• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

18:40 : 28/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Në Gjermani debatohet, nëse ata që janë vaksinuar do të gëzojnë më shumë liri se të pavaksinuarit. Që tani shoqëri fluturimesh shprehen se për fluturimet e gjata do kërkojnë test negativ të Coronës apo provë vaksinimi.

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, se ai e refuzon dhënien e të drejtave të posaçme për njerëzit e vaksinuar kundër Corona. “Ne presim në solidaritet, me qëllim që disa të vaksinohen të parët. Dhe ata që nuk janë të vaksinuar presin nga ana tjetër, që të vaksinuarit të tregojnë solidaritet”, tha Spahn për grupin mediatik, Funke Mediengruppe. “Askush nuk duhet të kërkojë të drejta të posaçme, derisa të gjithë të kenë shansin për të pasur vaksinën.” Sipas Spahn është pikërisht kjo përkujdesje e dyanshme që e mban vendin të bashkuar. “Kundër pandemisë ne luftojmë së bashku, dhe do ta mposhtim atë së bashku.”

Më parë ishte ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, që kishte refuzuar privilegjet për të vaksinuarit. “Kjo do barazohej pastaj me një detyrim për vaksinim”, tha politikani kristiansocial Seehofer për gazetën “Bild”. Kundër privilegjeve është shprehur edhe politikani socialdemokrat, ekspert për shëndetësinë, Karl Lauterbach. Privilegje të tilla nuk do ishin “as të kontrollueshme, e as të justifikueshme”, ka thënë ai.

Kurse Frank Ulrich-Montgomery, president i Shoqatës Botërore të Mjekëve në plan afatgjatë është e mundshme, që njerëzit e vaksinuar të gëzojnë të drejta të veçanta. “Për momentin, kur nuk ka vaksinë për të gjithë njerëzit, nuk duhet të lejohet një gjë e tillë”, tha ai për Deutschlandfunk. Por më vonë, kur të gjithë ta kenë shansin për vaksinim, dhe dihet më shumë për imunitetit ndaj virusit në provat e gjakut, atëherë janë të mundura vendimet përkatëse. Montgomery kujton, se disa shtete kanë për shembull ndalime udhëtimi për njerëzit që nuk janë të vaksinuar ndaj etheve të verdha. Apo në Gjermani është vendosur detyrimi për vaksinimin kundër lisë për fëmijët para pranimit në kopsht.

Lexo edhe:

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

UNICEF: Pauza luf*tarake në Gaza, është rënë dakord për vaksinimin e poliomielitit

“Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin”

Në Gjermani në fundjavë filloi vaksinimi kundër virusit Corona. Jens Spahn reagoi edhe ndaj zërave për rritjen e sasisë së vaksinave përmes dhënies së liçencave tek prodhuesit e tjerë farmaceutikë. Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin dhe kërkesat e cilësisë në prodhimin e vaksinës, tha Spahn për Bayerishen Rundkfunk. Me BioNTech dhe Pfizer jemi duke pasur kontakte intensive për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në Gjermani. Sipas Spahn, nëse BioNT fillon në pranverë me prodhimin e vaksinës edhe në Marburg, atëherë do të “rritet shumë shpejt sasia në dispozicion e vaksinave.”

Ndërkohë në Gjermani numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë me ose nga virusi Corona e ka kaluar shifrën e 30.000 vetëve të hënën. Sipas Institutit Robert Koch 30.126 vetë kanë humbur jetën nga virusi. Disa lande gjermane janë shprehur për zgjatjen e masave kufizuese përtej 10 janarit. “Nuk jemi ende në fund”, ka thënë kryeministrja e landit Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig./DW/

Etiketa: privilegjevaksinimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

20:38 : 04/05/2025
BOTA

UNICEF: Pauza luf*tarake në Gaza, është rënë dakord për vaksinimin e poliomielitit

20:16 : 10/10/2024
BOTA

Republika Demokratike e Kongos fillon vaksinimin kundër Lisë së majmunit

16:06 : 06/10/2024
BOTA

Vaksinimi, OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftimet në Gazë

21:39 : 29/08/2024
BOTA

OBSH: Vaksinimi ndaj COVID-19, shpëtoi dy milionë persona nga vdekja

17:06 : 10/08/2024
BOTA

Shpërthimi i kollës së mirë në Çeki, raportohet për tre të vdekur

20:07 : 15/04/2024
Para

Koronavirusi në Itali/ 445 viktima dhe mbi 8 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com