• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania dhe Evropa mund të mos i kenë në dispozicion të gjitha vaksinat që u duhen

16:25 : 21/12/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Të tilla janë imazhet e shpresës:Infermierët që vaksinohen. Ngarkesa me vaksinave të paketuara që shpërndahen përmes fluturimeve speciale. Kryebashkiakët që i gëzohen “fillimit të fundit të pandemisë”. Një president që po përgatit vendin për kohëra më të mira.

Këto janë imazhet që na vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë në Gjermani, ju shihni qendra tregtare të boshatisura, restorante dhe baret e mbyllura, dhe një qeveri që po e përgatit popullsinë e saj për ditë të gjata dhe të errëta. Kontrasti është i madh.

Nga njëra anë, është administrata që supozohet e paaftë e Trump, që do të sigurojë vaksina

për 20 milion amerikanë vetëm në 2-3 javët e ardhshme. Deri në fund të marsit 2021, planifikohet që rreth 100 milion amerikanë të kenë marrë që të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Nga ana tjetër, janë evropianët gjoja të mirë-përgatitur, që vazhdojnë të presin një vaksinë që u krijua në fakt në Gjermani. Dhe askush nuk e di ende saktësisht se sa vaksina do të marrin gjatë muajve të ardhshëm. Në fillim Ministri gjerman i Shëndetësisë, tha se ka të ngjarë që për vendin të ketë në dispozicion vetëm 400.000, dhe 11-13 milionë të tjera që do mbërrijnë gradualisht deri në mars.

Lexo edhe:

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit! Priten temperatura deri në 40°C

Por kjo e sotmja është një situatë e rrezikshme dhe në aspektin politik, dhe këtë e di edhe qeveria gjermane. Ndaj që nga java e kaluar, ajo ka marrë masa të forta. Edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dëshiron t`a miratojë vaksinën një javë më herët nga sa ishte planifikuar.

Dhe vaksinimet në Evropë pritet të fillojnë më datën 27 dhjetor. Po ashtu, janë duke u zhvilluar negociata me prodhuesit për të marrë më shumë doza. Të enjten e shkuar,kancelaria gjermane Angela Merkel bisedoi me themeluesit e BioNTech,Özlem Türeci dhe Uğur Șahin, një takim që u transmetua direkt nga mediat gjermane.

Mesazhi nuk mund të ishte më i qartë se aq:Vaksinimi është tani një punë e kancelares. Por kjo gjë është kuptuar shumë vonë. Për muaj me radhë, ishte e qartë që vendet e tjera do të kishin më shumë doza të vaksinës, do të nisnin më shpejt vaksinimin,dhe për pasojë do të ishin në gjendje të ndërmerrnin veprime më efektive kundër pandemisë.

Por në Berlin dhe në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, u veprua me ngadalë për shkak të një lloj vetëkënaqësie. Për pasojë,BE duket se ka blerë shumë pak, shumë vonë, dhe në disa raste vaksina nga prodhuesit e gabuar.

Dhe duket se ka refuzuar qindra miliona doza vaksinash që tani mungojnë. Ndaj qeveria gjermane pritet të përballet me pasoja dramatike:Pa qenë në gjendje të vaksinojë qytetarët në shkallë të gjerë, vendi nuk do të jetë në gjendje t`a frenojë virusin. Kjo do të thotë se vjeshta dhe dimri i vitit 2021 mund të jenë të ngjashme me këtë vit, me nivele të larta infeksionesh, distancim social dhe bllokime.

Ilaçi i vetëm, do të ishte një rritje masive e numrit të vaksinave që miratohen për përdorim. Por Berlini është angazhuar të jetë solidar me vendet e tjera të unionit. Nëse Gjermania do të vepronte e vetme dhe do të blinte dozat e vaksinës që aktualisht mungojnë, ajo do të kërcënonte rëndë kohezionin në një Evropë tashmë të brishtë.

Por njëkohësisht, qeveria federale gjermane ka detyrimin të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur njerëzit e saj.Shkencëtarët vlerësojnë se:që të ndalet virusi duhet të vaksinohet 60-70 për qind e popullsisë gjermane. Dhe kjo do të kërkonte 100-120 milion doza vaksinash, pasi me vetëm një përjashtim, të gjitha vaksinat aktualisht në dispozicion duhet të administrohen në 2 doza para se të garantojnë mbrojtje imunitare.

BE ka porositur gjithsej 1.3 miliardë doza nga 6 prodhues të ndryshëm. Gjermania ka të drejtë të marrë 18.6 përqind të atyre dozave, sipas një mekanizmi të shpërndarjes bazuar tek pjesa e popullsisë së saj në gjirin e BE-së. Kjo do të thotë rreth 250 milion doza. Por kjo shifër është e rreme.

Aktualisht, dërgesat e vetme që janë të sigurta janë ato nga konsorciumi gjermano-amerikan BioNTech/Pfizer dhe kompania amerikane Moderna.Vaksina e BioNTech që do të miratohet nga BE të hënë, do të jetë në gjendje të sjellë në Gjermani rreth 45 milion doza, në gjysmën e parë të vitit 2021.

Moderna që në Evropë pritet të autorizohet më 6 janar, mund të furnizojë Gjermaninë me rreth 15 milion doza. Pra në total 60 milion doza, që është shumë pak.Furnizimet shtesë parashikohen të vijnë nga 4 prodhues të tjerë me të cilët BE ka nënshkruar kontrata. Por është e pasigurt se kur do të ndodhë kjo.

AstraZeneca ndërpreu testet në mes pas disa incidenteve. Francezja Sanofi e ka shtyrë miratimin e mundshëm tëvaksinës së saj në fundin e vitit 2021. Ndërkohë, vaksina nga CureVac, me qendër në Tübingen, nuk pritet deri në verën që vjen. Ndërkohë amerikania Johnson & Johnson, nuk pritet të ketë gati vaksinën deri në mars.

Në këto kushte po punohet në prapaskenë, për të porositur doza shtesë nga BioNTech dhe Moderna. Por ato mund të vijnë vetëm në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Por edhe vendet e tjera po ushtrojnë presion për më shumë doza vaksinash nga BioNTech dhe Pfizer.

Dhe në krye është SHBA-ja. Që në fillim të dhjetorit, qeveria amerikane kërkoi të siguronte 100 milion doza shtesë për gjysmën e parë të vitit 2021. Në fillim Pfizer nuk pranoi, duke thënë se kapacitetet e saj deri në verë ishin të zëna. Por tani kompania është duke negociuar.

Kjo tregon atë që pritet të ndodhë muajt e ardhshëm:një garë e shëmtuar globale për doza të mjaftueshme të vaksinës, e cila nuk do të jetë aspak e ndershme. Dhe atyre që do të humbin, të paktën fillimisht, do t’u mohohet rrugëdalja nga pandemia.

Etiketa: Evropevaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

10:30 : 24/06/2025
BOTA

Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit! Priten temperatura deri në 40°C

17:37 : 21/06/2025
BOTA

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

12:51 : 20/06/2025
BOTA

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

10:17 : 16/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
BOTA

Emigrantë drejt Europës/ Mbi 3500 persona nga Lindja dhe Afrika humbën jetën në 2024

20:08 : 10/06/2025
Para

Merkato në NBA, sërish një kontratë 200-milionëshe

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com