• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro bie në nivelin më të ulët që prej muajit mars

18:20 : 22/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Leku fitoi përsëri pikë në kursin e këmbimit me euron ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 123.24 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.22 pikë krahasuar me ditën e hënë.

Ky është niveli më i ulët i kursit të euros pas shpërthimit të krizës së Covid-19. Monedha europiane nuk kishte shënuar një kurs më të ulët ndaj lekut që nga data 19 mars e këtij viti.

Mbiçmimi i lekut ndaj euros ka qenë një tendencë e zakonshme sezonale në gjysmën e dytë të dhjetorit, e lidhur sidomos me rritjen e ofertës së monedhës europiane në treg.

Kjo ofertë e shtuar lidhet kryesisht me turizmin dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit. Megjithëse këtë vit turizmi dhe udhëtimet në përgjithësi janë reduktuar ndjeshëm, sërish duket se sezoni i fundvitit po e jep efektin e vet në kursin e këmbimit. Madje, në këtë periudhë euro ka rënë edhe më shumë nga sa ndodhi në sezonin veror, kur ishte edhe piku i sezonit turistik.

Kjo rënie është në vazhdimësi të pozitës së fortë të lekut ndaj euros në muajt e fundit. Euro po qëndron rregullisht poshtë nivelit të 124 lekëve që nga mesi i muajit tetor. Agjentët e këmbimit e shpjegojnë këtë tendencë me kërkesën e pakët për euro në tregun e brendshëm valutor dhe ofertën e lartë për të.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e euros këtë vit ka qenë edhe qeveria shqiptare. Në pjesën më të madhe, deficiti buxhetor në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit është financuar me paratë e eurobondit të emetuar në muajin qershor. Duke qenë se shpenzimet e qeverisë janë në lekë, këto para janë konvertuar në monedhën vendase. Që nga muaji qershor e në vazhdim, qeveria shqiptare vlerësohet se ka shitur rreth 320 milionë euro nga fondet e saj në valutë për të mbuluar deficitin buxhetor.

Leku u forcua më tej edhe në kursin e këmbimit me dollarin amerikan, që të martën ra poshtë kufirit në 101 lekëve. Dollari amerikan u këmbye me 100.87 lekë, niveli më i ulët që prej majit të vitit 2014.

Ndryshe nga kursi i euros, ai i dollarit është më pak i ndikuar nga konjuktura e brendshme e tregut dhe reflekton kryesisht ecurinë e monedhës së gjelbër në tregjet financiare ndërkombëtare. Zhvlerësimi ndaj lekut reflekton një tendencë të ngjashme në kursin e dollarit me euron dhe me monedhat e tjera kryesore. Sot dollari këmbehej me 0.82 euro, duke qëndruar në nivelet më të ulëta të dy viteve të fundit. /Monitor/

Etiketa: eurokembimikursi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:15 : 16/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 13 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 13/07/2025
Para

Dhjetë njerëzit më të rëndësishëm të shkencës për vitin 2020

TË GJITHA

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com