Një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. I gjthë sherri mes tyre filloi kur reperi sulmoi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.
Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.
I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta (madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai e ofendonte Einxhel në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.
![]()
Një ditë pas këtij debati virtual, “iconstyle” kontaktoi me Einxhel për të mësuar më shumë rreth asaj ç’ka kishte ndodhur mes tyre dhe për të qartësuar një herë e mirë fansat.
Einxhel sqaron për “iconstyle” se nuk ka dalë kundër protestuesve, vetëm ka shpjeguar arsyet e saj pse nuk ishte e pranishme në shesh bashkë me ta siç bën zakonisht. Më tej, shton se beson fort se çdo situatë do zgjidhet me mirëkuptim, dashamirësi dhe qytetari.
Sa i përket debatit me Stresin, moderatorja tha se kanë zgjedhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka patur me babain e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.
Ajo shton se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.
Në fund shprehet se e falenderon për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.
“Unë pata nje telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!”













