lë shumë hapësira veprimi, ndaj mirë do ishte të bëni një hap pas këtë javë. Nëse jeni beqarë, një bisedë që do keni me një person që ju intereson, do është zbuluese dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni shumë gjëra për këtë.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë ka mundësi të vëreni se nuk keni mbështetjen e personave që ndodhen në ambientin tuaj profesional, diçka e cila qartazi do ndikojë në sjelljen e atyre duke bërë që dhe të ulë dhe interesin tuaj për çështjet e punës. Mirë do ishte të përpiqeni të lini pas ndonjë debat të mundshëm apo ndryshime që mund të keni me disa nga ata dhe të përqendroheni vetëm në çështje që lidhen me punën.
SHIGJETARI
Shigjetarë të dashur, këtë javë do t’ju shqetësojnë veçanërisht disa çështje të cilat ose lidhen me përditshmërinë tuaj ose me çështje të personave tuaj të ngushtë. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit dhe Saturnit që ndodhet tek Ujori tregon se do ekzistojnë biseda të cilat nuk do dërgojnë gjëkundi, ndaj dhe do duhet të ruani një kujdes ndaj tyre. Hëna e re që do realizohet në 13/1 tek Bricjapi në takim me Plutonin, tregon se mund të dilni veçanërisht të fituar nëse përqendroheni dhe merreni me çështjet tuaja ekonomike.
Dashuria
Këtë javë nuk do pranoni lehtë ndonjë mendim të ndryshëm nga i juaji dhe kjo është diçka që mund t’ju dërgojë në përplasje me partnerin tuaj. Veçanërisht gjatë ditëve të para të javës do duhet ti kushtoni shumë kujdes kësaj, pasi një kundërshtim mund të përfundojë në një debat të fortë dhe serioz midis jush. Nëse përsëri jeni beqarë, ka shumë mundësi të pranoni flirtin e një personi dhe kjo do t’ju ngrejë vetëbesimin tuaj, por do nevojiten lëvizje të kujdesshme për tu zhvilluar ashtu si e keni ndërmend.
Puna dhe Ekonomia
Çështjet tuaja profesionale dhe bisedat që do lidhen me skeletin ekonomik të çështjeve profesionale, do kenë nderin e tyre këtë javë. Hëna e re që realizohet tek Bricjapi, tregon se do ekzistojnë mundësi për të rritur të ardhurat tuaja apo për të bërë një marrëveshje të re interesante. Ajo që nevojitet për të arritur është të përshtateni me klimën që ekziston rreth jush por edhe t’i kushtoni vëmendje të dhënave që keni, për të mundur të veproni në mënyrën e përshtatshme.
BRICJAPI
Ju Bricjapë, këtë javë do të duhet ti kushtoni një vëmendje të madhe çështjeve, të cilat lidhen dhe me marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, por edhe ato ekonomike, për të mos dalë të dëmtuar. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin i cili ndodhet tek Ujori, tregon se ndoshta shfaqen disa pengesa për shkak të zhvillimit të një çështjeje tuaj sentimentale. Nga ana tjetër, Hëna e re, e cila do të realizohet në shenjën tuaj më 13/1, në një takim me Plutonin, tregon guxim dhe dëshirë për të arritur çdo gjë që vini ndërmend. Kini kujdes pasi kjo mund të përbëjë shkak për të “presionuar” persona dhe situata.
Dashuria
Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën tuaj këtë javë mund të jetë shumë kërkuese dhe ka mundësi t’ju drejtojë në një sjellje pushtuese përballë partnerit tuaj- nëse jeni beqarë- tek dikush që ju intereson. Por nga ana tjetër në kombinim me trekëndëshin midis Afërditës që ndodhet dhe ajo në shenjën tuaj dhe të Uranit që ndodhet tek Demi, tregon se nuk ka mundësi të mos arrini çdo gjë që vini ndërmend. Për të ruajtur balancat do të jetë vështirë por edhe shpëtimtare për zhvillimet në çështjet tuaja sentimentale.
