Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja dhe masakrimi që iu bë çiftit shqiptar nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho.
Policia italiane arrestoi durrsaken Elona Kalesha, 36 vjeç, si autoren e krimit, por ajo referuar përgjimeve të zbardhura nga mediat italiane, ka hedhur akuza se autor i kësaj ngjarje, është djali i tyre, Taulant Pasho,
“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”.
Nga përgjimet, Kalesha akuzon Taulantin se në të kaluarën ka qenë i dhunshëm me ta, madje ajo ka theksuar se i biri i kishte tërhequr zvarrë me motor më herët prindërit e ndjerë.
Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thekson asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm.
Nga ana tjetër, hetuesit publikojnë dhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vittoria dhe Dorina, ku e para thotë se “Vrasësja është Kalesha.” “Unë i thashë familjes Kalesha”.
Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se: “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”.
Më tej mediat italiane shkruajnë se ditën e djeshme karabinierët bënë një “vizitë në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.
Shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, do të dalë para gjykatës, më datë 8 Janar.
Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.
Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që prej 2 Nëntorit 2015.