• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kredia për investime, rritje dyshifrore në kohë krize

08:24 : 19/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë për investime kishte vlerën e 195.7 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 11%. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kjo normë rritje është 65% më e lartë se rritja mesatare e portofolit të kredisë për biznesin në të njëjtën periudhë.

Tashmë, kredia për investime dominon huanë për biznesin, me rreth 55% të portofolit total. Rritja e peshës së kredisë për investime është një sinjal se kreditimi i bizneseve po bëhet më afatgjatë dhe i qëndrueshëm në kohë. Sidomos kreditë për pasuri të paluajtshme kanë afate më të gjata maturimi.

Kredia për investime jepet në pjesën më të madhe në euro dhe portofoli në monedhën evropiane përbën rreth 58% të totalit.

Ecuria e kredisë për investime paraqitet pozitive edhe pas goditjes së pandemisë në ekonomi. Kredia e re për investime arriti vlerën e 19 miliardë lekëve, ose 155 milionë eurove në tremujorin e tretë të vitit, në rritje për të dytin tremujor radhazi, madje në nivele edhe më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me tremujorin e tretë 2019, kredia e re për investime u rrit me 57%.

Po të shohim të dhënat e detajuara, mbështetja kryesore e rritjes së kredisë për investime vazhdon të jetë kredia për pasuri të paluajtshme. Nga 19.1 miliardë lekë kredi e re e disbursuar gjatë tremujorit, rreth 60% ishte kredi për pasuri të paluajtshme. Njëlloj si individët, edhe bizneset duket se kanë shfaqur interes të lartë për të investuar në blerje ose ndërtim të pasurive të paluajtshme.

Lexo edhe:

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesat e kredisë për investime nga sektori bankar ngelen pranë niveleve më të ulëta historike. Në shtator, interesi mesatar i kredisë për blerje pajisjesh në lekë ishte 5.75%, ndërsa në euro 3.53%.

Ndërsa për kredinë për pasuri të paluajtshme, interesi mesatar në lekë ishte 4.91%, ndërsa në euro, 4.19%. Banka e Shqipërisë parashikonte përmirësim gradual të investimeve private në tremujorin e tretë të vitit, mbështetur në tregues të tërthortë, si rritja e importit të mallrave kapitale, pas një dinamike negative prej një viti e gjysmë./Monitor/

Etiketa: bankakrediarritje

Lajme të lidhura

BOTA

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025
AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
Para

'Strategët' e një lufte të humbur

TË GJITHA

Debatet për ligjin e barazisë gjinore/ Ambasadorja franceze: S’ka direktivë të posaçme të BE-së

20:44 : 10/11/2025

Identifikohet shqiptari që u gjet i djegur në makinë në Greqi, çfarë dyshohet

20:41 : 10/11/2025
Foto ilustruese

Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

20:22 : 10/11/2025

U konfliktua me këshilltarin e bashkisë në Pogradec, arrestohet Kevi Muçllari

20:04 : 10/11/2025

AKU bllokon çokollatat me insekte në supermarketin “Diambe” në Durrës

20:03 : 10/11/2025

Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi

19:38 : 10/11/2025

Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin

19:35 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com