• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutoi dy motrat, si ndryshoi akuza ndaj autorit/ Dëshmia për lidhjen dhe dyshimet

15:28 : 02/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën ndaj Përparim Ademit, i cili ekzekutoi brenda banesës së tyre dy motra, në ditën e fundit të vitit 2020. Fillimisht ndaj Ademit u ngrit akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndërsa sot, sipas avokatit mbrojtës, Arben Gramo, iu komunikua akuza “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Avokati, në një prononcim për mediat, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Ademin, 59 vjeç, tha se gjendja e klientit të tij, i cili vrau dy motrat është e rënduar dhe se e ka pranuar krimin edhe në gjykatë.

“Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit. Është një ndër veprat më të rënda të Kodit Penal. Vetë personi e ka pranuar. Për cilësimin ligjor nuk kemi qenë dakord. Është akuzuar fillimisht për vrasje në “rrethana cilësuese”. Ai është i martuar, shoqëria jonë nuk e pranon poligaminë dhe cilësimi ligjor duhet të jetë në bazë të nenit 79.

Prokuroria ka ndryshuar versionin, e cilëson vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai i ka pranuar të gjitha versionet.

Në vazhdimësi do të shikojmë, është i rënduar nga ana psikologjike. Shëndeti i tij nuk është i mirë. Për këtë fazë kaq mund të them”, tha ai.

Lexo edhe:

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gjykata e le në burg, akuzohet dhe për drogë

Si ndodhi krimi?

Paraditen e 31 dhjetorit, në zonën e Astirit në Tiranë, u ekzekutuan me një armë automatike, dy motra. Autori Përparim Ademi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda.

Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ishin duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është Ademi, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Kristina dhe Zhaneta. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitë

Përparim Ademi, 59-vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Tela ka pranuar që para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, është lidhur me motrën tjetër Zhanetën.

Po ashtu, 59-vjeçari ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Ajo ka shtuar se ka pasur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Përparimi ka pranuar se krimi ndodhi për arsye xhelozie sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.

Vrasja ndodhi më 31 dhjetor, në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën.

Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit.

Etiketa: ademimotravrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gjykata e le në burg, akuzohet dhe për drogë

11:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

11:21 : 17/10/2025
BOTA

Rusët i dorëzojnë SHBA-së “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t

19:29 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

12:22 : 16/10/2025
KRONIKE

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit/ Dy 22-vjeçarë në pranga, fajësojnë njëri-tjetrin për krimin

10:11 : 15/10/2025
Para

Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 229 raste të reja/ 4 pacientë humbasin jetën

TË GJITHA

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

13:41 : 20/10/2025

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

13:31 : 20/10/2025

Kërkohej në Kosovë për mashtrim, kapet në Muriqan 31-vjeçari

13:30 : 20/10/2025

Aksident në Bypass-in e Fierit, përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

13:26 : 20/10/2025

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

13:12 : 20/10/2025

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com