• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet/ Abazi: VV nuk do të garojë si parti, por anëtarët do të jenë kandidatë

21:51 : 04/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur strategjinë e saj sesi do ti përqaset kësaj beteje elektorale.

Boiken Abazi, kreu i LVV në Tiranë, i ftuar në Rtv Ora tha se lëvizja e tyre nuk do të regjistrohet si subjekt politik por do të mbështesin iniciativa qytetare për të çuar përpara kandidatë nga zgjedhësit.

Abazi: Nuk do të regjistrohemi si subjekt politik në kuptimin e një partie politike. Synimi ynë është të nxisim, mbështesim iniciativa qytetare që me kodin zgjedhor njihen si subjekte zgjedhore që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit. Synimi ynë në 12 zona zgjedhore ne të mbëshesim grupe qytetarësh që çojnë përpara një kandidaturë të një personi që është i pakorruptuar, pajtohet në vijat e përgjithshme dhe me programin dhe projektin e VV, ku nga njëra anë kemi çështjen kombëtare dhe nga ana tjetër modelin e sistemit ekonomiko-politik të shtetit zhvillimor.

Abazi i sheh të ndërlidhura zgjedhjet në dy anët e kufirit, Shqipëri dhe Kosovë.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e para, thotë ai, dhe fryma e entuziazmit do të vijë dhe në Shqipëri.

Lexo edhe:

Boiken Abazi: Më preku varfëria e madhe e qytetarëve

Kandidati i VV për Tiranën Boiken Abazi prezanton 13 pikat e programit

Abazi nuk ka asnjë dyshim se VV në Kosovë siguron 61-65 deputetë nga 100 deputetë që janë të caktuar për partitë shqiptare, pasi 20 janë për minoritetet.

Abazi: Zgjedhjet në Kosovë do të jenë para zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne e dimë kush do ti fitojë. Pritet një fitore bindëse e VV me mbi 51% të votave dhe mbi 61 deputetë. Ajo fitore do të sjellë dhe një valë entuziazmi për angazhim.

Boiken Abazi tha se edhe vetë anëtarët e VV, përfshirë vetë atë, do të jenë kandidatë për deputetë në 25 prill, por për të mësuar se  në cilat qytete do të garojnë do të duhet të presim mesin e janarit.

Abazi: Në kodin zgjedhor, zonat elektorale më të mëdha se Tirana që ka mbi 300 mijë votues, një iniciativë qytetare duhet të grumbullojë 3000 nënshkrime për zyrtarizimin e një kandidature. Në zona të vogla si Kukësi, mjaftojnë 800-900 nënshkrime. Jemi të hapur për cilëndo zonë. Nuk themi se do të garojmë në 12 zonat, duhet të vijë nga poshtë-lart si kërkesë. Do të jemi të gatshëm të mbëshesim në të gjitha mënyrat, por edhe ne vetë si anëtarë të VV do të garojmë në këto zgjedhje. Kolegët më kanë kërkuar të kandidoj dhe kam pranuar por nuk kemi vendosur ende ndarjen sipas zonave. Kjo është diçka që do ta bëjmë brenda mesit të muajit janar, do ti drejtohemi dhe KQZ.

Këto zgjedhje shihen si një lloj testi nga LVV përpara se të garojë zyrtarisht si parti politike.

Abazi: Kur themelohet një subjekt politik të ketë një program të detajuar dhe struktura të forta në terren. Kjo qasje që kemi zgjedhur për zgjedhjet e 25 prillit është mundësia të konsolidohet programi dhe struktura që pas këtyre zgjedhje të krijojnë një subjekt politik dhe një lëvizje të gjerë shoqërore e gatshme për të marrë pushtetin në zgjedhjet që mund të ndodhin mbase dhe pa e mbyllur një mandat të plotë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri do të krijojnë një situatë të re politike, jemi në një epokë të re për shqiptarët me një mundësi të artë dhe me ndryshimet në nivel ndërkombëtar që kanë ndodhur në SHBA. Ky katër vjeçar është një mundësi tejet e mirë për shqiptarët kudo që të çojnë përpara çështjen kombëtare që nuk lidhet vetëm me bashkimin, por edhe me mbrojtjen  e detit Jon, edhe me përballimin e pandemisë, ndryshimin e një modeli ekonomik.

Pyetjes nëse Albin Kurti do të përfshihet në fushatën elektorale të LVV në Shqipëri, ai i dha këtë përgjigje:

Abazi: Nga të gjithë informacionet qe kemi partitë e regjimit të vjetër në Kosovë por edhe partitë këtu në Shqipëri kanë ndikuar drejtëpërdrejtë me njerëz, me financa, me sondazhe në zgjedhjet në Kosovë apo Shqipëri. Dallimi është se ne gjërat i bëjmë hapur. Nëse do të ketë përfshirje ajo do të jetë publike. Nëse Albin Kurti do të vendosë të vijë në një tubim elektoral këtu do ta marrin vesh të gjithë. Kurti për më tepër është edhe nënshtetas i Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: abazi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Boiken Abazi: Më preku varfëria e madhe e qytetarëve

17:19 : 02/05/2021
AKTUALITET

Kandidati i VV për Tiranën Boiken Abazi prezanton 13 pikat e programit

19:25 : 27/03/2021
Para

Dy tablotë e motit në janar/ Ja çfarë ndodh këtë muaj me kohën

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com