• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turistët e huaj shpenzuan 904 mln euro më pak për 9-mujorin, sa “kursyen” shqiptarët

08:06 : 11/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore.

Në vlerë absolute janë 904 milionë euro të hyra më pak në ekonomi në këtë periudhë, si rrjedhojë e ndikimit që pandemia dha në sektorin e turizmit në vend. Të dhënat bëhen të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më pak në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ata shpenzuan për udhëtimet jashtë 507 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro në janar-shtator 2019, me një tkurrje prej 58%. Në vlerë absolute, shtetasit shqiptarë kanë “kursyer” 717 milionë euro si rrjedhojë e pamundësisë për të kaluar pushimet jashtë apo për të kryer udhëtime jashtë Shqipërisë.

Bilanci i udhëtimeve (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me ato të shqiptarëve jashtë) ka vijuar të jetë pozitiv prej 224 milionë eurosh, por me një rënie prej 46% në krahasim me 2019-n, që ka qenë deri tani më i miri historik sa i përket turizmit në vend.

Tremujori i tretë

Lexo edhe:

VIDEO/ Ujërat e zeza shpërthejnë në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, skandalizohen turistët

“Testi i acidit” i turizmit

Turistët e huaj sollën 323 milionë euro në ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë të këtij viti Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se shpenzimet e turistëve i dhanë frymëmarrje ekonomisë dhe llogarisë korente të vendit pas rihapjes së ekonomisë, megjithëse të ardhurat ishin shumë larg sezonit të turistik të vitit të kaluar. Në tremujorin e tretë 2019, turistët e huaj patën shpenzuar shifrën rekord të 782 milionë eurove.

Kontributi i turizmit në bilancin e pagesave në tremujorin e tretë u përmirësua ndjeshëm edhe në terma neto, duke zbritur shpenzimet e kryera nga shqiptarët jashtë vendit. Të ardhurat neto nga zëri i udhëtimeve ishin 133 milionë euro.

Megjithatë, kontributi i turizmit në bilancin e pagesave, edhe në terma neto, ishte afërsisht në gjysmën e vlerave të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për tremujorin e dytë, si rrallëherë, ky zë kishte qenë negativ në vlerën e dy milionë eurove.

Udhëtimet

Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2020, Shqipërinë e vizituan gjithsej 2.12 milionë shtetas të huaj, në rënie me 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në pjesën më të madhe, vizitorët e huaj erdhën nga Kosova dhe nga vendet fqinje.

Shtetasit nga Kosova kanë qenë ata që kanë mbajtur gjallë hotelet në vend, duke u bërë shpëtimtarët e turizmit këtë vit. Për 9 mujorin 2020, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 52% të totalit, nga 37% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje në shtator dhe tetor, hyrjet e shtetasve të Kosovës u rritën me mbi 30% duke kompensuar në një pikë mungesën e turistëve gjatë periudhës së karantinës (për shkak të pandemisë për 9 mujorin, hyrjet e shtetasve nga Kosova ranë me 45%)./Monitor

Etiketa: shpenzimTuristet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ujërat e zeza shpërthejnë në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, skandalizohen turistët

19:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

“Testi i acidit” i turizmit

20:50 : 04/08/2025
AKTUALITET

PAMJE TË RËNDA/ Sherr masiv me hunj në mes të Sarandës, “llahtarisen” turistët (VIDEO)

08:27 : 25/07/2025
BOTA

Tarifë 250 dollarë për vizat jo-imigruese për në SHBA

19:42 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

07:56 : 07/07/2025
Para

FDA rekomandon miratimin urgjent të vaksinës Pfizer në SHBA

TË GJITHA

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 12/08/2025

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

08:14 : 12/08/2025

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat deri në 41 gradë Celsius!

08:08 : 12/08/2025

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com