Puna dhe Ekonomia
Punët dhe detyrimet ecin mirë këtë javë vetëm që mendja juaj duket se do ndodhet në çështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe jo çështjet që lidhen me punën! Pavarësisht kësaj, do duhet të jeni të kujdesshëm veçanërisht nëse menaxhoni çështje ekonomike apo nëse këto ditë keni një bisedë nga e cila do varet e ardhmja e një marrëveshje ekonomike.
UJORI
Ujorë këtë javë mund të mos ekzistojë zhvillimi që dëshironi në çështjet profesionale dhe personale ndaj dhe do duhet të keni durim. Katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Demit me Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj, nuk krijon terren të përshtatshëm për të vepruar në çështje të caktuara. Kini kujdes çështje të veçanta që lidhen me çështjet familjare apo pasuritë e paluajtshme pasi atje ka mundësi të krijohen më shumë pengesa. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapi në 13/1 tregon prapaskena, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm me cilët i ndani të rejat tuaja.
Dashuria
Çështjet tuaja sentimentale do t’ju mbajnë veçanërisht të zënë këtë javë pasi ndoshta ndjeni se nuk e keni mënyrën për të menaxhuar disa nga to. Katrori i Marsit me Saturnin do krijojnë disa pengesa në ato që dëshironi të bëni dhe nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni kujdes aq sa atyre që doni ju aq edhe atyre që dëshiron partneri juaj. Nëse jeni beqarë, mos u nxitoni të përralloni gjëra rreth një personi që jeni njohur së fundmi, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për qëllimet e tij!
Puna dhe Ekonomia
Disa plane që lidhen me punën dhe çështjet tuaja profesionale do nevojitet të presin pasi këtë javë ka mundësi të mos ekzistojë hapësira e përshtatshme për të mundur ti përmbushni. Katrori i Marsit me Saturnin tregon disa pengesa të cilat do krijojnë vonesa dhe nuk përjashtohet të krijojnë dhe kundërshtime midis jush dhe disa personave që ndodhen në ambientin tuaj profesional. Sa ditët kalojnë, do ekzistojë më shumë liri veprimi.
PESHQIT
Për Peshqit, këtë javë do nevojitet ti kushtojnë shumë vëmendje çështjeve që ekzistojnë akoma të lëna pezull nga e kaluara pasi ato do t’ju tërheqin interesin tuaj. Katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Demit dhe Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit mund t’ju krijojë hapësirë të përshtatshme për kundërshtime me persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë për shkak të çështjeve të kaluarës. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Bricjapit në 13/1 do t’ju vënë në procedurë të shihni me kujdes lidhjet me persona shoqërorë, pasi do të ndryshojë “thelbi” në disa prej tyre.
Dashuria
Çështjet tuaja sentimentale do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm këtë javë, ndoshta do të ekzistojnë çështje të cilat do t’ju kthejnë disa lëvizje që keni bërë në të kaluarën. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, tani është momenti përshtatshëm për tu përqendruar në të, dhe ti kushtoni kohë vetes dhe partnerit tuaj. Një bisedë “gjithëpërfshirëse” dhe sinqeriteti, do përbëjnë elementët shumë ndihmues midis jush. Nëse përsëri jeni beqarë, do afroheni më pranë me një person i cili deri tani ishte shoku juaj, por tani ndoshta bëhet partner.
Puna dhe Ekonomia
Punët, detyrimet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me përditshmërinë do t’ju vënë në procedurë të veproni, për të menaxhuar disa nga të mësipërmet. Sigurisht do duhet të keni ndërmend se aksioni juaj këtë javë nuk do jetë çështje e lehtë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë persona të cilët do përpiqen t’ju pengojnë. Përgjigjja më e mirë në këto është të përqendroheni tek “qëllimi” juaj dhe të mos i kushtoni rëndësi në çdo gjë tjetër.