• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Balotazhi në Xhorxhia, një garë politikisht e rëndësishme

23:21 : 30/12/2020
në BOTA

Zgjedhjet e raundit të dytë në shtetin amerikan të Xhorxhias kanë implikime të thella për demokratin Joe Biden, i cili do të betohet si president më 20 janar. Dy vendet e Senatit që do të përcaktohen nga kjo garë, do të vendosin se kush do ta ketë aty kontrollin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan shpjegon.

Votimi i hershëm është duke u zhvilluar në balotazhin e Xhorxhias. Dy vende të Senatit janë ende të papërcaktuara pasi askush nga kandidatët nuk arriti të siguronte shumicën në zgjedhjet e nëntorit.

Balotazhi është më 5 janar.

Presidenti në largim Donald Trump ka bërë fushatë në emër të kandidatëve republikanë.

“Votuesit në Xhorxhia do të përcaktojnë se cila parti drejton çdo komision, përpilon çdo legjislacion, kontrollon çdo dollar të taksapaguesve.”

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Gara është e fortë.

Senatorja aktuale republikane Kelly Loeffler është e mbërthyer me pikë të barabarta në sondazhe kundrejt kandidatit demokrat Raphael Warnock.

Sipas sondazheve, gara midis kandidatit demokrat Jon Ossoff dhe senatorit aktual republikan David Perdue është gjithashtu e ngushtë.

Ndërsa demokratët vazhdojnë të mbajnë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve … republikanët kontrollojnë Senatin. Rezultatet më 5 janar mund t’i japin fund këtij kontrolli në seancën e ardhshme të Kongresit.

“Nëse demokratët i fitojnë të dyja vendet, do të ketë 50 republikanë dhe 50 demokratë”, thotë Sherry Bebitch Jeffe, analiste politike.

Dhe demokratja Kamala Harris, e cila do të betohet si nënpresidente e SHBA, do të ketë mundësinë të votojë për të miratuar çdo masë në rast të një barazimi.

Fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në Xhorxhia në nëntor ndryshoi prirjen e këtij shteti jugor që ka votuar gjithmonë një republikan për president.

“Kjo është një fitore e madhe për demokratët. Edhe dalja në dy balotazhe, edhe pse ka pak mundësi që demokratët të fitojnë të dyja vendet, është një shenjë që tregon se Xhorxhia po lëviz së bashku me pjesët te tjera të Jugut, drejt një koalicioni të ri”, thotë Raphael Sonenshein me institutin Pat Brown.

Një koalicion i afrikano-amerikanëve, të bardhëve, aziatikëve dhe hispanikëve në qytete dhe periferi.

Por gara do të përcaktohet nga ata që dalin për të votuar.

“Demokratët po veprojnë me guxim, duke trokitur në çdo derë, madje edhe në kohë pandemie”, thotë analistja Sherry Bebitch.

Republikanët kryesojnë në grumbullimin e fondeve ndërsa mbetet për t’u vendosur beteja e fundit e këtyre zgjedhjeve të trazuara./VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Pozicioni i gabuar i Mbretërisë së Bashkuar për vaksinën AstraZeneca ngre pikëpyetje

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com