• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta takon përfaqësuesit e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë: Të refuzojmë falsitetin e këtij sistemi!

18:39 : 22/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN).

Në këtë takim ata i paraqitën Kreut të Shtetit gjetjet e raportit të tyre të tretë kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, sipas konkluzioneve kryesore të të cilit: në 10 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja, mbi 51% e rinisë në vend vuan papunësinë, ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, 63% e të rinjve nuk kishin aspak besim aspak tek masat e Qeverisë për përballimin e vështirësive të shumta edhe ato financiare.

Konkretisht në raport bëhej e ditur se:

“Mungesa e besimit të të rinjve ndaj masave dhe planit ekonomik të Qeverisë shqiptare për të përballuar krizën ekonomike dhe më tej, ishte një tjetër gjetje e rëndësishme e këtij raporti. 61.8% e të rinjve konfirmojnë se familjarët e tyre nuk e kanë përfituar në muajin Mars 2020 ndihmën financiare referuar vendimit të qeverisë.

92.6% e të rinjve konfirmojnë se familjet e tyre nuk kanë marrë përgjatë periudhës së karantinës ndonjë ndihmë ushqimore!

Lexo edhe:

Shkarkimi nga mazhoranca/ Meta: Nuk e kam në axhendë, tani po kuptojmë ata që nxitën ‘djegien’ e mandateve

Ilir Meta në Mal të Zi, takon mësuesin e Gjuhës Shqipe

55.9% e të rinjve nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do japin shpëtim ndaj krizës ekonomike.

63% e të rinjve në kohën e karantinës nuk kishin besim aspak tek masat e Qeverisë shqiptare për përballimin e vështirësive të shumta përfshi këtu edhe ato financiare”.

Gjithashtu, referuar gjetjeve të “Rinia në Shqipëri 2020”:

“Papunësia e të rinjve vijon të mbetet një problem thelbësor.

Të rinjtë e diplomuar janë ata që vuajnë nivelet më të larta të pëpunësisë.

“Ikja e trurit të të rinjve” është një ndër fenomenet më shqetësuese.

Një tjetër gjetje kritike e këtij Raporti i përket edhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Shqiptare 2015-2020. Thuajse 5 vjet pas miratimit të Planit, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga strukturat e ngarkuara me këtë funksion dhe ky plan nuk jep asnjë shifër e të dhënë për zbatimin e plotë të tij”.

Pasi u njoh me gjetjet e raportit dhe u njoh nga afër me problemet më shqetësuese më të cilat përballet sot rinia shqiptare, si mungesa e dëgjimit të zërit të tyre nga institucionet vendimmarrëse, mungesa e vendeve të punës dhe shanseve të barabarta, papunësia sidomos për të diplomuarit dhe shpopullimi, Presidenti Meta i siguroi të rinjtë për mbështetjen e tij të palëkundur në problematikat që ata ndeshen çdo ditë ne vend.

“Ka ardhur koha për një restart, për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendit.

Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar, veçanërisht për refuzimin e falsitetit të këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve.

Shqetësimi im i madh është shpopullimi i Shqipërisë, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen vendit dhe kombit tonë.

Gjetjet e raportit tuaj janë vërtet tronditëse dhe unë jam i angazhuar për t’u dhënë së bashku me ju zgjidhje problemeve që ju ngrini.

Është tepër e rëndësishme, që ju të përfshiheni në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe kudo ku merren vendime për të ardhmen tuaj.

Jo për të qenë thjesht “kukulla të partive”, por zë konkret dhe i fortë i denoncimit të problemeve të rinisë, që nga arsimi e deri tek punësimi i tyre dhe protagonistë të zgjidhjeve dhe mundësive të reja për bashkëmoshatarët e tyre.

Në funksion të këtij qëndrimi është tepër e domosdoshme edhe edukimi atdhetar, patriotik dhe me vlerat morale e shoqërore të rinjve.

Nëse 30 vite më pare, ne të rinjtë e Lëvizjes Studentore, do kishim dëgjuar apo pritur prindërit tanë, demokracia dhe pluralizmi ndoshta nuk do kishin ardhur kurrë.

Sot nga thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jemi në stadin që “Duhet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kjo është një luftë që duhet ta fitojmë sepse nuk kemi rrugë tjetër”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Etiketa: meta boldnews hsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkimi nga mazhoranca/ Meta: Nuk e kam në axhendë, tani po kuptojmë ata që nxitën ‘djegien’ e mandateve

21:52 : 16/11/2021
AKTUALITET

Ilir Meta në Mal të Zi, takon mësuesin e Gjuhës Shqipe

17:32 : 19/06/2021
AKTUALITET

Përplasjet në Elbasan/ Meta: U inskenuan nga Edi Rama

21:41 : 15/03/2021
AKTUALITET

Përplasja te selia e FRD/ Meta: Shyqyr ishte me mua atë ditë Panariti, se …

21:10 : 15/03/2021
AKTUALITET

Meta në ‘Bylysin antik’: Dëshmi e civilizimit të popullit tonë

10:04 : 07/11/2020
Para

Kosova në kolaps politik dhe para atij institucional në kohë pandemie

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com