• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Balotazhi në Xhorxhia: Garë e ngushtë mes kandidatëve

09:37 : 06/01/2021
në BOTA

Rezultatet e dy zgjedhjeve të balotazhit në shtetin e Xhorxhias në SHBA për ulëse në Senat, që do të përcaktojë ekuilibrin e fuqisë në Uashington, janë shumë afër shpalljes së tyre.

Me 98 për qind të votave të numëruara, demokrati, Raphael Warnock ishte përpara senatores, Kelly Loeffler me më pak se një pikë, dhe në balotazhin tjetër, demokrati, Jon Ossoff dhe senatori republican, David Perdue janë në barazim.

Agjencia Reuters raporton se demokrati, Raphael Warnock, ka fituar në balotazhin e ashpër për ulëse në Senatin Amerikan në shtetin e Xhorxhias duke e mundur republikanen, Kelly Loeffler.

Por, cila parti do të kontrollojë senatin mbetet ende e paqartë pasi rezultatet e balotazhit të dytë ende nuk dihen.

Numërimi i votave pritej të vazhdojë më 6 janar. Zyrtarët kanë paralajmëruar se rezultatet mund të mos dihen për disa ditë, pasi qarqet duhet të numërojnë një numër të madh fletëvotimesh përmes postës.

Lexo edhe:

Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji elektrike

Gjyqi i parë penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm

Balotazhet në Xhorxhia janë shumë të rëndësishme për kontrollin e Senatit amerikan.

Nëse demokratët fitojnë të dyja ulëset, Senati do të ndahet 50-50, dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, që gëzon të drejtën e votës mund t’i sigurojë demokratëve kontrollin e Senatit. Demokratët tashmë kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sigurimi i një shumice në Senat do të rrisë shanset që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të jetë në gjendje të shtyjë përpara agjendën e tij legjislative. Republikanët duhet të fitojnë vetëm një nga garat për të mbajtur pushtetin.

Këto zgjedhje në Xhorxhia kanë nxjerrë në pah ndasitë e ashpra politike dhe kanë mobilizuar të dyja palët, si në asnjë garë tjetër për ulëse në Senatit në vitet e fundit.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe ai aktual, Donald Trump, bënë fushatë në këtë shtet më 4 janar, duke shpresuar që të mblidhnin votuesit në qendrat e votimit nëse ata nuk kishin hedhur votat e tyre me postë ose në votime të hershme.

Biden ka thënë se banorët e Xhorxhias mund ta modelojnë SHBA-në për vitet që do të vijnë.

Trump, në anën tjetër, u ka thënë votuesve të tij se është “shansi i fundit për ta shpëtuar Amerikën” që duan.

Republikanët Kelly Loeffler dhe David Perdue aktualisht mbajnë dy vendet e Xhorxhias në Senat.

Republikanët aktualisht kanë 52 nga 100 vendet e Senatit./rel

Etiketa: balotazhiXhorxhia

Lajme të lidhura

BOTA

Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji elektrike

21:31 : 02/10/2024
BOTA

Gjyqi i parë penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm

19:34 : 15/02/2024
Lajmet e Dites

Gjyqi i Donald Trump në Xhorxhia pritet të zgjasë katër muaj

21:19 : 06/09/2023
BOTA

Fotoja nga burgu i Xhorxhias, Trump mbledh 7,1 milionë dollarë në pak ditë

21:19 : 27/08/2023
BOTA

“Senatori Graham duhet të dëshmojë në hetimin për zgjedhjet në Xhorxhia”

23:04 : 15/08/2022
BOTA

Balotazhi në SHBA, Biden dhe Trump fushatë në orët e fundit para zgjedhjeve kritike

09:59 : 05/01/2021
Para

Reperi i njohur padit Nicky Minaj dhe kërkon dëmshpërblim me një vlerë marramendëse

TË GJITHA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

21:49 : 11/08/2025

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025

Nico Williams ka një klauzolë të re, zbulohet shifra e caktuar në kontratë

21:42 : 11/08/2025

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com