• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Nuk kanë bukë të hanë dhe armatosen’/ Ministri turk provokon sërish: Nuk do tolerojmë

17:24 : 27/12/2020
në BOTA, RAJONI

Përshkallëzohen tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas asaj që citojnë mediat greke, ministri turk i Mbrojtjes, Ulusi Akar është shprehur se, pavarësisht nga gjendja e saj e dobët ekonomike, Greqia është angazhuar në një garë armatimesh.

Por ai thekson se numri i avionëve dhe anijeve që ka në plan të marrë fqinji i tyre, nuk është i mjaftueshëm për t’u përballur me Turqinë.

“Pavarësisht nga problemet, edhe nuk kanë për të ngrënë, pirë, veshur, pavarësisht nga ulja e pagave dhe kostoja e jetesës së popullit grek, ata janë kënaqur në një mënyrë të furishme për armatimet. Blini sa të doni anije, aeroplanë dhe nëndetëse, ato nuk mjaftojnë, – u shpreh Akar. – Nuk janë të mjaftueshme. Çfarëdo që të ndodhë me popullin e dashur grek, do të ndodhë. Fqinjët tanë grekë po ndjekin një politikë të gabuar që do t’i shtojë edhe më shumë peshë ekonomisë së saj tashmë të keqe, do të jetë në dëm të prosperitetit dhe do të përkeqësojë jetën e njerëzve të saj”, shtoi ai.

Ministri turk pohoi se Ankaraja zyrtare po përpiqet të gjejë zgjidhje politike brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mbi bazën e ligjit ndërkombëtar në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro.

Akar theksoi se Turqia është e gatshme për bisedime me Greqinë, përsa i përket kontakteve eksploruese, bisedimeve ushtarake mbi masat e ndërtimit të besimit dhe brenda NATO-s për të mos përshkallëzuar tensionet. “Synimet tona mbi këtë çështje janë jashtëzakonisht të mira”.

Lexo edhe:

Greqia apo Turqia? Ja cili vend është më i fortë ushtarakisht nëse përplasen me njëra-tjetrën

Tensionet në Mesdhe/ Turqia ngre avionët luftarakë dhe paralajmëron Greqinë

Turqia ka kohë që synon të nisë shpimet në det në kërkim të gazit natyror pranë ishullit grek Kastelorizo, por qeveria greke ka bërë të qartë se përpjekje të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek.

Sipas një raporti, një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm pak muaj më parë përmes ndërmjetësimit të kancelares gjermane Angela Merkel, ndërkohë që forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

Etiketa: greqi turqi boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia apo Turqia? Ja cili vend është më i fortë ushtarakisht nëse përplasen me njëra-tjetrën

21:44 : 28/08/2020
BOTA

Tensionet në Mesdhe/ Turqia ngre avionët luftarakë dhe paralajmëron Greqinë

16:39 : 15/08/2020
Para

Sindi tregon çfarë ka përjetuar pasi deklaroi se ishte e virgjër: Kam humbur 7 kg

TË GJITHA

Foto ilustruese

Aksidenti tragjik në Dibër/ Shoferi vdes gjatë transportit për te Trauma, ra me makinë në humnerë

11:50 : 22/07/2025

VIDEO/ U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

11:47 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Dibër/ Makina bie në humnerë, plagoset rëndë shoferi, niset me helikopter drejt Traumës

11:28 : 22/07/2025

Lapaj ‘sfidë’ Shabanit: Të japim dorëheqjen dhe mandati t’i kaloj Greta Ambelit

11:26 : 22/07/2025

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

11:21 : 22/07/2025

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn

11:12 : 22/07/2025

Dështoi të rizgjidhej deputet, Rama emëron Florenc Spahon në krye të QSUT

11:11 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com