• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të kuptuarit e interesave strategjikë

13:10 : 21/12/2020
në AKTUALITET, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Realizmi si një prej teorive kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, e përcakton interesin kombëtar në terma të fuqisë që ka ai shtet. Fuqia natyrisht mund të kuptohet si absolute ose relative, ose si fuqi e “fortë” a bazuar në shkallën e militarizmit, aftësisë për të pasur armë bërthamore dhe nukleare, apo madhësisë së ushtrisë. Ose edhe aftësisë që ka përmes mekanizmave ekonomikë qofshin këto në formën e “kërbaçit” pra sanksioneve ekonomike apo “kulaçit” që mund të jenë investime apo politikat tregtare për t’i tërhequr vende të ndryshme në aleanca me ta ose kërcënuar vende armiqësore.

Por mund gjithashtu të konceptohet si fuqi “e butë” pra aftësia që ka një shtet për të bërë për vete përmes mënyrës së tij të sjelljes, gjuhës apo kulturës, artit, sporteve etj, shtete të tjera për t’i tërhequr në aleancë vlerash ose për t’u njohur ndërkombëtarisht nëpërmjet krijimit të një “brand”-i të caktuar. Gjë që mund ta bëjnë jo vetëm komb-shtete të mëdha dhe të fuqishme si Britania e Madhe apo Franca por edhe kombe të vegjël si fjala bie Butani apo Singapori, i pari ndonëse i varfër i njohur ndërkombëtarisht për indeksin e tij të lumturisë dhe i dyti si një nga vendet më të pasura të globit ndonëse pa burime natyrore.

Kombinimi i fuqisë së fortë apo të ashpër me fuqinë e butë, sjell atë që Joseph Nye e quan fuqi e zgjuar, ku sot shtete si SHBA apo Kina mundohen të ushtrojnë ndikimin e tyre global përmes mekanizmave të integruar që variojnë nga investimet qindra miliardë dollarëshe çdo vit në ushtritë respektive, deri te influenca ekonomike dhe kulturore, apo shtrirja e ndikimit të markave të tyre tregtare në botë.

Ndërkohë koncepti i interesit të shtetit që njihet së paku në historinë e shteteve moderne qysh prej Risheljesë me konceptin e tij të “raison d’état” është një terminologji që tregon atë që lordi Palmerston dikur e ka përmbledhur në mënyrë sintetike kur thotë që interesat e shteteve nuk ndryshojnë, ndërsa aleatët dhe aleancat po. Në epokën ku jetojmë sot, interesat shtetërorë variojnë në varësi të fuqisë së shteteve por edhe gjeografisë, demografisë, ekonomisë etj. Ndërsa për superfuqitë ambicja është të shkohet deri në hegjemoni, për shtetet mesatare të krijojnë balanca fuqish me sferat e tyre përkatëse të interesit, ndërsa për shtetet e vogla është mbijetesa.

Lexo edhe:

Opozita përballë pushtetit

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Nga ana tjetër, shtetet mund të kenë prioritare mbrojtjen e mjedisit apo efektet klimaterike ose mbrojtjen e popullsisë nga epidemitë apo pandemitë në varësi të gjeografisë ose vulnerabilitetit që ato kanë. Për shembull ndërsa ngrohja globale kërcënon ekzistencën fizike të një shteti të madh si Bangladeshi, sjell njëkohësisht përfitime jo të vogla ekonomike të paktën në periudhën afat-shkurtër dhe afat-mesme për Rusinë.

E rëndësishme është që shtetet në varësi të kapaciteteve materiale dhe jo-materiale që disponojnë të kenë një ide të qartë për pozicionimet e tyre gjeo-strategjike, të kenë politika të jashtme të formuluara më koherencë dhe të ketë konsistencë në ndjekjen e strategjive për arritjen e objektivave kombëtarë. Për shembull, Shqipëria është njëherazi pjesë e gadishullit ballkanik por edhe vend mesdhetar. Është pjesë e Ballkanit Perëndimor që përfshin vende kandidate për në Bashkimin Europian por edhe fqinjë me Italinë dhe Greqinë si vende jo vetëm antare të BE-së por edhe me influencë të konsiderueshme, sidomos Italia. Është vend që ka një orientim të fortë pro-SHBA dhe pro-NATO por gjithashtu pro-BE, ku të gjitha sondazhet e kryera pavarësisht variacioneve të vogla në drejtim të përkrahjes së procesit të integrimit apo më saktë shpresës së kur do të ndodhë kjo, kanë një mbështetje të pakursyer dhe popullaritet të gjerë në shoqëri. Gjë që edhe politika e ka reflektuar me koherencë të paktën në verb në mos në sjellje.

Shqipëria gjithashtu ka jo vetëm detyrim simboli dhe moral por dhe kombëtar (një komb, dy shtete) ndaj Republikës së Kosovës si shtet i ri në përpjekje për të njohur sovranitetin e saj ndërkombëtarisht dhe të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe të lobojë në favor të saj, edhe të ndihmojë me burime materiale dhe njerëzore kurdoherë që është e mundur për të përkrahur aspiratën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës. Për këtë lipset të dilet dhe mbi interesat partiake të ditës këndej dhe andej kufirit, përllogaritjeve meskine elektorale, vetkënaqjes në qerthullin e interesave parokiale apo shfryrjes së egove individualiste të liderëve lokalë që hiqen si të kenë fatet e globit në dorë. Duhen qartësisht mendje të ftohta dhe racionale në drejtim, strategji të mirëkopsitura me objektiva të qarta dhe vizion koherent dhe përmbajtje ndaj deklaratave apo simbolikave që më shumë prishin sesa ndreqin punë.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
Para

Bukuroshja shqiptare zgjidhet Miss Grand Germany

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme/ Kandidatët e PS për Bashkinë e Matit dhe Cërrikut (EMRAT)

10:36 : 07/10/2025

“Autori gjakftohtë, dorëzoi armën”, eksperti i kriminalistikës zbardh dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Kalaja

10:30 : 07/10/2025

“Më kishte ardhur në majë të hundës”, zbardhet dëshmia e autorit dhe rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

10:21 : 07/10/2025

Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

10:18 : 07/10/2025

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025

Zbulohet emri i kandidatit të PS për Beratin

10:02 : 07/10/2025

Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

09:53 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com