Ky është momenti i arrestimit të 36 vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha, nga policia italiane, pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen dhe copëtimin e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho, ish-vjehrri dhe ish-vjehrra.
Rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, karabinierët ekzekutuan një urdhër ndalimi të lëshuar nga zyra e prokurorit të Firences.
Kalesha në periudhën e krimit të rëndë jetonte me Taulantin, djalin e çiftit. E reja akuzohet nga zv/prokurori Ornella Galeotti për vrasjen, fshehjen dhe poshtërimin e kufomave të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho.
Ndër elementët e akuzës, është fakti që Elona ishte e fundit që e pa çiftin gjallë, më 1 nëntor 2015. Motivi i krimit mund t’i referohej “thesarit ” prej 40-50 mijë eurosh të djalit që Shpëtimi dhe Teuta mbanin.
Kalesha, e cila ka një histori policie për vjedhje dhe mashtrime, tashmë është marrë në pyetje dhe ka përdorur të drejtën e saj për të heshtur. Ajo u dërgua sot në burgun Sollicciano. Kalesha mohon çdo përfshirje dhe përmes avokatit të saj, Federico Febbo, pretendon se ato nuk ishte takuar me bashkëshortët Pasho në ato ditë.
Karabinierët dhe prokurorët tani po kërkojnë ndonjë të dyshuar tjetër për krimin e dyfishtë dhe gjithashtu duke verifikuar në thellësi pozicionin e Taulant Pasho.