• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zhvatja përmes kredisë”, Dhoma e Përmbaruesve: Skema një mashtrim i rëndë nga institucionet e mikrokredisë

12:46 : 11/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Dhoma e Përmbaruesve përmes një deklarate shprehet se distancohet fort dhe qartë kundër modelit të “Përmbaruesit STAR”.

Referuar “fenomenit” të transmetuar në dy emisione televizive, Dhoma e Përmbaruesve thekson se ndër vite ka qenë denoncuesja e vetme në institucione, si Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, përfshirë Kryeministrin.

“Fatkeqësisht “Zhvatja përmes kredisë” vijon të ushtrohet prej vitit 2015, pa asnjë pengesë shtetërore nën “petkun” përmbarimor ose avokator. Ndërkohë që sot, duhet të sigurojmë opinionin publik se ata që ju kanë dhunuar, mashtruar dhe vjedhur pasuritë, duke ju shfaqur si “përmbarues”, “avokatë” apo “mbledhës borxhi”, nuk kanë dhe nuk kanë patur asnjë lidhje me ne dhe as me ligjin”, thuhet në deklaratë.

Në vijim theksohet se protagonistët “përmbarues” të shfaqur në emisionin televiziv, nuk mund të identifikohen kurrsesi me anëtarësinë e Dhomës Kombëtare dhe se, të gjithë ne, dënojmë pa asnjë ekuivok modelin e tyre.

Në deklaratë theksohet se imazhi dhe kredibiliteti i sistemit bankar është tronditur fort nga shfaqja në dritën e televizionit, të fakteve dhe provave të gjalla, që treguan se si ka funksionuar një skemë e mashtrimit financiar nën “hundën” shtetërore dhe “mbikëqyrjen” e Bankës së Shqipërisë.

Lexo edhe:

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

Dhoma e konsideron skemën financiare të shitjes së kredive nga bankat tek institucionet financiare jobanka, një mashtrim më të rëndë se ai i “firmave piramidale”.

“Banka e Shqipërisë nga mbikëqyrëse e aktivitetit bankar, është kthyer për 4-5 vitet e fundit në mbikëqyrëse dhe licencuese e aktivitetit “barbar” të mikrokredisë.

Opinioni publik duhet të informohet me hollësi se si, me mijëra kredi të mijëra qytetarëve shqiptarë, u shitën në vitet 2015 – 2020, nga banka të nivelit të dytë tek minibankat hibride të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Me rregullore, u krijuan minibankat hibride që lulëzojnë ende sot, në Shqipëri.

Me rregullore këto institucione jobanka u licencuan.

Me rregullore u lejuan të blihen e shiten “kreditë me probleme” për një “çapë bukë” dhe, brenda kësaj lirie të përkorë bankare u mashtruan me mijëra qytetarë.

Aktiviteti bankar u trajtua thjesht si një domen tregtar privat që shpërfilli hapur interesin publik”, thuhet në deklaratë.

Dhoma i bën thirrje gjithë sistemit shtetëror dhe atij bankar në vend se, “zhvatja përmes kredisë” është një fenomen i papranueshëm për një shtet demokratik që duhet ndaluar menjëherë dhe gjithë qytetarët që kanë rënë pre e tij duhen vendosur nën kujdesin shtetëror.

“Ne, i bëjmë thirrje Kryeministrit të aktivizojë gjithë instrumentet shtetërore për mbrojtjen e interesave të një numri kaq të madh qytetarësh, që kanë rënë pre e mashtrimit financiar.

I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë të ndërmarrë veprime konkrete dhe mos “flejë gjumë”, duke luftuar korrupsionin me fotografi antikorrupsion. Mijëra qytetarë të mashtruar presin një zgjidhje për hallin e tyre me sytë nga Ministria e Drejtësisë.

I bëjmë thirrje prokurorisë që përveç se të zbardhë dhe të vërtetojë me themel mashtrimin publik, të ndërmarrë pa vonesë, veprime efektive për të ndaluar maskaradën financiare që ka vijuar ndaj mijëra qytetarëve sikur në kohën e Hetimit ashtu dhe në kohën e Pandemisë.

Të bindur se Drejtësia duhet të jetë një e mirë që as nuk shitet dhe as nuk blihet dhe se mbrojtja e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor duhet të jenë shtyllat e ushtrimit të cilitdo profesion në Republikën e Shqipërisë, Dhoma mirëpret denoncimin në vijim të çdo qytetari dhe do të jetë aleat me të deri në zhdukjen e fenomenit të denoncuar nga dy emisionet televizive”, theksohet në deklaratë.

Etiketa: Dhomapermbaruesskema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
SPORT

Dështimi i “Final Four” në dy sezonet e fundit, FSHF zyrtarizon skemën e re të Superiores

15:34 : 16/07/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

20:11 : 14/07/2025
SPORT

Duka vijon me eksperimentet, ‘Final-Four’ do të ndryshojë! Detajet e skemës së re

16:04 : 14/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

18:48 : 13/07/2025
Para

Motra e CR7 tallet keq me Messi-n, ja fotoja që po bën bujë në rrjetet sociale

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com