Dashi
Mundohuni te tregoheni sa me diplomate sot juve qe jeni ne një lidhje sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat do ju ecin si e keni dëshiruar. Beqaret do jene tërheqës dhe do kenë mundësi te mira për njohje interesante. Shfrytëzojeni secilën. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin ashtu si e kishit menduar. Do arrini
te bëni edhe ndonjë investim me vone.
Demi
Nëse kohet e fundit keni pasur disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj, sot mundohuni ta ndryshoni situatën dhe te harroni gjithçka te keqe qe ka ndodhur. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme edhe pse jo me takime impresionuese. Ne planin financiar duhet te merrni ne dore fatin e jetës suaj dhe te bëni disa ndryshime. Po i late
gjerat pas dore mund te lindin probleme serioze. Financat jo për te gjithë do jene te mira. Kujdes me çdo shpenzim.
Binjaket
Do jeni plot gjallëri sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do pranoni te bëni edhe ndonjë lëshim ndaj partnerit. Për ju me e rëndësishme është vazhdimësia e lidhjes. Beqaret do qëndrojnë gjate gjithë kohës me miqtë e tyre te ngushte dhe nuk do e ndiejnë nevojën për një person te veçante. Gjendja e te ardhurave do jete e mire, por mund te
ndryshoje po kryet shpenzime te tejskajshme.
Gaforrja
Komunikimi ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Beqaret do dine si ta joshin atë qe do pëlqejnë dhe mund te hedhin edhe ndonjë hap. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, por do ju duhet te shlyeni patjetër te gjitha borxhet dhe mund te lindin disa probleme te vogla.
Luani
Mund te ketë disa incidente te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni keq. Mundohuni ta kuptoni qe për asnjë jeta nuk është fushe me lule, por lum ata qe dine si t’i kalojnë shpejt problemet. Për financat do jete një dite pozitive. Do dini si te silleni dhe do tregoheni gjithë kohës te kujdesshëm. Nuk do jete i pamundur edhe ndonjë investim me tepër.
Virgjeresha
Do keni një dite tejet te ngarkuar sot ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Flisni me partnerin dhe bëni atë qe është me e rëndësishmja për te ty. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen. Mos u nxitoni! Gjendja e financave do jete shume e mire. Do arrini t’i kryeni te gjitha investimet qe keni menduar prej kohesh.
Peshorja
Dite e këndshme dhe e mbushur me emocione te veçanta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe do ju duket sikur jeni princesha e botes. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do hidhen ne krahët e dikujt. Gjendja financiare do mbetet e mire nëse tregoheni te arsyeshëm me çdo shpenzim.
Akrepi
Do jeni gjate gjithë kohës ne ankth sot ju te dashuruarit sepse kohet e fundit e keni gënjyer për diçka partnerin. Ju e dini mire qe ai nuk i ka qejf këto dhe qe gjithçka mund te prishet nëse e zbulon. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do jene disi delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe
do ju duhet patjetër te kryeni.
Shigjetari
Dite e qëndrueshme dhe e kënaqshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ju thotë zemra pa menduar se çfarë mund te ndodhe me tej. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te vendosin te dalin me dike sepse nëse fiksohen pas tij do jete me e dhimbshme t’i qëndrojnë larg. Me financat do tregoheni tejet te matur
dhe nuk do keni probleme.
Bricjapi
Sot do ndizet drita jeshile ne jetën ne çift dhe gjerat do ju ecin si i kishit menduar. Me partnerin do bini dakord për gjithçka dhe emocionet do jene me te forta. Beqaret qe do shkojnë ne ndonjë udhëtim mund te njihen me personat e duhur. Ne planin financiar do merrni bekimin e yjeve dhe do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni
pasur me herët. Do ndiheni mire.
Ujori
Pas një periudhe te qete dhe pa gjera te veçanta, pritet qe sot gjithçka te jete me ndryshe për ata qe kane një lidhje. Do qëndroni me afër njeri-tjetrit dhe do pranoni te toleroni. Beqaret do ndihen te kënaqur me shume se kurrë sepse do realizojnë takimin e shumëpritur. Financat do jene ne një gjendje tejet delikate. Vetëm ndihma e specialisteve mund t’iu nxjerre nga situata.
Peshqit
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ndiheni mire pranë te dashurit te zemrës suaj dhe do ja kaloni për mrekulli me te. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do takojnë personin e ëndrrave. Te ardhurat do jene me te mira se disa dite me pare dhe kjo fale perkujdesit qe keni treguar me çdo shpenzim qe ju është dashur
te kryeni.