• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votat e emigrantëve, Majko: Detyrim ligjor, ç´lidhje ka adresa e banimit

15:30 : 30/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Emigrantët, referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kanë të drejtë që të votojnë për zgjedhjet e 25 prillit, nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Diasporës Pandeli Majko, ndezi debatin mbi të drejtën e votës së emigrantëve, të cilët ende nuk kanë deklaruar adresën e tyre të banimit.

“Është krijuar një kakofoni. Duket sikur po të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt. Sistemi që do të krijohet pranë KQZ-së, sipas modelit të një shteti më të ri të rajonit, Kosovës, është me aplikim sipas shtetasve tanë jashtë vendit, të cilët aplikojnë me pasaportë apo me kartë identiteti dhe kjo krijon listën e votuesve dhe jo e kundërta”, tha Majko në një mbledhje në Komisionin për Diasporën dhe Emigrantët, më datë 21 dhjetor.

Menjëherë pas saj, foli dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i cili u shpreh se emigrantët mund të votojnë duke deklaruar vendbanimin e tyre përmes portalit e-albania dhe se asnjë emigrant vendbanimi i të cilit nuk është i regjistruar nuk mund të ketë të drejtën për të votuar.

Por ministri Majko në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje duke u shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar.

Lexo edhe:

Dekreti për bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk i vëmë në diskutim vendimmarrjet e Presidentit

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

“Ndryshimi i Kodit Zgjedhor e ka bërë votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit një detyrim ligjor.

Nga përfaqësues të strukturave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve po vinë deklarime kontradiktore. Dje anëtari i KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) bëri në media komentin se “…Objektivisht është e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon. Aludimi për mohimin e të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit me arsyetimin e mosregjistrimit të adresës është i qartë në paqartësi”, shprehet Majko.

Sipas tij, çdo emigrant që ka marrë kartë apo pasaportë biometrike ka të drejtë të aplikojë për ndryshim vendbanimi në regjistrin e gjendes civile. Majko gjithashtu ka sqaruar dhe deklaratën e tij, shkëputur nga mbledhja e komisionit për diasporën në 23 dhjetor.

“Me shkresën e datës 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju drejtua me shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile për identifikimin e shtetasve që banojnë jashtë vendit.

Kjo është një lëvizje e duhur ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo vlerëson se e drejta e votës lidhet VETEM me regjistrin e gjendjes civile. Çdo tentativë për të bllokuar aplikimin e të drejtës së votës të shtetasve jashtë vendit me justifikimin se nuk janë regjistruar “të gjitha” adresat do të ishte moszbatim i një detyrimi ligjor të Kodit Zgjedhor.

Një koment i imi në mbledhjen e fundit të nënkomisionit të diasporës dhe migracionit u hoq nga konteksti në disa media dhe më nxori në “konkluzionin” e çuditshëm se “… votimi nuk ka nevojë për regjistrimin e adresave…”(!) Në Kuvendin e Shqipërisë është i regjistruar i gjithë procesverbali e mbledhjes në fjalë. Ky fakt më “përplasi”, sipas medias, edhe me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Padiskutim, adresa jashtë vendit është e nevojshme për votimin pasi aty do të trokasin për të marr zarfin e votës”, shprehet Majko

Ndërkohë ministri i Diasporës nxjerr në pah dhe problemet që duhet të marrin zgjidhje në lidhje me votimin e shtetasbve shqiptarë që punojnë apo jetojnë Shqipërisë.

“Me trajtimin sipërfaqësor të Ligjit Nr. 14/2016 imagjinoni që një shtetasi që sapo ka marrë pasaportën, përshembull në Greqi, ti kërkosh të aplikojë sërish tek e-albania për të pasur të drejtën e votimit…(!)

Kush kërkon një regjistrim të ashtuquajtur të “plotë” të adresave të shtetasve jashtë vendit për tu “dhuruar” pastaj të drejtën kushtetuese të votës gabohet. E drejta dhe procedura nuk kanë konflikt. Regjistrimi i “plotë” i adresave do kthehet shpejt në një çështje e cila do të diskutojë edhe vetë kredibilitetin e zgjedhjeve.

Pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, shtetasit të cilët konfirmohen nga regjistri i gjendjes civile se banojnë jashtë vendit duhet të largohen nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit.

Shtetasit që banojnë jashtë vendit, janë subjekt i një liste tjetër zgjedhore. Nga kjo listë, do të krijohet lista e votuesve jashtë vendit. Ajo do të krijohet pasi çdo shtetas nga lista e shtetasve jashtë vendit aplikon personalisht pranë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë aplikim, sërish, do të jetë detyruese adresa e banimit jashtë vendit”, sqaron Majko.

Etiketa: celibashiMajkovotat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekreti për bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk i vëmë në diskutim vendimmarrjet e Presidentit

13:34 : 03/10/2025
AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i votave/ KAS i kërkon Celibashit që të nisë hetim ndaj numëruesve

16:29 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Paloka: “Treni Bullgar” evidentim i votës së blerë, Task – Forca u përdor kundër opozitës

15:57 : 25/06/2025
AKTUALITET

11 maji/ Celibashi u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

15:52 : 25/06/2025
Para

Ekzekutimi i 2 biznesmenëve në Laç, Prokuroria merr të pandehur 4 persona

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com