• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pirroja i Greqisë dhe kokteji maltez 30 milionë euro i Portit

15:35 : 06/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED

Nga Klodian Tomorri

Për herë të parë, emri i Pirro Vengut u bë i njohur për publikun, kur e thirrën ushtar në Greqi. Me nënshtesëi greke, në atë kohë Zoti Vengu mbante postin e shefit të kabinetit në Ministrine e Jashtëme të Shqipërisë. Lajmi bëri bujë, por pasi i shpëtoi shërbimit ushtarak në Greqi, karriera e Vengut do të lulëzonte edhe më shumë në Shqipëri.

Fillimisht, në vitin 2017, zoti Vengu u emërua drejtor i zyrës së antikorrupsionit në kryeministri. Më pas në tetor të vitit 2019, ai u emërua në krye të Autoritetit Portual në Durrës. Pasi mësoi zanatin e antikorrupsionit në kryeministri, tashmë djaloshi me nënshtetësi greke do të mësonte atë të tenderave pa garë.

Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, Autoriteti Portual i Durrësit hapi një tender 3.7 miliardë lekë ose 30 milionë euro për të transferuar ngarkim-shkarkimin e kontenierëve të mallrave në portin e Durrësit te privati për 5 vjet. Në fakt, ky është një koncesion i maskuar, që privatizon buxhetin e Autoritetit Portual të Durresit, ndërsa procedura e prokurimit një aferë kamikazësh.

Sipas ligjeve në fuqi, çdo proçedure prokurimi me vlerë mbi 1 miliardë lekë duhet të jetë e hapur dhe ndërkombëtare. Autoriteti Kontraktor është i detyruar që pasi të shpallë garën të bëjë njoftim në gazetat ndërkombëtare dhe të vendosë një afat të paktën 52  ditë për dorëzimin e ofertave, për t’u lënë kohë sa me shumë kompanive që të marrin pjesë në tender. Kjo rrit konkurrencen në tender dhe ul koston që paguajnë qytetarët.

Lexo edhe:

Shtohen të rinjtë me probleme në shikim

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

Por në vend të tenderit të hapur ndërkombetar, Autori Portual i Durrësit zgjodhi një procedure të kufizuar, thuajse prokurim të drejteperdrejtë, me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njoftoi kompanitë të shprehin interes, dhe më pas përzgjodhi fituese kompaninë malteze, Hili Company Limited.

Sipas dokumentave, kompania e përzgjedhur do të menaxhojë dhe operojë terminalin e kontenierëve për 5 vjet dhe për këtë shërbim do të paguhet 30 milionë euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk bën asnjë investim dhe asnjë shpenzim mirëmbajtje të infrastrukturës së Portit.Thjesht ngarkon-shkarkon kontenierët dhe paguhet me shifren e majme nga Autoriteti Portual, ndërkohe që investimet dhe mirëmbajtjen do e kryejë vetë Autoriteti me para publike. Kjo e bën koncesionin praktikisht një instrument të transferimit të parave publike në llogari private.

Në vitin 2018, fitimi i terminalit të konteniereve ishte sipas të dhenave zyrtare 3.7 milionë euro. Përmes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 6 milionë euro në vit. Ky është një mekanizëm i paster i transferimit të parasë publike në llogari private. Shkurt përmes këtij koncesioni të maskuar, qeveria ka privatizuar buxhetin e Autoritetit Portual. Ky ishte koktejli 30 milionë euro i koncesionit të kontenierëve. Cështja është ku po shkojnë paratë?

Fituesja formale e kontratës, Hili Company Limited, zotërohet nga Marin Hili, një biznesmen me lidhje shumë të fuqishme në politikën e Maltës. Shpesh zoti Hili është akuzuar nga mediat malteze se ka qenë në qendër të disa pazareve më të mëdha korruptive, si privatizimi i bankës më të madhe malteze Mid-Med Bank apo për pazare the tjera gjatë kohës që drejtonte shoqërinë publike Malta Freeport në konflikt të plotë interesi. Por sado i fuqishëm në Maltë, rruga e Hilit në Tiranë është shtruar nga sekserët vendas.

Jo zyrtarisht, flitet se fijet e kontratës 30 milionë euro të Portit shkojnë shumë lart në grupin parlamentar të maxhorancës. Në tortë thuhet se ka pjesë gjithashtu kompania e një deputeti të Partisë Socialiste dhe një personazh hije pranë kryeministrit, që promovon Shqipërinë në tregun ndërkombëtar. Sigurisht, këto janë lidhje shumë të vështira për t’u provuar. Por, e sigurtë është se kontrata 30 milionë euro e portit është një aferë e paster në të gjitha drejtimet. Nga procedura e kufizuar, tek objekti dhe më pas tek shuma e majme 30 milionë euro.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtohen të rinjtë me probleme në shikim

15:55 : 16/09/2025
BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

15:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025
BOTA

Trump: Kolumbia dhe Venezuela kanë dështuar në luftën kundër trafikut të drogës

15:35 : 16/09/2025
BOTA

Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës

15:30 : 16/09/2025
Para

Anila dhe Ardit Gjebrea festojnë 30-vjetorin e martesës, ja dhuratat që kanë shkëmbyer

TË GJITHA

Shtohen të rinjtë me probleme në shikim

15:55 : 16/09/2025

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

15:41 : 16/09/2025

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025

Trump: Kolumbia dhe Venezuela kanë dështuar në luftën kundër trafikut të drogës

15:35 : 16/09/2025

Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës

15:30 : 16/09/2025

Rrugë me pengesa nga Bashkia e Tiranës/ Të thyejmë kokën, këmbët, ç’të mundemi të qytetarit

15:23 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com