• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Urimi për festën e Krishtlindjes, Masafra: Covid-19, hije e zezë që dritat e festat me zor e largojnë

12:09 : 23/12/2020
në NDRYSHE

Arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor, Angelo Massafra, mesazh urimi për festën e Krishtlindjes. Teksa thotë se Covid-19 është një hije e zezë që dritat e festat me zor e largojnë, uron që ”për secilin prej jush, katolikë, ortodoksë dhe krishterë, i kërkoj Jezusit Fëmijë çdo hir e bekim prej Qiellit: Ai që është Hiri i Hyjit shfaqur në botë (krh. Tit 2, 11) realizoftë në secilin prej nesh shpëtimin që ka sjellë me Lindjen e Vet. Për shumëvjet Krishtlindjen”.

Urimi i plotë

Mbërriti koha e haresë, dita e festës për të përkujtuar ngjarjen që ka ndryshuar botën: lindjen e një Fëmije, Juzusi, Shpëtimtari ynë Sivjet, për fat të keq, kujtimi i Lindjes së Jezu Krishtit shënohet prej vuajtjes fizike, psikologjike dhe ekonomike, që pandemia ka shkaktuar në krejt planetin dhe në shqipërinë tonë një hije e zezë që dritat e festat me zor arrijnë ta largojnë.

Edhe këtë vit, do të vijë momenti kur do të fiken dritat e zbukurimeve, por nuk do të fiket drita e shpresës te ai që nuk do të jetë ndalur vetëm te aspektet e jashtme të kësaj feste. Ai që, i shtyrë prej fesë, ndërsa do ta ketë pranuar Jezusin si “dritën e vërtetë që shndrit çdo njeri” (krh. Gjn 1, 9) do të vazhdojë ta shijojë këtë dritë edhe kur do të fiken të gjitha dritat e tjera. Ai që ngrohet prej kësaj Drite, nuk i druhet të ftohtit që lë çdo kthim në normalitet, pasi e di se do të ngrohet prej burimit të shpresës.

Drita e Krishtit nuk verbon me arrogancë, siç bëjnë dritat tona artificiale, por Drita e Krishtit i jep formë dhe ngjyrë realitetit, edhe kur ai është i trishtë dhe i dhimbshëm, me qëllim që me shikimet tona ta përkëdhelim me butësi dhe dhembshuri atë. Në fakt, shpresa e vërtetë, nuk është qorre: por, ndërsa dallon realitetin e dhimbjes, di t’i kërkojë ndihmë fesë për ta lexuar këtë realitet me sytë e Hyjit, që janë sytë e një Ati të mirë dhe të mëshirshëm; di t’i drejtohet dashurisë që na vë në lëvizje për t’u kujdesur për veten tonë dhe për të tjerët me të njëjtën dashuri me të cilën Hyji kujdeset për të gjithë ne.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Urimi im për këtë Krishtlindje të Zotit 2020 është që kremtimi i kësaj feste, ndërsa na kujton “Kush është Jezusi që kremtojmë”, na bëftë që të rritemi në shpresë, për ta parë pa ankth këtë moment kaq të vështirë që jemi duke kaluar; na bëftë të fortë në fe, për ta përballuar këtë moment me besimin e atij që vë çdo siguri në Provaninë e Hyjit dhe në fuqinë e tij; na bëftë punëtorë të dashurisë, nëpërmjet respektit ndaj të afërmit dhe përkujdesjes ndaj sigurisë së tij, si dhe nëpërmjet veprave të mëshirës shpirtërore dhe trupore.

Një mendim të veçantë ua drejtoj të gjithë juve që po vuajni për shkak të kësaj sëmundjeje në shtëpi apo në spital, të humbjes së njerëzve tuaj të afërm, të vështirësive tuaj ekonomike që rrjedhin nga pandemia; në lidhje me këtë, një ftesë të veçantë dua t’ua drejtoj të gjithë juve që jetoni me tregti, me qëllim që të mos e vështirësoni këtë situatë duke ngritur çmimet, sidomos të mallrave të nevojës së parë si edhe të ilaçeve. Kujtoj në lutjen time personat e moshuar dhe të vetmuar, si dhe të burgosurit që të mos e humbasin shpresën për një jetë më të mirë dhe më të virtytshme.

Përshëndes juve, politikanët dhe qeveritarët e Shtetit tonë, në nivelin Qendror dhe Vendor, duke ju ftuar të gjithë që të jeni shembull për interesimin që duhet të tregoni ndaj të mirës së përbashkët dhe ndaj më nevojtarëve, si përshëndes edhe të gjithë juve burrat e gratë e kulturës, ju ftoj që ta doni më shumë këtë popull tonë duke bashkëndarë dhe duke përçuar jo vetëm informacione, por edhe pasion për të bukurën dhe të mirën. Për secilin prej jush, katolikë, ortodoksë dhe krishterë, i kërkoj Jezusit Fëmijë çdo hir e bekim prej Qiellit: Ai që është Hiri i Hyjit shfaqur në botë (krh. Tit 2, 11) realizoftë në secilin prej nesh shpëtimin që ka sjellë me Lindjen e Vet. Urime të gjithëve. Për shumëvjet Krishtlindjen

Etiketa: krishtlindjemassaframesazhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
AKTUALITET

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025
AKTUALITET

Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti

21:28 : 01/05/2025
Para

Milani i vjetër po rikthehet, kuqezinjtë të vetmit që nuk njohin humbje në “top5” ligat

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com