• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parkimi i Gjirokastrës/ Fondi, tender 3 mln euro kompanisë që punësoi burrin e Donika Prelës

18:45 : 17/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, ka shpallur së fundmi fituesin e tenderit për ndërtimin e parkimit të qytetit të Gjirokastrës, me fond limit një shifër tejet të lartë, rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra, pa TVSH.

Fitues është bashkimi i operatorëve “Progeen” dhe “Sina”, të cilët kanë paraqitur ofertën për të kryer shërbimin e kërkuar për një shumë prej 2.9 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 3 milionë euro, me TVSH).

Referuar të dhënave zyrtare, në tenderin për ndërtimin e parkimit të Gjirokastrës kanë marrë pjesë 18 operatorë, nga të cilët 14 janë skualifikuar.

Lexo edhe:

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Kompania kryesore që ka fituar tenderin, me vlerë rreth 3 milion euro, pra “Progeen” është krijuar në vitin 2013 nga inxhinjeri Genc Kuçuku.

Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e raportimeve mediatike, për shkak të lidhjeve me Vangjel Prelën, bashkëshortin e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas raportimeve të mëhershme, të paktën gjatë vitit 2019, Vangjel Prela, edhe ai inxhinjer, ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të pronarit të kompanisë dhe qëndronte në krahun e djathtë të Kuçukut në renditjen e fotove të stafit, në një faqe të vjetër të shoqërisë së ndërtimit.

Aktualisht, faqja e kompanisë “Progeen” ka ndryshuar dhe nuk ka asnjë gjurmë të Vangjel Prelës.

Megjithatë, fakti që bashkëshorti i Donika Prelës ka qenë një ndër personazhet kryesore të kësaj kompanie, konfirmohet indirekt edhe në një vendim gjyqësor, ku Vangjel Prela ka paditur ish-punëdhënësit e tij, “Bruci” shpk.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila rrëzonte padinë e Vangjel Prelës, konstatohet se ai ka vendosur si adresë kontakti adresën e kompanisë “Progeen”.

Pra, megjithëse padia e Vangjel Prelës ishte për çështje personale, ai e identifikonte veten me kompaninë, e cila së fundmi ka fituar tenderin me vlerë të lartë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Tenderi
Në Tetor 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin “Ndërtimi i godinës së parkimit dhe hapësirave mbështetëse në Gjirokastër”, me fond limit 419 milionë lekë të reja.

Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon ndërtimin e një parkimi nëntokësor, në sheshin përballë Shtëpisë së Pionerëve të qytetit.

Gjurma e ndërtimit përfshin një sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrorë dhe projekti është parashikuar të përfundojë për 12 muaj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi ofertat e paraqitura për këtë tender disa ditë më parë dhe vendosi skualifikimin e 14 prej 18 operatorëve në garë, për shkak të mosplotësimit të kritereve, siç deklarohet zyrtarisht.

Në përfundim, u kualifikuan vetëm 4 operatorë konkurentë, nga të cilët u shpall fitues “Progeen & Sina”, të cilët kishin paraqitur ofertën më të ulët.

Etiketa: Dritan AgollifirmaPrela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

12:03 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Dritan Agolli i FSHZH-së u bën “dhuratë” vëllezërve Duka Zip Line privat në kodrat e Lalzit

13:41 : 13/03/2025
Para

Mbante maskë me vrima në shenjë proteste, deputeti gjerman përfundon në spital

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com