• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rusia hedh poshtë gjetjet e hetimit për helmimin e Navalnit

19:53 : 16/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Rusia hodhi poshtë gjetjet e një hetimi të ndërmarrë nga mediat, ku thuhet se janë identifikuar personat, të cilët qëndrojnë prapa helmimit të kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni dhe që në hetim përshkruhen si vrasës të sigurimit të shtetit.

“Jemi mësuar tashmë me faktin se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore bëjnë akuza të reja kundër Rusisë në media, qofshin ato për hakera, ose për zbulime rreth helmimit të dyfishtë apo të trefishtë të Navalnit”, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

“Është zbavitëse të lexosh këto lajme,” shtoi zoti Lavrov gjatë një konference shtypi në Zagreb me homologun e tij kroat Gordan Grlic Radman.

Zoti Navalni tha të hënën se çështja e helmimit të tij ishte zgjidhur. Deklarata e tij pasoi një hetim nga mediat ku thuhej se një ekip vrasësish të shërbimit rus të sigurimit, FSB, e ndiqnin udhëheqësin e opozitës prej vitesh.

Në hetim thuhej se operativët e FSB-së “të specializuar në armë kimike dhe mjekësi” e kishin ndjekur fshehurazi Navalnin më shumë se 37 herë në katër vitet e fundit, gjatë lëvizjeve të tij nëpër Rusi.

Lexo edhe:

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

Hetimi u krye nga organizata e gazetarisë investiguese Bellingcat dhe media ruse The Insider në bashkëpunim me rrjetin CNN dhe revistën gjermane Der Spiegel.

Kremlini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo aludim se autoritetet ruse u përpoqën të vrisnin Navalnin, një nga kritikët më të njohur të Presidentit Vladimir Putin.

44-vjeçari Navalni u sëmur papritur në muajin gusht gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë. Ai u dërgua me aeroplan për trajtim mjekësor në Gjermani, ku vazhdon t’i nënshtrohet kurimit.

Në rezultat e publikuara prej tyre, faqja Bellingcat dhe media ruse The Insidenë bashkëpunim me revistën Der Spiegel dhe rrjetin CNN, citonin të dhëna nga fluturimet e kompanive ajrore dhe nga telefonia celulare për vendndodhjen gjeografike të përdoruesve.

Aty citoheshin gjithashtu emra si dhe laboratorë lëndësh helmuese.

“Këta operativë ishin në afërsi të aktivistit të opozitës gjatë ditëve dhe orëve brenda intervalit kohor kur ai u helmua me një armë kimike të gradës ushtarake… Duke patur parasysh këtë seri të pabesueshme rastësish, barra e provës për të dhënë shpjegimin e pafajësisë duket se i mbetet shtetit rus,” tha Bellingcat.

Nga ana e tij, zoti Navalni tha se hetuesit i kishin të verifikuara gjetjet e tyre dhe se çështja tani ishte zgjidhur, pavarësisht nga mungesa e një hetimi zyrtar në Rusi. “Unë e di kush donte të më vriste. Unë e di se ku banojnë ata. E di se ku punojnë. Unë i di emrat e tyre të vërtetë. I di edhe emrat e tyre të rremë, kam fotot e tyre,” tha zoti Navalni në një video, në të cilën mund të shihen fotografi të personave të përmendur në hetim.

“Kjo është historia e një grupi të fshehtë vrasësish të FSB-së që përfshin mjekë dhe kimistë, e mënyrës se si ata u përpoqën disa herë të më vrisnin dhe gati sa nuk më vranë edhe gruan në një rast,” tha ai.

Zoti Navalni tha se tani ai besonte se Presidenti Putin e kishte urdhëruar operacionin kundër tij në shenjë hakmarrjeje për deklarimin që bëri udhëheqësi i opozitës në fund të vitit 2016 se do të kandidonte për president në 2018, një garë ku më vonë ai u ndalua të merrte pjesë për shkak të një teknikaliteti.

Kremlini ka lënë të kuptohet se Navalni bashkëpunon me CIA-n dhe mohon që zoti Putin të ketë pasur lidhje me helmimin e tij./VOA/

Etiketa: helmimi i NavalnyRusia

Lajme të lidhura

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

19:22 : 08/09/2025
BOTA

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

18:44 : 08/09/2025
BOTA

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër torturës

15:40 : 08/09/2025
BOTA

I dërguari amerikan në Kiev: Moska nuk dëshiron t’i japë fund luf*ës në Ukrainë

19:52 : 07/09/2025
BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
BOTA

Rusia sulm ajror gjatë natës në Kiev, bombardon edhe një godinë qeveritare

08:32 : 07/09/2025
Para

Komisioni i Disiplinës përjashton nga futbolli për dy vite një 12-vjeçar!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025

“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

22:19 : 08/09/2025

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025

Trump jep dritën jeshile, Kushner zhvillon planin amerikan për Gazën pas luftës

22:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com