Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u shfaqën për herë të parë në kopertinën e ‘Revista Living’. Së bashku me çiftin dhe djalin e tyre, Kroin, nuk mungoi dhe Joelle. Vajza e moderatorit nga martesa e parë, është gjithmonë pranë të atit dhe familjes së tij, në pushime, apo ditë të tjera plot gëzim.
Në këtë numër special fundviti, çifti i dashur i ekranit rrëfyen sekretin e marrëdhënies së tyre jetëgjatë.
“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”, shprehet Dudushi.
Nga ana tjetër, Bieta zbulon dëshirën për një fëmijë tjetër, megjithëse, karriera ia bën të vështirë këtë vendim për momentin.
“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh”, thotë ajo.
View this post on Instagram