• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

09:50 : 28/12/2020
në AKTUALITET, VETTING
Adriano Dyrmishi në seancë dëgjimore

Adriano Dyrmishi në seancë dëgjimore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Adriano Dyrmishi.

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.

Dyrmishi u përball të enjten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Procesi i vetingut për prokurorin Dyrmishi u kryhe nga trupa gjykuese e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamundësi për blerjen e një autoveture, konstatim që u kundërshtua nga prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi. Një raport i DSIK për papërshtatshmërinë Dyrmishit është përmbysur nga Komisioni që e ka gjetur të pabazuar në prova.

Seanca dëgjimore

Lexo edhe:

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Relatori Lulzim Hamitaj renditi verifikimin e kryer nga Komisioni për pasurinë që zotëron prokurori Dyrmishi, një autoveturë tip Audi dhe gjendjen cash të krijuar nga një dhurim i prindërve të tij në vitin 2009.

Komisioni konstaton pamundësi për blerjen e autoveturës tip Audi në vitin 2015 kundrejt vlerës 500 mijë lekë. Trupa gjykuese nuk ka përfshirë në analizën financiare një vlerë 2 milionë lekë të deklaruar nga Dyrmishi si të dhuruar në vitin 2009 nga prindërit e tij. Gjithashtu në seancë u evidentua mospërputhje në deklarimin e burimit të krijimit të kësaj pasurie, pasi në vitin 2015 ishin deklaruar kursimet personale dhe familjare, kurse në deklaratën veting ishte shënuar si burim gjendja cash e krijuar nga dhurimi i prindërve.

Hamitaj tha se nga hetimi ka rezultuar se prindërit kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e vlerës 2 milionë lekë që e kishin përfituar nga shitja e një lokali. Por, sipas Komisionit, Dyrmishi nuk ka deklaruar në vitin 2015 pakësimin e gjendjes cash që përfaqësonte vlerën e dhuruar nga prindërit dhe për këtë arsye kjo shumë nuk është konsideruar si burim krijimi për blerjen e makinës duke sjellë balancë negative në vlerën -379 mijë lekë.

Hamitaj pohoi se edhe nëse do të merreshin parasysh pretendimet e subjektit se si burim për blerjen e mjetit kishte shërbyer vlera e dhuruar nga babai, sërish do të rezultonte me balancë negative.

I pyetur nga Hamitaj, prokurori Dyrmishi e pranoi se nuk e kishte deklaruar pakësimin e gjendjes cash në 2015-ën. “Ashtu si kam shpjeguar, deklarimit të vitit 2015 i mungon një fjali ‘pakësimi i gjendjes cash’”, pohoi Dyrmishi. Ai shtoi se në deklaratat e tjera dhe në atë veting i kishte pasqyruar pakësimet e gjendjes cash. Gjithashtu, deklaroi se nuk kishte mospërputhje dhe shpjegoi se pakësimet e kësaj gjendje cash në vite ishin zëvendësuar me të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes dhe për këtë arsye në vitin 2015 kishte pasqyruar si burime krijimi edhe të ardhurat familjare.

“Theksoj se automjeti u ble me zvogëlimin e gjendjes cash. Kjo vërtetohet në deklarimin e gjendjes cash në deklaratën veting, ku pasqyrohet në shumën 1.4 milionë lekë dhe deklarimin si burim të shumës 2 milionë lekë të dhuruar nga prindërit”, pohoi Dyrmishi dhe theksoi se nuk qëndronte konstatimi i Komisionit se rezultonte me bilanc negativ edhe nëse konsideroheshin burimet e deklaruara prej tij. “Nëse merret parasysh pjesa e vlerës së dhuruar e deklaruar prej meje si burim, rezultoj me balancë pozitive në vlerën 121 mijë lekë. Kam deklaruar me vërtetësi mjetin dhe burimet”, tha Dyrmishi.

Prokurori Dyrmishi shtoi se, edhe nëse do të konstatohej balanca negative vlera ishte e papërfillshme për të sjellë shkak penalizues ndaj tij.

Në seancë u tha se Komisioni kishte konstatuar se Dyrmishi e kishte blerë mjetin më lirë nga sa e kishte blerë po atë vit personi që ia kishte shitur. Sipas Hamitajt, Dyrmishi e kishte blerë në shumën 500 mijë lekë, ndërsa personi që ia kishte shitur, e kishte blerë 7000 euro.

Dyrmishi shpjegoi në seancë se personi që ia kishte shitur mjetin, i kishte dhënë fillimisht si çmim vlerën 5000 euro dhe më pas kishin negociuar lidhur me gjendjen teknike duke u dakordësuar për shumën 500 mijë lekë.

Lidhur me dyshimet e ngritura nga KPK për çmimin real të mjetit, Dyrmishi sqaroi në seancë dëgjimore, se personi që ia kishte shitur mjetin shitësit të tij, e kishte blerë vetë për shumën 5000 euro. “Pra ndryshimi i çmimit është i vogël, nga 5000 euro në 500 mijë lekë”, tha Dyrmishi dhe vijoi shpjegimin se çmimet në tregun e automjeteve të përdorura janë të paqëndrueshme.

Dyrmishi shpjegoi në seancë edhe lidhur me një automjet të blerë prej tij në shumën 250 mijë lekë para fillimit të detyrës. Ai tha se mjeti ishte përfshirë në një aksident dhe pasi kishte qëndruar për disa vite i papërdorur ishte kalbur dhe ishte hedhur. “Nuk është deklaruar në vitin 2017, pasi nuk ekzistonte më”, deklaroi subjekti i rivlerësimit.

Në seancë u evidentua mosdeklarimi gjatë periudhës 2010-2015, i pjesës takuese të bashkëpronësisë së bashkëshortes të një sipërfaqe toke të përfituar nga familja e saj e origjinës në vitin 1995, në cilësinë e familjes bujqësore. Prokurori Dyrmishi shpjegoi se në kohën kur ishte përfituar kjo tokë, bashkëshortja e tij ka qenë e mitur, në moshën 9-vjeçare dhe nuk ka pasur dijeni për pjesën e saj takuese. Ai pohoi se kishte vërtetuar se të gjitha procedurat për legalizimin e kësaj prone ishin kryer nga babai i bashkëshortes dhe se pjesa takuese ishte konstatuar nga noteri kur ata po kryenin aktin e shit-blerjes së kësaj pasurie.

Nga verifikimet e kryera prej KPK ka rezultuar se prokurori Dyrmishi ka pasur në përdorim një apartament në Tiranë për periudhën 2011-2016, pa shpërblim. Hamitaj tha se subjekti ka shpjeguar se apartamenti ka qenë i një miku të familjes, i cili kur është larguar për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, nuk ka preferuar ta lëshojë me qira pasi druhej se mos i dëmtohej. Dyrmishi ka deklaruar para Komisionit se miku i familjes F.D. ia ka lënë në përdorim këtë apartament në mirëbesim. Relatori Hamitaj tha se nga hetimi administrativ nuk janë konkluduar probleme lidhur me këtë konstatim.

Hamitaj tha se analiza financiare për gjithë vitet e verifikuara rezulton pozitive në përgjithësi, veç 2015-ës kur është blerë autovetura tip Audi, kur në fund të këtij viti është konstatuar balancë negative në shumën 342 mijë lekë.

Hetimi i kryer nga Komisioni ka përmbysur raportin e dytë të dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK, që ndryshe nga raporti i parë i vitit 2017 ku nuk janë evidentuar probleme, në 2020-ën ka konstatuar papërshtatshmërinë. Hamitaj tha se në raportin e dytë të DSIK përshkruheshin dyshime dhe kontakte të papërshtatshme të prokurorit Dyrmishi në vitet 2016 dhe 2018 me një person të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Sipas Hamitajt, nga hetimi administrativ ka rezultuar se personi në fjalë nuk rezultonte të kishte qenë i proceduar apo i dënuar për ndonjë vepër penale. “Edhe tre kallëzime që janë kryer ndaj këtij shtetasi nuk kanë qenë për veprat penale që përfshihen në krimin e organizuar dhe ka rezultuar se prokurori Dyrmishi nuk ka pasur lidhje me këto çështje”, pohoi Hamitaj.

Sipas Komisionit, nuk janë gjetur informacione apo fakte që të mund të vërtetojnë kontaktet e papërshtatshme që do të çonin në konstatimin e papërshtatshmërisë për kriterin e figurës.

Prokurori Dyrmishi tha se i dukej tendencioz raporti i dytë i DISK dhe falënderoi Komisionin për hetimin që e konsideroi të thellë dhe të plotë. “Kam një rreth shoqëror të konsoliduar me njerëz të nderuar”, pohoi Dyrmishi.

Ai tha se në rastin konkret kontaktet mund të kishin qenë për shkak të rrethanave rastësore, të punës, miqësore apo të origjinës.

Prokurori u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin. Hamitaj evidentoi tre prej 11 denoncimeve nga publiku, ku në tri raste vendimet e mosfillimit të hetimeve ishin prishur nga gjykata e cila kishte urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore, por që më pas kishte pranuar si të drejtë pushimin e çështjeve në fjalë.

Prokurori Dyrmishi shpjegoi në seancë se vendimet e mosfillimit merren bazuar në ligjin procedural dhe në udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm. “Prishja e këtyre vendimeve dhe urdhërimet hetimore vetëm sa kanë rritur shpenzimet procedurale që janë shpenzuar nga shteti. Në të trija rastet që më janë kërkuar shpjegime është zbatuar me përpikmëri ligji dhe udhëzimet”, tha Dyrmishi dhe shtoi se pas kryerjes së veprimeve hetimore gjykata ka vlerësuar në të njëjtën mënyrë si ai.

Në përfundim të seancës, prokurori Adriano Dyrmishi vlerësoi hetimin e KPK dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. “Mendoj se e meritoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Lajme të lidhura

SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025
BOTA

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025
SPORT

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025
Para

“Tashmë kemi armën për të fituar luftën”/ Itali, deri në prill do vaksinohen 13 mln banorë

TË GJITHA

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com